Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Litota

Çka është litota ?

Litota është një figurë e mendimit që konsiston në pohimin e një koncepti duke mohuar të kundërtën.  Litota konsiderohet si një lehtësim apo zbutje e ligjëratës për të kuptuar më shumë se sa thuhet. P.sh. nuk të urrej, nuk jam indiferent ndaj teje ; janë litota sepse zëvendësojnë të nënkuptuarën: të dashuroj .          Litota trajtohet si një figurë e kundërt me hiperbolën dhe që vihet në punë për të zbutur vrazhdësinë e frazës (në këtë pikë afrohet edhe me eufemizmin).            P.sh: “s’më vjen mirë”; “s’më duket punë e mirë”.          Në përrallat tona popullore, personazhet e gishtos, pupagjelit, kacamisrit etj. janë litota, ashtu siç janë litota edhe liliputët e Guliverit. Në letërsinë botërore, si shembull i përdorimit të dendur të litotave përmendet poema autobiografike e Wordsworthit “The prelude”. Lexo më shumë: Litota qka eshte litota ,Cka eshte litota ,ceshte litota,cfare eshte litota ,qeshte litota,Litota shqip

Ç’është Litota

Litota – fjalët zëvendësohen me fjalë, shprehje të buta të kundërta, d.m.th. kur përdoren shprehje më të buta që të theksohet më fortë fjala e cila trajtohet. (P.sh. nuk është keq - d.m.th. mirë është; nuk është mirë –d.m.th. është keq).  Gjithçka paraqiitet përmes kundërvënies ( nuk është keq ).  Pohimi arrihet në rastin e antitezës, kurse me anë të mohimit në rastin e litotes. qka hte litota, qeshte litota, qka eshte litota, figura stilistike litota, figura letrare litota, figurat letrare, figurat stilistike

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more