Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Cilat janë pjesët e ligjeratës ?

Cilat janë pjesët e ligjeratës ? Pjesët e ligjëratës janë: Emri, Numërori, Mbiemri , Lidhëza ,  Përemri ,  Pjesëza , Folja , Parafjala , Ndajfolja , Pasthirrma . kush jane pjeset e ligjerates,cilat jane pjeset e ligjerates,pjest e ligjerates shqip,

Diskutimi dhe Biseda

Kur je duke folur me një mik për motin dhe ai të thotë se moti i vrenjtur e me reshje e mërzit dhe e pengon të shëtitë, ndërsa ti i përgjigjesh se një mot i tillë për ty është i bukur e interesant e të tjera si këto, në thelb ju nuk po realizoni një diskutim, por një bisedë të rëndomtë. Diskutimi është tërësia e mendimeve dhe e pikëpamjeve që shpreh njeriu rreth një çështjeje që shqyrtohet.  Ai është një lloj komunikimi që kryhet ndërmjet shumë personash, të cilët shkëmbejnë opinione për një problem të caktuar. Biseda është një shkëmbim i lirë mendimesh ndërmjet dy a më shumë njerëzve për çështje të jetës së përditshme a të punës. Diskutimi organizohet për të bindur dikë ose për të informuar të tjerët.  cka eshte diskutimi,cka eshte biseda, cka eshte debati,cfare eshte debati,ceshte debati,debati shqip,qka eshte diskutimi,qka eshte debati,debati shqip,cfare eshte debati,debati ne shqip,cka quajme bisede, cfare eshte biseda, biseda shqip

Disa rregulla për zhvillimin e diskutimit

Çdo njeri, i pranishëm në një diskutim, duhet të përpiqet të marrë pjesë në të e të shprehë mendimin e tij të argumentuar, shkurt e pa përsëritje. Duhet të dëgjojmë me vëmendje të tjerët kur flasin dhe mund të mbajmë shënime gjatë gjithë diskutimit për çështjet më të rëndësishme të tij. Të flasim e të ndërhyjmë në diskutim, kur na jepet fjala nga drejtue- si i diskutimit. Nuk duhet t'i ndërpresim të tjerët, kur flasin. Si rregull, diskutimi duhet të ketë një drejtues, i cili ka për detyrë të hapë diskutimin e ta drejtojë atë në rrugën e duhur, duke u kujdesur që diskutuesit të mos flasin gjatë, të mos dalin nga tema, të flasin me leje dhe në mënyrë të kulturuar. Drejtuesi i diskutimit nuk mban qëndrim, pra nuk jep mendimin e tij gjatë diskutimit.  Ai bën përmbledhjen, jep përfundimet e diskutimit dhe e mbyll atë.  rregullat e diskutimit, diskutimi rregullat, rregullat e debatit, debati shqip,debati rregullat

Çka është tregimi ?

Njerëzit, në komunikim me të tjerët, mund të tregojnë përjetimet e tyre  ose ngjarje të ndryshme, por këtë nuk mund ta bëjnë të gjithë në mënyrë artistike.   Tregimi është një krijim artistik që i kushtohet një ngjarjeje të veçantë pa përmendur me hollësi se çfarë ka ndodhur përpara dhe pas kësaj ngjarjeje. Tregimi është një tekst që ka tri pjesë themelore: hyrjen, zhvillimin e përmbajtjes dhe mbylljen mbylljen. Tregime kanë shkruar shumë autorë shqiptarë.  Ndër më të njohurit janë: Migjeni , Ramiz Kelmendi, Abdylazis Islami, Konstantin Kristoforidhi, Naim Frashëri , Mitrush Kuteli, Anton Pashku, Vath Koreshi, Teodor Laço, Zija Çela, Dritëro Agolli , Naum Prifti, Murat Isaku, Rexhep Zllatku, Kim Mehmeti etj. cka eshte tregimi,ceshte tregimi,cfare eshte tregimi,tregimi shqip,cka quajme tregim,qfare eshte tregimi,tregim shqip, autore shqiptare te tregimeve, tregime nga autore shqiptare, qka quajme tregim,cfare quajme tregim,qka quajme tregimi,cka paraqet tregimi,cfare p

Struktura e tregimit

Tregimi, si një krijim letrar, përbëhet nga disa elemente kryesore: - përmbajtja (fabula), - shtresa kuptimore (lidhjet që krijojnë fjalët me njëra-tjetrën), - personazhet dhe - skema. Në hyrje paraqiten fakte që u përgjigjen pyetjeve ku? kur? dhe kush?  Në zhvillimin e përmbajtjes paraqitet ngjarja kryesore, ndërsa në mbyllje jepet përfundimi i tregimit.  struktura e tregimit, tregimi struktura, struktura e tregimit shqip,tregimi struktura, perberja e tregimit, permbajtja e tregimit, struktura treguese shqip

Si të shkruajmë një tregim ?

Përpara se të filloni të shkruani një tregim, duhet të përcaktoni ngjarjen më të rëndësishme që do të tregoni. Hyrja e tregimit duhet të jetë e përshtatshme, me fakte dhe hollësi që lidhen me vazhdimin dhe me fundin e ngjarjeve. Përpiquni që, me fjalët tuaja, të bëni një paraqitje të plotë dhe të saktë të saj. Jepni të dhënat ose faktet e nevojshme në mënyrë që lexuesi të krijojë një ide të qartë për atë që ka ndodhur. Duhet pasur kujdes për ta mbajtur të gjallë kureshtjen e lexuesit për tregimin, disa të dhëna duhet të mos i tregojmë. Tregimi është një tërësi ku tri pjesët e tij janë të lidhura njëra me tjetrën. Gjuha e tregimit duhet të jetë e zgjedhur, e saktë dhe tërheqëse.  si ta shkruajme nje tregim, qysh me shkru nje tregim, si ta shkruaj nje tregim, shkruaj nje tregim shqip, shkruaj tregimin mesim

Çka është ritregimi ?

Të ritregosh do të thotë të përsëritësh me fjalët e tua (me shkrim ose me gojë) një pjesë të lexuar ose diçka të parë apo të dëgjuar. cka eshte ritregimi,cfare eshte ritregimi,ritregim shqip

Çka është përshkrimi ?

Me përshkrim kuptojmë atë që shprehim me shkrim a me gojë kur duam të japim pamjen e jashtme të një njeriu, të një sendi, të një vendi etj. ose të tregojmë si u zhvillua një dukuri a një ngjarje; tregim i hollësishëm për diçka.  Prandaj, shpeshherë themi: Përshkrim i plotë (i gjallë, i qartë). Bëri një përshkrim të mirë (të hollësishëm). E njohëm nga përshkrimi i tij. Në letërsi përshkrimi është lloj tregimtar i prozës së shkurtër letrare a publicistike, në të cilin jepen, pa hyrë në analizën e lidhjeve të brendshme të gjërave, tiparet e një njeriu, të natyrës etj. ose përshkruhet një dukuri e jetës, një ngjarje etj.  cka eshte pershkrimi,cfare eshte pershkrimi, llojet e pershkrimeve,pershkrimi shqip,ceshte pershqimi,qka eshte pershkrimi,qeshte pershkrimi,qfare eshte pershkrimi

Çka është njoftimi ?

Njoftimi është riprodhim me fakte i një ngjarjeje që realizohet duke u përgjigjur pyetjeve: Kush?, Kur?, Ku?, Çfarë? Çfarë?. Ai është një komunikim i shkurtër, i qartë dhe faktik. Njoftimet zënë një vend të rëndësishëm në mjetet e informimit publik, si në ato të shkruara, ashtu edhe në ato elektronike (radio, televizion, gazetë etj.).  Ato mund të jenë të llojeve të ndryshme: njoftime për ngjarje të kaluara, për ngjarje që priten të ndodhin, njoftime për vende të lira pune, njoftime për tender, njoftime për aksidente a vrasje et j. cka eshte njoftimi,ceshte njoftimi,cfare eshte njoftimi,njoftimi shqip,cka quajme njoftim

Vjetërsia e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane.  Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore.   Ka disa mendime për prejardhjen e gjuhës shqipe, por është vërtetuar që gjuha shqipe rrjedh nga dialekti jugor i ilirishtes, ndërsa shqiptarët janë pasardhës të ilirëve. Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV. vjetersia shqipe,vjetersia e gjuhes tone, historia e gjuhes shqipe,vjetersia e gjuhes shqipe,gjuha shqipe dhe vjetersia, vjetersia shqip

Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe

Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496.  Udhëtari gjerman Arnold von Harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në "vendet e shenjta". I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XVI është "Ungjilli i Pashkëve".  dokumenti i dyte i shkruar shqip, fjalori i arnold von harfit, kur shkrua fjalori i arnold von harfit, ne cilin vit u shkrua fjalori i Arnol Von Harfit, fjalori i arnoldit, dokumenti i dyte shqip

Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe

Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ai që quhet "Formula e pagëzimit", e vitit 1462.  Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe "Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit", që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. cili i eshte dokumenti i pare i shkruar ne gjuhen shqipe, dokumenti i pare shqip, kur u shkrua formula e pagezimi, kur u paraqit formula e pagezimit, formula e pagezimi shqip, kush e shkroi formulen e pagezimit, nga kush u shkrua formula e pagezimit, formula e pagezimit viti,

Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe

Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është "Meshari" i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare.  Kjo vepër dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes. libri i pare shqip, libri i pare i shkruar shqip,cili eshte libri i pare i shkruar shqip,kur u shkrua meshari i gjon buzukut, meshari i gjon buzukut shqip,kur u shkrua meshari, meshari shqip, ne cilin vit u shkrua meshari shqip

Si shkruhen datat ?

Nga Drejtshkrimi i gjuhës shqipe po japim rregullat e shkrimit të datave:   Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake), pas shënimit të datës dhe të muajit vihet një pikë:   20.VII.1973 ose 20.7.1973 (dhe jo 20/7/1973 ose 20-VII-1973) etj.   Kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja, nuk vihet asnjë shenjë midis ditës, muajit dhe vitit: 23 janar 1943, 4 mars 1973 etj.   Në shkrimin e datave, pas emrit të vendit vihet presje dhe para shifrës që shënon datën, në shkresat zyrtare, vihet parafjala më: Tiranë, më 19.II.1948; Shkodër, më 5 tetor 1972 etj.   Parafjala më shkruhet kurdoherë para datave, kur ato përdoren si plotës kohe brenda një fjalie: Kongresi u hap të hënën, më 20.XI.1972; Mbledhja bëhet të shtunën, më 1 shtator 1973 etj. datat drejtshkrimi,drejtshkrimi i datave,datat drejtshkrim,si shkruhet data shqip,si behet drejtshkrimi i datave, datat drejtshkrimi

Mediat e shkruara dhe ato elektronike

Mjetet e informimit (ato elektronike dhe të shkruara) kanë dy funksione kryesore: a) informative dhe b) ndikuese apo motivuese.   Gjuha e këtij stili është koncize, e qartë, e rrjedhshme; fjalitë janë të shkurtra, mendimet të përmbledhura, nuk përdoren shumë fjalë e shprehje figurative e me emocione.   Shtypi (gazetat dhe revistat), që i kushtohen aktualitetit të përditshëm, lexohen nga masa e gjerë popullore me shkallë të ndryshme arsimimi.   Gazetaria ditë për ditë e paraqet me shkrim rrjedhën e ngjarjeve në vend dhe në botë.  Gazeta përgatitet shpejt dhe lexohet shpejt (brenda ditës).   Ai që punon aty ka kohë të kufizuar për t'u marrë me përpunimin e tekstit. Gazetën e shkruajnë shumë veta, prandaj aty gjejmë stile të ndryshme.   Kryesisht shkrimet gazetareske janë monolog, por në intervista me njerëz të jetës politike e shoqërore përdoret dialogu me pyetje e përgjigje.   Për transmetimin e shpejtë të informatave, por edhe për ta tërhequr vëmendjen e lexuesve, rol të ma

Radioja dhe Televizioni

Shpikja e radios, televizorit dhe kompjuterit kanë hapur rrugë të reja për të mësuar.  Këto janë mjete të mira, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të mësuar gjëra të reja.  Në to mund të ndiqen emisione të ndryshme, si emisione për fëmijë, filma të vizatuar, muzikë, filma dokumentarë, emisione shkencore, filma artistikë, lojëra sportive, lajme etj.   Radioja për një periudhë ka qenë gazetari e folur. Emisionet përgatiteshin me shkrim dhe lexoheshin, si rrjedhim, i përkisnin ligjërimit libror.   Të folurit në radio ka ushtruar ndikim për ngulitjen e gjuhës letrare.   Roli i radios u ndryshua me depërtimin e gjerë të televizionit.   Televizioni në fillim lindi si gazetari pamore, e filmuar.  Folësit lexonin tekstin, lënda ishte e njëjtë me gazetat dhe radion.   Përgjegjësia e kësaj fushe është mjaft e madhe për kulturën e përgjithshme të kombit, përfshirë edhe kulturën gjuhësore, prandaj duhet bërë përpjekje që edhe fjala publike të thuhet a të shkruhet në frymën e

Bibloteka

Pas lindjes së shkrimit, njeriu ndjeu nevojën që gjithçka me vlerë që kishte arritur në fushën e letërsisë, artit, shkencës e teknikës ta ruante e ta përcillte brez pas brezi.   Kështu lindën bibliotekat e para në Egjipt, Siri, Greqinë e Vjetër etj.  Pas shpikjes së shtypshkronjës më 1445, ato shënuan një zhvillim të madh duke u bërë institucione të rëndësishme të grumbullimit, të ruajtjes, të përpunimit e të programimit të të gjitha llojeve të botimeve (libra, gazeta, revista etj.).   Në rrugën e gjatë të zhvillimit, bibliotekat kanë ardhur duke u profilizuar.   Ekzistojnë: a) biblioteka kombëtare që grumbullojnë, ruajnë, përpunojnë dhe propagandojnë gjithë krijimtarinë e shkruar të kombit dhe një pjesë të madhe të fondit të popujve të tjerë; b) biblioteka shkencore që ngrihen pranë qendrave studimore-shkencore, industriale etj.; c) biblioteka popullore që u përgjigjen interesave të popullit; ç) biblioteka vetjake të cilat u shërbejnë familjeve që i zotërojnë; d) bibliotek

Bibloteka e shkollës

Shkolla dhe biblioteka janë një dyshe e pandarë.  Gjatë gjithë historisë së saj shkolla e ka ndjerë si nevojë të brendshme bibliotekën.  Që nga Mësonjëtorja e Korçës e vitit 1887 e në vazhdim pothuajse të gjitha shkollat patën bibliotekat modeste, të cilat plotësonin nevojat e nxënësve për letërsinë jashtëshkollore.   Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare u hapën shkollat e para shqipe, u krijuan disa shoqëri që drejtoheshin nga njerëz të shquar, patriotë, shkrimtarë, dijetarë etj., si Sami Frashëri, Jani Vreto, F. S. Noli, Ndre Mjeda, Pashko Vaso, Mit'hat Frashëri, Preng Doçi etj. Pranë këtyre shoqërive u krijuan edhe bibliotekat.

Si mund të ngrihet një bibliotekë në shkollën tuaj?

Mendojmë se për ngritjen e një biblioteke të re duhet të zgjidhen këto probleme:   Lokali zgjidhet sipas mundësisë konkrete të shkollës. Por në çdo rast lokalit i duhen dhënë rëndësi, sepse pamja dhe paraqitja e tij estetike dhe funksionale ndikojnë në motivimin e nxënësve.   Pajisjet për sallën e fondeve dhe të leximit.  Për mjedisin e bibliotekës janë të nevojshme këto pajisje: rafte bibliotekare ku vendosen librat, revistat, gazetat, doserat, kasetat, videokasetat etj.   Duhet të kemi kujdes që të parashikojmë edhe shtimin e tyre nga viti në vit; tryeza, karrige, skedarë; stenda ku reklamohen librat e rinj, libri i vitit, plani i punës, veprimtaritë që do të organizohen, nxënësit më të dalluar si lexues të pasionuar etj. si dhe stenda ku vendosen listat e librave për leximet jashtëklase dhe ato që rekomandojnë mësuesit sipas lëndëve.   Po kështu, për mjedisin e drejtuesit të bibliotekës duhen siguruar: tryezë pune e karrige, libër inventari dhe libër të lëvizjeve të fondeve, k

Çka janë antonimet, sinonimet dhe homonimet ?

Çka janë antonimet, sinonimet dhe homonimet  ? Antonimet janë fjalë, të cilat kanë kuptim të kundërt me njëra-tjetrën :   shembuj: mëngjes – mbrëmje; dita - nata,  keq- mirë, bukuri- shëmti  etj Sinonimet janë fjalë, të cilat shkruhen ndryshe, por që kanë kuptim të njëjtë me njëra-tjetrën:  shembuj : i brengosur – i merakosur;  brenge- gajle, vështrim-shikim etj. Homonimet janë fjalë që shkruhen ose shqiptohen njësoj, por që kanë kuptim të ndryshëm: akrep (kafshë e vogël helmuese, e zezë) – akrep  shigjetëzat që rrotullohen në orë).  cka jane antonimet, cka jane sinonimet, cka jane homonimet, cfare jane homonimet, ceshte homonimi, ceshte sinonimi, ceshte antonimet, cfare jane antonimet, cfare jane sinonimet, sinonimet shqip, antonimet shqip, sinonime shembuj, antonime shembuj, homonime shembuj, qka eshte homonim, qka eshte antonim, qka jane antonimet, qka jane homonimet, qka jane sinonimet  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more