Mendojmë se për ngritjen e një biblioteke të re duhet të zgjidhen këto probleme:
Lokali zgjidhet sipas mundësisë konkrete të shkollës. Por në çdo rast lokalit i duhen dhënë rëndësi, sepse pamja dhe paraqitja e tij estetike dhe funksionale ndikojnë në motivimin e nxënësve.
Pajisjet për sallën e fondeve dhe të leximit.
Për mjedisin e bibliotekës janë të nevojshme këto pajisje: rafte bibliotekare ku vendosen librat, revistat, gazetat, doserat, kasetat, videokasetat etj.
Duhet të kemi kujdes që të parashikojmë edhe shtimin e tyre nga viti në vit; tryeza, karrige, skedarë; stenda ku reklamohen librat e rinj, libri i vitit, plani i punës, veprimtaritë që do të organizohen, nxënësit më të dalluar si lexues të pasionuar etj. si dhe stenda ku vendosen listat e librave për leximet jashtëklase dhe ato që rekomandojnë mësuesit sipas lëndëve.
Po kështu, për mjedisin e drejtuesit të bibliotekës duhen siguruar: tryezë pune e karrige, libër inventari dhe libër të lëvizjeve të fondeve, kartela për nxënësit, skeda për regjistrimin e librave, vula të bibliotekës, fletëkërkesa (këto në kushtet e bibliotekës së shkollës nuk përdoren, por nxënësit duhet t'i njohin ato dhe të ushtrohen me qëllim që të dinë t'i përdorin), fotokopjues, magnetofon, aparat fotografik, video, monitor, kompjuter.
Ndërkaq, për këndin e mirëmbajtjes duhen një tryezë pune, karrige, bojëra,
lapsa, vizore, kartona, beze, ngjitës, letër, gërshërë etj.
lapsa, vizore, kartona, beze, ngjitës, letër, gërshërë etj.
loading...
Lexo edhe: