Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fragment

Fragment - Kronike ne Gur

 Shih edhe analizen e ketij romani: Kronike ne gur Ndërsa Japonia përgatitet t'i bjerë Indisë dhe Australisë. Gjyq. Përmbarim. Pronë. Thirret në gjyq për mosshlyerje borxhesh Gole Balloma nga lagjja Varosh. Ankandi i plaçkave të shtëpisë së L.Xuanos bëhet të dielën. U lëshuan fletarrestimi për plakat H.Z. dhe C.V të cilat akuzohen se kanë bërë magji . Lajmëroj lexuesit se shkaku që numri i kaluar i gazetës doli i dobët dhe me gabime ishte se kam qenë sëmurë nga stomaku. Kryeredaktori. Përjashtohen nga gjimnazi elementë të tjerë turbullues. Na kanë ardhur një numër ankesash nga prindërit për mësuesin Qani Kekezi. Sistemi pedagogjik i zotit Kekezi është me të vërtetë i babitshëm. Gjatë mësimit të anatomisë ky njeri ther mace në sytë e nxënësve, duke tmerruar kalamajtë e shkretë. Herën e fundit majia e masakruar i shpëtoí nga duart dhe u hodh sipër bankave të nxënësve me zorrët përjashta. Zojiusha Lejla Karllashi, vajza e pronarit të nderuar të fabrikës së lëkurëve

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more