Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Parafjala

Çka janë fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme ?

Fjalët që ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali i quajmë pjesë të ndryshueshme  .  Fjalët që nuk e ndyshojnë formën kur i përdorim në fjali të tjera i quajmë fjalë të pandryshueshme .  Të ndryshueshme janë: emri , mbiemri , përemri , nyja, folja dhe numërori .  Të pandryshueshme janë: ndajfoljet , parafjalët , lidhëzat , pjesëzat dhe pasthirrmat . pjesë të ndryshueshme fjalë të pandryshueshme

Parafjala, llojet dhe shembuj

• Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që qëndron para emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie varësie ndërmjet fjalëve: U rreshtuan për tre. • Parafjalët , sipas strukturës morfologjike janë: • Të thjeshta: me, në, nga, afër, larg, para etj.; • Të përngjitura: nëpër, përmbi, përveç, sipas etj.; • Me shprehje: ballë për ballë, rreth e qark etj. • Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në: • Parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek): U rrëzua nga lodhja. • Parafjalë të rasës gjinore: me anë (anën), me rastin, me përjashtim, në saje, në vend etj.: Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin. • Parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, nëpër etj.: Erdhi vonë në shtëpi. • Parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, buzë etj.: Ishte prej Ulqini.  cka eshte parafjala,parafjala dhe llojet,parafjala ne shqip,parafjala shqip,llojet e parafjaleve, parafjalet e thjeshta, pa

Çka është parafjala ?

Çka është parafjala ? Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës , që qëndron para emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie varësie ndërmjet fjalëve:   U rreshtuan për tre. Shih edhe: Pjesët e ligjëratës qka eshte parafjala, cka eshte parafjala, cka eshte parafjale, ceshte parafjala, cfare eshte parafjala, qka osht parafjala

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more