Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Emri

Çka janë fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme ?

Fjalët që ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali i quajmë pjesë të ndryshueshme  .  Fjalët që nuk e ndyshojnë formën kur i përdorim në fjali të tjera i quajmë fjalë të pandryshueshme .  Të ndryshueshme janë: emri , mbiemri , përemri , nyja, folja dhe numërori .  Të pandryshueshme janë: ndajfoljet , parafjalët , lidhëzat , pjesëzat dhe pasthirrmat . pjesë të ndryshueshme fjalë të pandryshueshme

Si klasifikohen emrat?

Si klasifikohen emrat? Të përgjithshëm dhe të përveçshëm - Frymorë dhe jofrymorë - Konkret dhe abstrakt S hih edhe: Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm Emrat konkretë dhe abstraktë Emrat frymorë dhe jofrymorë si ndahen emrat,emrat dhe ndarja e tyre

Emri (i përveçëm dhe i përgjithshëm)

Emra quhen fjalët që tregojnë qenie të gjalla: djalë, vajzë, dele, dash, Agron, Mira; Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore; por shpesh edhe cilësi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim. Mjaft formime me prapashtesa funksionojnë në të njëtën kohë si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj. Disa ema dalin me nyje të përparme: i biri, e bija, i ati, e ëma, i vëllai, e motra etj. Po kështu, edhe disa emra me origjinë nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, të rinjtë, e reja, të rejat, e dashura, i pasuri, i varfëri, i pandehuri, të ftohtët, të kënduarit, të folurit, të ngrënit. Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm. Emra të përgjithshëm quhen emrat që tregojnë qenie ose sende të të njëjtit lloj: djalë, vajzë, dhi, cjap, dhomë, derë, si dhe abstrakte: miqësi, lumturi, larje, fshirje. Emra të përveçëm quhen emrat që tregojnë një qenie ose një send të vetëm, të dalluar

Çka janë emrat konkretë dhe abstraktë ?

• Emrat konkretë janë emrat që tregojnë qenie ose sende që mund të perceptohen nëpërmjet të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit ose të shijuarit: djalë, lule, zhurmë, parfum, thartirë etj. • Emrat abstraktë janë emrat që tregojnë ide ose mendime që nuk mund të perceptohen me anë të shqisave: besim, dashuri, zemërim etj.  cka jane emrat konkret,cka jane emrat abstrakt,cfare jane emrat abstrakt,cjane emrat abstrakt,emrat abstrakt shqip,cfare eshte emri abstrakt,emri abstrakt shqip,qka eshte emri abstrakt,emer abstrakt shqip, emrat abstrakt dhe konkret shqip 

Çka është emri ?

Emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës , që emërton diçka. Mësoni më shumë rreth gramatikës duke klikuar gramatika cka eshte emri,ceshte emri,emri shqip,cfare eshte emri,cka quajme emer,cfare quajme emer,emer shqip,emri shqip,emri gramatike,qka quajme gramatike,gramatika shqip,gramatika shqip,emri domethenja,domethenja e emrit

Numri i emrave(numri njejës dhe numri shumës)

Emrat kanë dy numra: njëjësin dhe shumësin. Emri në numër njëjës tregon një send të vetëm, një qenie ose dukuri të vetme.  P.sh.: (një) njeri - njeriu, zog - zogu, fletore - fletorja, mendim - mendimi etj. Emri në numër shumës tregon shumë sende, qenie ose dukuri.  P.sh.: (shumë, disa, ca) njerëz - njerëzit, zogj - zogjtë, fletore - fletoret, mendime - mendimet etj. numri njejes dhe numri shumes, numri njejes i emrave,numri shumes i emrave,shumesi i emrave gramatike, njejesi i emrave gramatike, gramatike shqip, njejesi emrat shqip,

Gjinia asjanëse e emrit

Disa emra dalin në një gjini të tretë që nuk është as mashkullore, as femërore, e që quhet gjini asnjanëse. Në gjuhën shqipe ka pak emra të gjinisë asnjanëse: të kuqtë, të bardhët, të ftohtët, të nxehtët, të menduarit, të mësuarit etj. Emrat që marrin mbaresën -t (-të ose -it) janë të gjinisë asnjanëse. Janë në gjininë asnjanëse: a) disa emra të prejardhur nga folje. Këta quhen emra prejfoljorë ose prejpjesorë. b) disa emra të prejardhur nga mbiemra, që quhen emra prejmbiemrorë. folje - emër i gjinisë asnjanëse                    mbiemër - emër i gj. asnjanëse mësoj         -       të mësuarit                            i   zi                  -       të zitë këndoj        -       të kënduarit                          i   kuq             -       të kuqtë eci              -        të ecurit                               i   verdhë         -       të verdhët lexoj          -        të lexuarit                             i   ftohtë          -       të ftohtët

Gjinia e emrit

Emrat në gjuhën shqipe ndahen në tri gjini: në gjininë mashkullore, femërore dhe gjininë asnjanëse.  Gjinia asnjanëse përfshin një numër të kufizuar emrash, kryesisht ata me nyjë të përparme. Për çdo shqiptar nuk është i vështirë dallimi i gjinisë së emrave. Problem përbëjnë disa emra gjinish të ndryshme që kanë të njëjtën formë, si dhe disa emra që ndërrojnë gjininë në shumës. Trajta e shquar e numrit njëjës është treguesi më i mirë i gjinisë gramatikore të emrit. Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin mbaresën -i ose -u janë të gjinisë mashkullore. P.sh.: mal-i, laps-i, nxënës-i, artist-i, shitës-i; ujk- u, zog-u, krah-u, ari-u etj. Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin mbaresën -a ose -ja janë të gjinisë femërore. P.sh.: vajzë - vajza, shkollë - shkolla, motër - motra; lule - lulja, nuse - nusja etj. gjinia e emrit, emri gjinia, gjinia mashkullore emri, gjinia femerore emri, emri gjinia mashkullore gramatike, gramatika gjinia femerore e emrit

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Cilët / Cilat janë pjesët e pandryshueshme dhe të ndryshueshme të fjalisë?

Cilët / Cilat  janë pjesët e pandryshueshme dhe të ndryshueshme të fjalisë? Fjalët që ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali i quajmë pjesë të ndryshueshme. Fjalët që nuk e ndyshojnë formën kur i përdorim në fjali të tjera i quajmë fjalë të pandryshueshme. Të ndryshueshme janë: emri , mbiemri , përemri , nyja, folja dhe numërori. Të pandryshueshme janë: ndajfoljet , parafjalët, lidhëzat, pjesëzat dhe pasthirrmat. pjeset e fjalise, pjeset e ndryshueshme te fjalise, pjeset e pandryshueshme te fjalise, cilet jane pjest e pandryshueshme ne fjali, cilat pjese ndryshojne ne fjali, gjuhe shqipe dhe letersi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more