Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit ~ Rapitful Shqip

Bojkoto produktet e Serbisë

Bojkoto produktet e Serbisë

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar. 

Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat).


Emrat, si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta:



a) në trajtë të pashquar dhe


b) në trajtë të shquar shquar.


Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim, një mace, një laps etj.


Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.
 
Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore: djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj.

Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën:

a) për emrat e gjinisë mashkullore -i ose -u dhe

b) për emrat e gjinisë femërore -a ose -ja. 

trajta e shquar e e mrit, trajta e pashquar e emrit, emri trajta e shquar,emri trajta e pashquar, trajta e pashquar emri, trajta e shquar gramatike, gramatike trajta e shquar e emrit, trajta e pashquar gramatike trajta e emrit
  •