Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Analiza e poemës Bagëti e Bujqësi''. Show all posts
Showing posts with label Analiza e poemës Bagëti e Bujqësi''. Show all posts

Poema- Bagëti e Bujqësi-analizë letrare apo kritikë letrare

Në këtë vepër romantikja paraqitet nëpëmjet proklamimit të natyrës shqiptare.

Ka dy tema kryesore: 1) bagëtinë dhe 2)bujqësinë. 

Bagëtia ka të bëjë me jetën baritore , paraqitet bukuria e tufës së dhenëve , baresha me llërët e përveshur , stopani , shtërpari , loja e shqerrave me mëmat e tyre që ka subjekt lirik në atë se paraqitet atdheu me bijtë e tij.

Bujqësia ka të bëjë me bujkun , fushat pjellore , bimësinë , pemëtarinë , shpesërinë dhe që të dyja edhe bagëtija edhe bujqësia e plotësojnë kultin e natyrës që himnizohet si një ,,jetë ideale‟‟.

Në pjesën e parë flet për migrimin e shqiptarëve në vendet e huaja(pët mërgimtarin) , për lypësin (gjendjen e vështirë ekonomike në Shqipëri).

Në paralelizëm shtrohet edhe dashuria ndaj atdheut.

Në pjesën e dytë flet për udhëtarin(këtu shfaq traditën shqiptare të mikëpritjes) që ka mbetur përjashta dhe për vajin e një nëne me të bijën që vajtojnë vajzën dhe motrën e vdekur(shfaqet tema e panteizmit).

Naimi duke u nisur nga paradigma patriotike thërret fshatarët që të mos shkojnë në qytet.

Poashtu paraqet autori edhe mallin për vendlindjen.

Në vepër kemi shpërthime lirike dhe prirje filozofike.

Trajtat ligjërimore të poemës janë:urimet ,lutjet , mallkimet.

Figura që përdor më së shumti është apostrofa mandje disa e quajnë poemën si një ,,apostrofë e madhe‟‟. 

Shih edhe: 

Bagëti e Bujqësi
 
Koment për veprat “Bagëti e bujqësi” dhe “Lulet e verës”
 

Fjalët e qiririt-NAIM FRASHËRI

Naim Frashëri

 

 

 

Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare 


Poema- Bagëti e Bujqësi-analizë letrare apo kritikë letrare,Poema Bagëti e Bujqësi analiza,Poema Bagëti e Bujqësi analize,Poema Bagëti e Bujqësi kritike letrare,Poema Bagëti e Bujqësi kritika letrare,Poema Bagëti e Bujqësi veper letrare,Poema Bagëti e Bujqësi koment,koment per poemen Bagëti e Bujqësi,Bageti e Bujqesi koment,Bageti e Bujqesi analiza,analize Bageti e Bujqesi    
loading...