Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Tregime Islame. Show all posts

E mësova durimin (sabrin) nga një fëmijë!

Thotë Fudejl ibën Ijadi Allahu e mëshiroftë: “Derisa isha duke shkuar në xhami një dit dëgjova nga një shtëpi një grua duke rrahur fëmijën e saj, fëmija bërtiste pastaj iku nga shtëpia e nëna ia mbylli derën, e kur u ktheva nga xhamia pash se fëmija pasi kishte qar ishte ulur tek dera e shtëpisë dhe e kishte nxënë gjumi, kur e vërejti ashtu nëna e tij iu nda zemra nga dhimbja nuk mundi të duroj ia hapi derën fëmijës dhe e futi brenda”.

Qau Fudejl ibën Ijadi derisa e gjithë mjekra iu mbush me lot e pastaj tha: Subhanallah (i lartësuar është Allahu) sikur robi të duroj kështu tek dera e Allahut të madhëruar (tek ligjet e Allahut, adhurimet ndaj Allahut) Allahu do ia hap derën atij!.

Ebu Derdaja radijAllahu anhu ka thënë: “ Jini serioz (të sinqertë, të palodhur, të pakthyeshëm) në lutje, ngase ai që troket në derë ka shpresë se dera do i hapet ndonjë herë”.
(Musanaf ibën Ebi Shejbeh 6/22)

Burimi: Valdet Kamberi
 
"I verbër por Dijetar"

Plot nga vëllezërit arsyetohen me plot arsyetime pse e kanë lënë mbrapa kërkimin e Ilmit edhe pse janë me shëndet të plotë.

A thua vëllezër është kjo arsye?

Po ju jap një shembull nga Shejhu jonë i nderuar Salih ibn Sa'd es Suhejmi.
Para disa ditësh isha me të dhe e pyeta si ke mësuar duke qenë se je i verbër?!
Më tha: "Kam humbur shumicën e shikimit që në moshën trivjeqare, e kur u bëra 18 e humba plotësisht edhe atë që më kishte mbetur pak në një sy.
 
Por tha gjatë studimeve(pyetja ime ishte për Masterin e tij) ia dhashë të gjitha skriptat një vllai më të madh timit që është Kadi (Gjykatës) dhe ai mi lexoi të gjitha me zë e unë i inçizova në kaseta dhe pastaj i ndëgjoja".
 
Subhanallah çfarë vullneti dhe elani për punë e kërkim Diturie. Për këtë arsye Allahu atij ia ka hapë rrugët e Ilmit ka mbaruar Doktoraturën, ka ligjëruar në Universitetin e Medines derisa ka dalë ne penzion, ka shkruar plot libra të dobishme dhe ka vite që është ligjerues në Xhaminë e Resulullahit صلى الله عليه و سلم
Allahu e rujtë dhe na mundësoftë të pëfitojmë nga Ilmi i tij.

Burimi: Ahmet Hoxha
 
Një beduin shoqëronte imam Shabiun por folte shumë pakë

Një beduin shoqëronte imam Shabiun por folte shumë pakë.
Shabiu i tha: a nuk flet ti ??
Beduini u përgjigj: heshti dhe jam i qetë, dëgjoj dhe mësoj.
Dobia e besimtarit është në veshët e tij dhe në gjuhët e të tjerëve.

Burimi:Senad Ramadani

Një njeri i thotë Hasan el Basriut, se filani të ka përgojuar

Një njeri i thotë Hasan el Basriut, se filani të ka përgojuar. Hasan el Basriu I dërgon një tabak me hurme të freskëta dhe I thotë: “Më thanë se ti më ke dhuruar prej të mirave tua dhe unë doja të të shpërbleja, por të kërkoj ndjesë që nuk e kompensoj atë të mirë që më dhe.”

Rrëfim me mesazhe të mëdha

Një njeri kishte takuar njëherë Ibrahim ibn Ed'hemin dhe i kishte thënë: Nefsi im po me nxit në mëkate, të lutem më jep ndonjë këshillë!
Ibrahim Ed'hemi i tha: Nëse nefsi të fton në mëkate përgjigjju, por do të kisha kushtëzuar me pesë kushte.

Njeriu i tha mi trego cilat janë ato.
Ibrahimi tha: “Nëse don të bësh mëkat fshehu diku ku nuk do të shihte Allahu xh.sh.”.
Ai tha: “Si ështe e mundur të fshihem? Atij nuk mund t'i fshihet asgjë.”
Ibrahimi tha: “Subhanallah, a nuk turpërohesh të bësh mëkat kur Ai të sheh?
Njeriu pasiqë heshti për një çast i tha: Vazhdo më tej!
Ibrahimi i tha: “Nëse dëshiron të besh mëkate, mos bano në tokën e Tij”.
Njeriu tha: “Po ku të banoj, gjithcka që ka në hapësirë është e Tij.” Ibrahimi tha: “A nuk turperohesh të bësh mekate përderisa ti banon mbi tokën e Tij.”

Njeriu tha : “Më thuaj edhe dicka.”
Ibrahimi vazhdoi e i tha: “Nëse deshiron të bësh mëkate mos ha nga furnizimi i Tij”.
Si të jetoj pra ja ktheu njeriu, kur gjitha dhuntitë janë pronë e Tij?
Ibrahimi tha: A aspak nuk turpërohesh të bësh mëkate, në momentit kur ti han dhe pin nga mirësitë e Tij.

Më thuaj edhe diç tjetër tha njeriu!
Ibrahim ibn Ed'hemi tha: “Kur të vijnë melekët për me të dërguar në xhehenem, refuzo të shkosh me to”.
Po a kam fuqi te bej nje gje te tillë, ata me marin me force, ai ktheu njeriu.

Ibrahimi vazhdoi dhe i tha : “Në momentet kur të lexosh mëkatet tua në ditarin e veprave, mohoi se ti i ke bërë ato”.

Subhanallah tha njeriu: “Po ku mbesin regjistruesit fisnik, melekët mbrojtës dhe deshmitarët rrëfyes, ç’tu bëj atyre?
 
Pasi dëgjoi këtë keshillë njeriu u largua, por vazhdonte duke pëshperitur: ku ngelin regjistruesit fisnik, melekët mbrojtës dhe dëshmuesit që rrëfejnë!!

Burimi:Rufat Sherifi

Një rrëfim i këndshëm i dijetarit Muhamed el Arifi.

Në një qytet në Arabinë Saudite xhemati i një xhamie ishin në prag të përfundimit apo rinovimit të xhamisë së tyre, por kishin nevojë edhe për mjete tjera. U mblodhën xhemati së bashku me hoxhën dhe po diskutonin se ku mund të kërkonin ndihma. Hoxha i xhamisë propozoi që të shkonte te një tregtar i cili nuk ishte aq fetar, po bile edhe i urrente fetarët. Xhematlinjtë e këshilluan që të mos shkonte e të poshtrohej te ai. Por edhe përkundër këtyre paralajmërimeve hoxha insistoi që të shkojë te i njëjti tregtar. Kur shkoi dhe trokiti në derën e tij, tregtari refuzoi që ta pranonte, por ky vazhdoi që të insistojë në takim me të. Pas këtij insistimi tregtari doli dhe e qortoi hoxhën, kurse hoxha i tregoi arsyen se pse kishte ardhur tek ai. Pasi e dëgjoi tregtari i tha zgjate dorën. Hoxha mendoi se mos vallë do t’i jepte ndonjë shumë të caktuar, por tregtar pështyu në dorën e hoxhës.
Hoxha i urtë fshiu dorën për rrobat e veta dhe i tha. “Kjo ishte për mua” dhe zgjati dorën tjetër duke i thënë, “tash çka do të japësh për Allahun”?
Ky veprim i hoxhës shtangu dhe tronditi tregtarin dhe pas një kohe të shkurtër filloi të pendohet duke thënë estagfirullah, estagfirullah.., pastaj i turpëruar e ftoi hoxhën që të hyjë brenda në zyren e tij.
Pasi e gostiti e pyeti se për sa të holla kishin nevojë. Hoxha i tha se kanë nevojë për një shumë të madhe, por ai do të ishte mirë të jepte 10 000 rijal. Tregari insistonte që të dinte se cila është shuma e tërësishme për të cilin kishin nevojë. Pas insistimit të tij hoxha i tregoi se kishin nevojë për gjithsej 160 000 rijal. Në ato momente tregtari nxori çekun dhe shkroi vlerën që përmendi hoxha dhe ia dha.
Prej atij momenti tregtari u pendua dhe u bë xhemat i rregullt i xhamisë.
Ky është epilogu i punët të cilat bëhen për Allah. Kur njeriu kërkon vepron dhe fton për Allah e jo për vete.

Nëna dhe djali

Një djalë i vogël dhe nëna e tij po e kalonin një lumë.

Nëna:Te lutem më mbajë dorën time.

Djali: Jo nënë, ti mbaje dorën time.

Nëna: Çfarë është dallimi?

Djali: Nëse unë të mbaj për dore dhe ndodh me mua diçka,
unë do ta lëshoja dorën tënde Nënë,
por nëse ti më mban dorën time, cfarë do që të ndodhë
nuk do ta l
ëshoje dorën time...

All-llah Mbroj Nënat tona. Amin!

Burimi:Forumi Rinor Islam

Një ndodhi me rëndësi e Muhamed ibn Sijrin

Një ndodhi me rëndësi e Muhamed ibn Sijrin, i cili ishte një nga dijetarët po edhe pasanikët e dalluar të brezit të Tabiineve. Muhamed ibn Sijrini ishte një pasanik i madh, saqë thuhet se kishte mbi 600 fuçi me mjaltë. Një ditë një mi kishte hyrë në njërën fuçi të mjaltës, ndërsa dispozita islame lidhur me këtë çështje është se: nëse miu hyn në një gjë të lëngshme, duhet nxjerur miun dhe hudhur gjithë atë në të cilën ka rënë, ndërsa nëse miu hyn në një gjë të ngurtë, ateherë sipas dispozitave islame duhet larguar miu dhe një pjesë nga vendi ku ka qenë miu. Por pasi që njerëzit kishin larguar miun kishin haruar se në cilën fuçi ka qenë miu. Imam Muhamed ibn Sijrini kishte urdhëruar që të derdhen të gjitha fuçitë me mjaltë. Kjo shkaktoi humbje të madhe për të po edhe për shumë tregtarë të tjerë. Disa nga njerëzit kërkuan nga ai që të rishikonte qëndrimin e tij për shkak të humbjes së madhe, por ai refuzoi dhe nuk pranoi që të takonte Allahun Fuqiplotë me shub' he apo dyshim dhe shtoi: Kjo për mua është një dënim të cilin jam duke e pritur katërdhjetë vite me radhë për shkak të një mëkati. E pyeten se cili ishte ai mëkat? Ai tha: njëherë e nënçmova një njeri dhe i thash: O fukara. Subhanall-llah, Muhamed ibn Sijrini e priste dënimin për mëkatin që e kishte bërë para katërdhjetë viteve, ndërsa ne jemi në siguri për mekatet që i bëjmë pandërprerë.

Burimi:Hoxhë Rufat ef Sherifi

O ZOT, FURNIZOMË ME VAJZË!!

Ishte një njeri të cilin Allahu e furnizoi me gjashtë fëmijë dhe të gjithë ishin vajza. Gruaja e tij ishte shtatzënë me të shtatin, dhe frikohej burri se ndoshta edhe fëmija i shtatë do të jetë vajzë, e jo djalë. Vendosi që nëse edhe fëmija i shtatë i lind vajzë, e jo djalë, ta divorcon gruan e tij!!

Atë natë kur bie në gjumë, e sheh në ëndërr se është bërë Kiameti dhe se zjarri i Xhehenemit u afrua. Çdo herë kur e merrnin deri te ndonjë derë e Xhehenemit, e gjente para saj një nga vajzat e tij, e cila e pengonte dhe e ndalonte që të hyn në Xhehenem. Kështu në të gjitha gjashtë dyert e gjente njërën nga vajzat e tij dhe të gjitha e pengonin dhe nuk e linin të hyn brenda, përveç se tek dera e shtatë. Aty nuk kishte kush ta mbron dhe ta pengon. Nga ky paralajmërim u tremb fort, dhe e vërejti se qëllimi i tij kishte qenë i gabuar dhe u pendua fort dhe e luti Zotin e vet, duke i thënë: O Zot, furnizomë edhe me të shtatin, vajzë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

"Nuk e di" shprehje të cilën rrallë herë e dëgjojmë këto ditë.

E pyetën Kasim ibën Muhamedin për një mesele e tha: "Nuk e di".
Insistoi pyetësi e ky i tha:
"Mos ma shiko mjekrën e gjatë e as numrin e madh të njerëzve rreth meje, pasha Allahun nuk e di".
Burimi: Bekir Halimi
 
Ka qenë një grua ibadetxhike...

Ka qenë nje grua adhuruese e madhe e Allahut, që thoshte: ” Për Allahun jam mërzitur nga kjo botë, dhe sikur ta gjeja vdekjen që shitej, do ta bleja nga dashuria e madhe që kam për ta takuar Allahun”.
I është thënë: “A vërtetë je e bindur në veprat e tua”?
Ka thënë: Jo, por dashuria dhe mendimi i mirë për Allahun më ka bë që ta dua takimin me atë. Çka mendon, a më dënon dhe unë e dua Allahun? I është thënë: Jo, për Allahun.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

Gruan nuk do ta hidhëroj!

Burri dhe gruaja u grindën fortë, sa që gruaja u ul dhe filloi të qajë me të madhe. Ndër kohë po troket dera, dhe hynë në shtëpi familja e gruas, për vizitë. Por, kur e panë në atë gjendje, sytë e përlotur, e pyetën çka ka ndodhur??
Ajo u përgjigj: u ndala dhe fillova të mendoj e t’ju parafytyroj, kështu fillova të qajë, me shpresë sikur t’ju takoj.
Tani falënderoj Allahun që na bashkoi.
Burri po e dëgjon gruan duke ju arsyetuar familjes së vet. Kështu, ky gruan e vlerësoi fortë, u gëzua që e ruajti sekretin bashkëshortorë, dhe vendosi që më mos ta hidhëroj gruan.

O Allah! Furnizoj vëllezërit e motrat tona me gra dhe burra të ndershëm.

(përktheu: U.F.)

Si e mahniste gruaja burrin e saj ?

Ibn Kajjimi Allahu e mëshiroftë tregon:
Sejjari rahimehullah rrëfen nga Rijjah rahimehullah i cili ka thënë:
Më kanë përmendur një grua, andaj u martova me të. Sa herë që mbaronte së faluri namazin e jacisë, ajo parfumonte veten e saj, zbukuronte veten e saj me temjan dhe veshte rroba të bukura.
Pastaj, më afrohej dhe më thoshte: “A ke ndonjë nevojë?”
Nëse i thosha po, ajo do të qëndronte me mua; dhe nëse i thosha jo, ajo do të hiqte rrobat e saj të bukura dhe do të qëndronte në namaz deri në agim. Rijah, thotë: ”Pasha Allahun, ajo me të vërtetë më mahniste.”

[Sifetus Safuah: faqe: 116]
Burimi:Valdet Kamberi

AMANETI I MBRETIT

E para: Të mos e bartin kufomën time pos mjekët dhe askush pos tyre.
E dyta: Rrugës prej vendit të vdekjes-deri tek varrezat të hedhin copa ari, argjendi, dijamante, elmase të cilat i kam mbledhur gjatë gjithë jetës.
E treta: Kur ta ngritni kufomën time lartë në tabut, m’i nxjirrni dy duart e mia jashtë qefinit dhe të varura.
Kur mbreti mbaroi amanetin e tij, u ngrit gjenerali dhe puthi dy duart e tij, i afroi afër gjoksit të vet, e pastaj tha: Do të shkojnë në vend amanetet e tua dhe pa asnjë mangësi, por zotriu im, më trego enigmën e këtyre tre amaneteve?
Mbreti morri frymë thell dhe u përgjigj: Dëshiroj që botës t’i jap një mësim që unë nuk e kam kuptuar deri më tani.
Sa i përket amanetit të parë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se kur vie vdekja nuk mund ta largojnë mjekët, të cilët kur (ne) sëmureshim iu drejtoheshim atyre, se jeta e shëndeti janë pasuri që nuk mund t’i dhuroj ato dikush nga njerëzit.
Sa i perkët amanetit të dytë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se çdo kohë që kemi harxhuar në mbledhjen e pasurisë nuk ka qenë pos hi e pluhur, dhe se ne nuk marrim me vete as copëzat e arit.
Sa i përket amanetit të tretë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se ne kemi ardhur ne këtë botë duar bosh, dhe do ta lëmë ashtu, duar bosh!
Kjo është bota.
A ka kush mediton?!!

Shqipëroi:
Valdet Kamberi

NUK KAM ARDHUR T’I SHOH ELEFANTËT!

Imam Zurkani na rrëfen, se Jahja bin Jahja el-Lejthi ka qenë nxënës i imam Malikut në xhaminë e Muhamedit alejhi selam.
Aty afër kishin sjellë disa elefantë të mëdhenj, kështu që të gjithë nxënësit u ngritën dhe shkuan për të parë elefantët pos Jahja el-Lejthit. Imam Maliku e pyeti:
-Pse nuk po del të shikosh elefantët, meqë ata nuk gjinden në vendin tënd?- Jahja iu përgjigj:
-Unë kam ardhur nga Spanja për të parë ty e jo elefantët. Unë kam ardhur të mësoj prej dijes dhe udhëzimit tënd.- Kjo i pëlqeu imam Malikut dhe i tha atij:
- Ti je më i mençuri i Spanjës...

Përshtati: Valdet Kamberi

Një përkujtim shumë i rëndësishëm!

Një njeri shkon te një shejh dhe i thotë:
"O shejh, unë kam qenë i martuar disa vite dhe kam fëmijë, por në vitet e fundit kam vënë re se mua gjatë kohë nuk më tërheqë shumë gruaja ime."
Shejhu fillon ta pyetë atë pse? A ka shtuar ajo ndonjë peshë?
Njeriu: Jo, ajo duket njejtë.
Shejhu: A i ka ndodhur ndonjë aksident, a e ka deformuar imazhin e saj diçka?
Njeriu: Jo, ajo duket njejtë.
Kështu që shejhu e pyeti:" A e ke të vështirë për ta ulur shikimin kur gratë ecin para teje? A ke probleme me pornografinë?

Njeriu: Po, si e dite këtë?

Shejhu:" Kur ju kënaqeni në Haram, kur ju bini në dashuri me Haramin, kur ju hani, fleni dhe merrni frymë në Haram, atëherë Hallalli bëhet e neveritshme për ju."

"Thuaju besimtarëve le të ulin shikimin e tyre.."

UNË JAM MË I MADH SE SA MUHAMEDI!!

Një njeri tha: Unë jam gjeneral i forcave detare në Gjermani!

Djaloshi ia kthehu: Na vjen mirë dhe na nderon!

Gjenerali i tha: Unë jam më i madh se i dërguari i juaj!

Djaloshi i tha: Kush është i dërguari im? A e njeh atë?!

U përgjigj: Po! Ti je musliman dhe i beson Muhamedit!

Djaloshi i thotë: Po mirë, unë jam musliman, mirëpo çfarë të shtyri ty të pretendosh se je më i madh se ai!

Gjenerali u përgjigj: Unë mundem ta rreshtoj një ushtri të plotë të përbërë nga njëzet mijë ushtarë, për më pak se dhjetë minuta!!

Djaloshi iu përgjigj duke i thënë: Nëse unë ti jap dy milion njerëz, sa kohë të duhet t’i rreshtosh në resht!!

U përgjigj: Nëse janë nën kontrollin tim, je i bindur se nuk do të zgjasë rreshtimi i tyre më tepër se dy orë!

Djaloshi ia kthehu: Edhe nëse nuk e flasin një gjuhë! Dhe nuk janë një moshë! Dhe janë nga gjitha vendet e botës! Si do t’i rreshtosh në rresht me precizitet!

U përgjigj duke u tallur: E pamundur është të rreshtohen kështu!

Djaloshi iu përgjigj: Shiko kah ekrani im! Dhe shiko ka Kibleja ime! Dhe shiko kah shtëpia e Zotit tim! Dhe shiko kah mysafirët e Zotit tim! Ata kanë ardhur nga të gjitha vendet e botës.. dhe me zërin e imamit kur thotë “rreshtohuni”, rreshtohen rreth dy milion njerëz nga falësit e namazit, pa gjeneral ushtarak, e pa mbikëqyrës dhe pa ligj!

Djaloshi i tha: Kjo është feja e jonë! Kjo është trashëgimia e Pejgamberit tanë dhe të Dërguarit tanë me të cilin ti tallesh.

Ai ka vdekur, mirëpo ligjet e tij ende vazhdojnë deri më sot dhe do të mbeten deri Ditën e Kiametit!

Nuk ka njeri më të madh se ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

NUK E DIJA SE DO TË ISHA GJALLË DERI NË DARKË

Bejan el-Misriu na rrëfen:

- Isha ulur në Meke e një djalosh po qëndronte aty pranë meje. Tek ai erdhi një njeri i panjohur dhe i dhuroi një qese me "dërhemë".
Djaloshi i tha atij: - Nuk kam nevojë për këto para.
Ai tjetri i tha: - Atëherë shpërndaja të varfërve.
Djaloshi i mori paratë dhe ua shpërndau të varfërve. Në mbrëmje po të njëjtin djalosh e kam parë duke kërkuar diçka për të ngrënë.
I thashë: - Pse nuk le diçka për veten tënde nga ajo që shpërndave më herët?
Më tha: - Nuk e dija, se do të jetoj deri në këtë moment.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Dua të bëhem sahabij (shok i të Dërguarit alejhi selam)!

Gjatë një ore mësimore, mësuesi pyet nxënësit:
“Çka dëshironi të bëheni në të ardhmen?”

Dëshirat e nxënësve ishin të ndryshme, disa thoshin mjek, pilot, polic, inxhinier etj., përveç njërit prej tyre i cili tha një gjë të çuditshme ku të gjithë nxënësit qeshën.

Tha:
“Unë dua të bëhem sahabij (shok i të Dërguarit)!”

Mësuesi u çudit me nxënësin dhe pastaj e pyeti :
“Pse sahabij?”

Nxënësi u përgjigj:
“Babai im para se të bie në gjumë çdo herë më tregon nga një tregim të shokëve të Muhamedit, alejhi selam.”
Sahabiu e do Allahun dhe të Dërguarin, sahabiu është trim.., kështu që dua të bëhem sikurse ai.

Heshti mësuesi dhe u përpoq të ndalë lotët nga kjo përgjigje, dhe më pas ai e mësoi se pas këtij fëmije, qëndron një baba i madh, për atë edhe qëllimi i fëmijës është i madh.

QAU NË VARRIMIN E NËNËS SË TIJ...

I thanë: “Pse po qan?”

U përgjigj: “Si të mos qaj, kur më është mbyllur një derë prej dyerve të Xhenetit!”

O Allah, nëse e gjen nënën time mëkatare, fale atë!

O Allah, nëse e gjen nënën time të mërzitur, gëzoje atë!

O Allah, nëse e gjen nënën time të lumtur, lumturoje edhe më shumë!

O Allah, nëse e gjen nënën time të pikëlluar, largoje nga ajo pikëllimin!

Amin! Amin!

Namazi

Syzat