Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Anekdota

SI E ZGJODHI MRETI SADRIAZEMIN E RI

Kish pas dek Sadriazemi, e mreti dojke m'e gjete ni Sadriazerat t'meqem me ja zan venin. I thirri 12 ylemate ma t'dishmit n'krejt yl-qen e vet e po do' me i pvete se kush a' ma i mecem e ma i zoti. Jau caktoi ni dite se kur me ardhe. Po vine ylemaja nja ka nja. Mreti dojke me i provue edhe u dha urdhen hyzmeqareve qi rrishin te dera me marre ni sahan me pak t'flliqt, me mlue, e ylemate me i shti mrena ka nja ka nja. Kur hine mrena, me e shplue ata t'flliqt e me u thane: „Urdhni i mretit asht me e kerkue pak". Ylemate ja nisen me ren e po vine. Kur hishin n'dere, e kerkojshin ka pak t'flliqt me gisht, me e cue n'ven urdhnin e mretit, edhe hypshin nalt n'oden e tij. Mrena hine nimdhet ylema. Kur erdh i dymdheti, po i thote hyzmeqari:— Urdhni i mretit asht me e kerkue pak ata t'flliqt para se me u ngjite n'ode t'tij. Ky s'desht kurrqysh e bertiti:— Qysh kujton mreti qi une e ha t'flliqtit? Per ksi urdhnash s'e-

A JE TUJ PRITË SURLET ME KRISË?

Ishte kohë ramazani. Tri-katër copë katundesh në Kabash të Prizrenit kishin pas bërë ramazan me një tupan. Ndërmjet atyre katundeve kishte qenë një kodër, Murlan e kishin pas quajtur. Për kohë të iftarit dilte në majte të kodrës tupanxhiu me rrahë për iftar Hoxha kishte pas shkuar tek njëri në Kabash dhe pritshin të bëhet iftar, pasi të gjithë ishin të uritur. I murrën orët e po i vendosin përpara me shikuar kohën. Një djalit të shtëpisë i thanë: - Dil n divanhane e vëzhgo! Kur t’krisin tupanat, na kallxo e t’bajmë yftar. U bë koha e yftarit e djali nuk po lajmëron gjë. Këta të lodhur e të uritur po i ja lëshojnë një zë djalit: - O djalë! - Hoj! - Përgjigjet ai. - A krisën more tupanat a shka u bo? - Qe besa, more babë, ni tupan krisi qatje n’kodër... - Po shka dreqin je tuj pritë. Me krisë edhe surlet a? Ramazani s’ka surle. Pse s’erdhe me na kallxue?

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more