Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2015

Ese për Prindërit - Shkruar nga Megi Lumi

Çdo prindi nuk i mungon dashuria për femijen.Jam shume e sigurt qe dashuria e tyre per ne nuk ka limit.Keshillat e tyre per mire me ngjasojne me perkedheljet qe merrja cdo sekonde kur isha e vogel,me ate zerin melankolik te mamit qe me vinte ne gjume.Ai entuziazmi i tyre aq i madh kur vijme ne jete,sidomos kur jemi femija i pare.Baballaret nuk durojne dot nga emocioni i tyre i madh dhe lotet shkojne rreke.Ne ate moment mbizoteron vetem dashuria,lumturia,gezimi i tyre,per vrazhdesi,inat apo merzitje nuk ka vend.Zemrat e tyre gati sa s’po dalin nga vendi.Ato rrahjet e zemres aq te shpejta nga emocioni I madh.Mos permendim pastaj dhe bisedat e tyre per tiparet e te porsalindurit.Mami dhe babi jane ne dileme te madhe per fizikun e bebit.Hunda e vockel,vetullat,qepiket me ka ngjare mua thote mami.Ndersa babit nuk i kane kaluar akoma ato emocionet dhe rri i heshtur ne qoshe duke perkedhelur floket e bebit.Jam krenare per ata dy yje qe kam,dua te ndjek shembullin e tyre dhe d…

"Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Robëri" - Ese për dashurinë

"Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Robëri"

Pa dyshim që per njeriun, ndjenja me e bukur qe mund te provoje ne jete eshte dashuria. Ajo dashuri e cila eshte nje force madhore, te ngre peshe shpirtin, te ben me te mire, nje force universale dhe misterioze njekohesisht. Per dashurine jane thurur poema, romane te tera, jane bere serenata, flijime dhe sakrifica, qe ne fillimet e njerezimit. Dashuria na vjen ne shume forma, dashuri per nje djale ose vajze, dashuri per atdheun, dashuri per prindin, per jeten apo dhe per sende ndonjehere. Mirepo sado qe kjo ndjenje me gjithe lartesine e saj na mbush me gaz dhe emocion, nuk eshte gjithmone kaq shperblyese.

Dashuria eshte bipolare, ajo nuk vjen gjithmone me gaz e lumturi, dashura ka vuajtje, ka brenga me rrjedhen e vrullshme qe sjell. 

Kur nje njeri dashuron, ai harron gjithcka te trishte dhe fluturon me mendime per vashen e bukur apo djalin e zemres. Behet njeri me i mire, dashuron dhe gjerat me te vogla qe gjen cdo dite p…

Ese për dashurinë - Ese mbi dashurinë

ESE MBI DASHURINË

Sigurisht që keni dëgjuar për këtë ndjenjë, ose të paktën keni parë ndonjë film për të. Mund të ketë ndodhur që keni qarë dukë parë filmin, ose të paktën, jeni përmalluar, ose keni mundur ta quani budallallëk, tërë atë që ndodhte aty, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se a do ta bënit të njëjtën? Apo, a u ka shkuar mendja ndonjëherë të pyesni veten se çka është dashuria dhe ashtu papritur të hutoheni dhe të mos e gjeni përgjigjen e duhur, ose thjesht të gaboni në përceptimin e ndjenjës më madhështore që njeriu ka brenda?
Që në çastet e para të jetës sonë, jemi të mbushur me dashuri. Nëna bie në shikim të parë në dashuri me fëmijën e saj, saqë edhe qan dhe shumica e prindërve nuk mund ta përshkruajnë dashurinë e tyre prindërore. Shumica e atyre që duan tepër, sakrifikojnë po aq, a mund t’i numëroj ndokush tërë sakrificat e prindërve?
Dashuria nuk është instikt, shumica e quajnë ndjenjë, por është më shumë se ndjenjë, ashtu si gjaku që është një faktor i pakontestu…

IBM krijon energji të pastër për gjithë planetin

Një ekip nga IBM kohët e fundit ka arritur të krijojë të ashtuquajturin sistem termik të përqëndrimit të lartë fotovoltaik (HCPVT), i aftë të grumbullojë energjinë e 2000 diejve.

Procesi i kapjes së dritës së diellit prodhon ujë i cili mund të përdoret për të prodhuar ujë të pijshëm të filtruar apo për sistemet e prodhimit të ajrit të kondicionuar.

Shkencëtarët parashikojnë që sistemi HCPVT mund të sigurojë energji të qëndrueshme dhe ujë të freskët për komunitetet në të gjithë botën.

“Çdo cip, me sipërfaqe 1 x 1 cm mund të konvertojë dhe të prodhojë mesatarisht 200-250 wat energji gjatë një dite tipike 8 orëshe me diell. Në sistemin HCPVT, në vend të ngrohjes së ndërtesës, uji në 90 gradë celcius kalon përmes një sistemi distilimi me membranë poroze ku ai avullon dhe shkripëzohet. Një sistem i tillë mund të sigurojë rreth 30-40 litra ujë të pijshëm për metër katror të sipërfaqes së sistemit thithës në ditë, ndërkohë që ende prodhohet energji me kapacitet më shumë se 2 kil…

Vjersha per femije - Lepuri dhe Breshka

Poezi për Serbët

Vjersha për fëmijë - mëma

Vjersha per femije - Te presin duart e Mamit

Poezi per ty

Poezi per ty
Ti engjulli ime më bëre të zbuloj universin e dashurisë ,
aty ku deshta të jem me ty një jetë të tër në horizontin
e pafund në qiellin e hapur me plot yje me zemra perplot dashurie .
Unë që besojsha në një dashuri të veshtir, mendojsha se është pamundur pritja ,
si të veproj kur ty s'të takoj , por tani e shoh se sa leht është kur të dashuroj
kur them se jam me ty edhe perse për nuk je afër,
asgjë nuk me duket e veshtir tani . . .
E tani si mundem të harroj ,
edhe nëse një dit jeta na ndan
përgjithmon me ke pran për të then deshiren e flaket që e kam ,
fjalen "Të dua " pa pershperis . . .
Sot kur e shikoj të kaluaren
shoh një shpirt të humbur , një shpirt të thyer e të zhgënjyer nga jeta . .
Në presencen time shoh tani nje engjullë në drejtimin tim
që më mban në dor, së bashku fluturojm diku largë në qiell
që dashurin e flaket ta shijojm .

Vjersha per femije - Kukull kukull - Anisa

Që fjalëkalimi juaj të jetë shumë i sigurt! Dëgjoni Snowden

Cili është sekreti për t’i bërë fjalëkalimet më të sigurta? Sepse “një fjalëkalim i thjeshtë me tetë gërma apo numra mund të gjehet për më pak se një sekondë”. E kush tjetër mund ta dijë më mirë se Edward Snowden, i cili përpara dy vjetësh publikoi dokumentat sekrete të National Security Agency (NSA).

Një fjali e gjatë, të cilën e përpilojmë në mendjen tonë duke kujtuar çaste të përvojës tonë, është unike dhe si e tillë është më e vështirë për t’u gjetur. Duke qenë se është kaq ngushtësisht personale, do të jetë edhe më e vështirë që të harrohet nga ai që e përdor.

Sipas Snowden, duhen harruar fjalëkalimet me 8 karaktere dhe të kalohet te “fjalë-fjalitë”, ose më saktë te fjali-kalimet. Kjo është një zgjidhje e mirë dhe shumë e sigurtë për të gjithë ata përdorues që dëshirojnë të ruajnë privatësinë e tyre.

Do të vdes - Poezi nga XHEVAHIR SPAHIU

XHEVAHIR SPAHIU
Do të vdes,
Do të vdes i mbytur në borxhe,
S’është asgjë mbytja në lumë
A në dhomat e gazit…
I kam borxhe nënës që s’ia ngrita varrin,
I kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën,
I kam borxhe dashurisë që ia vodha të dielën,
I kam borxhe krimit që s’i vura emër…
Do të vdes,
Do të vdes i mbytur në borxhe:
I kam borxhe fjalës që s’e pashë në ëndërr,
I kam borxhe korbit që s’ia zbardha pendët,
I kam borxhe vitit ’13 që s’ia mbylla plagët,
I kam borxhe ardhmërisë që ia lashë te pragu,
Terrin e një kohe të largët…
Do të vdes,
Do të vdes i mbytur në borxhe.
U kam borxh të gjallëve,
U kam borxh të vdekurve,
Gurin e varrit e shes
të laj borxhet.
Dhe ve pikë këtu.
Tani mund të flisni
për borxhet që me keni ju…

MË FOL ME ZË TË ULËT TI NGAHERË .. -Poezi nga M. Eminesku

M. Eminesku

MË FOL ME ZË TË ULËT TI NGAHERË ..

Me fol me zë të ulët ti ngaherë,
Ky zë më është fllad e ledhatim,
Dhe mjaltë fjala jote plot kuptim,
E ngrohtë, menqurake dhe me vlerë.
Të të dëgjoj kam gazin, lumturinë
Ç’të pyes, ëngjull që më mbron,
Kur syri yt, pa fjalë, më tregon
Dhimbjen e shpirtit, mallin, dhembshurinë.
Për mua je veç dritë ngazëllimi
Veç ty e askujt tjetër s’ia besoj
Lutjet e shpirtit në çast përgjërimi.
Më fol me zë të ulët, … e shtrenjtë,
Dhe mbushma zemrën plot ndriçim e dritë,
Se më të dashur s’kam në këtë jetë!

Si s’të desha pak më shumë - Poezi nga Fatos Arapi

FATOS ARAPI

Si s’të desha pak më shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.

Pasqyrë e thyer - Poezi nga Shpresim Ademaj

Pasqyrë e thyer

Ke thyer pasqyrën,
jeton veç për tjerë,
ke ndërruar fytyrën,
ke mbetur pa nder.
S'je vetja, gënjehesh,
s'di vertetë çfarë bën,
me gjithçka dehesh,
marrëzia të sundon.
S'njeh kufi, s'kthehesh,
për qejfe shpirti t'lëshon,
shitesh edhe blehesh,
e aspak nuk t'shqetëson.
Ndryshe ishe më parë,
tash nuk di si ndihesh
ke krisur dhe je ndarë,
s'pushon, veç zihesh.
Dikur ke shkelqyer,
tash nuk sheh veten,
pasqyrën ke thyer,
s'pranon t'vërtetën.
Si pasqyrë e thyer,
askujt nuk i duhesh,
e fikët edhe e fyer,
pëson kur s'ruhesh.
Mbledh copëzat e thyera,
por pasqyra s'rregullohet,
tash u bënë njëqind fytyra,
por, jeta veç njëherë jetohet.

Shpresim ADEMAJ

Si ore njerëz nuk mësuat se me sjellje të mirë dhe...

Si ore njerëz nuk mësuat se me sjellje të mirë dhe të kujdesshme njeriu arriti t’i zbusë edhe kafshët e egra. Ç’të thuash për njeriun? Vetëm a jemi njerëz të cilët shprehim gatishmëri për shkrirje të akujve të marazit, sepse pajtimi dhe zbutja e zemrave është e mundshme, edhe pse pak është e mundimshme, por ia vlen kjo sfilitje dhe ky flijim!Iljasa Salihu

Bjeshkë mundimi - Poezi nga Rrahim Sadiku

Bjeshkë mundimi

Andej e këndej rrugës
enden hije tunduese
një bjeshkë mundimi në mes;
andej e këndej dhembjes
një thikë e përgjakur
ndal vitet kohën;
andej e këndej shpresës
e pathëna zhurmon
pa ndal ngjarjen trishtimin;
andej e këndej kërkimit
plagët mbulon ngërdheshja
askush të dijë për zjarrin e zemrës;
andej e këndej vetes
digjem përditë
në natën e pafund të vetmisë;
andej e këndej ecjes vërtikalisht
luftoj me mllefin urrejtjen
ende duke besuar në njeri!
(Në shenjë falënderimi për bashkëluftëtarin, edukatorin e respektuar nga shumë breza dhe fotografin e pasionuar, Izet Krivanjeva.)

Cili është misioni i AKI-së (Agjencioni Kosovar për Intelegjencë) ?

Misioni i AKI është identifikimi i kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e Kosovës. Kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale në dëm të Kosovës.
Këtë Mision, ne e realizojmë duke mbledhur dhe analizuar informacion për: - Nxitjen, ndihmën dhe shtytjen ose përkrahjen e terrorizmit
- Spiunazhin kundër Kosovës apo në dëm të sigurisë së Kosovës
- Sabotazhin drejtuar kundër infrastrukturës vitale të Kosovës
- Krimin e organizuar kundër Kosovës apo në dëm të sigurisë së Kosovës në cilëndo mënyrë, duke përfshirë larjen e parave
- Nxitjen e pakënaqësisë në strukturat e sigurisë
- Trafikimin e substancave ilegale, armëve apo qenieve njerëzore
- Prodhimin ilegal apo transportin e armëve të shkatërrimit në masë ose të komponentëve të tyre
- Trafikimin ilegal të pro…

Buxheti i zi i spiunëve të Kosovës

Kosova i ka 90 “spiun” legal, të cilët i paguan çdo muaj. Mesatarisht ata marrin nga 2,900 euro pagë bashkë me beneficionet tjera.

Kjo është gjithqka që dihet publikisht për buxhetin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
“Agjensioni Kosovar i Inteligjencës ka 90 punëtorë. Për paga dhe mëditje do të shpenzojë 3, 400,000 euro.

Kurse, në mallra dhe shërbime 1, 365,000 euro. Derisa për shpenzime komunale është thënë se do t’i shpenzojnë 68,000 euro”, thuhet në tabelën e buxhetit për vitin 2015 të kësaj agjencie.

Këto të dhëna që supozohet se do të duhej të ishin sekret, kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala thotë se këto janë vetëm ato pjesët e “buxhetit të bardhë”, që lejohet të dihen.
“Buxheti i zi nuk bëhet i ditur, pa urdhër të kryeministrit”, thotë Shala.

Ai sqaron se me buxhetin e zi nënkupton të dhëna financiare të cilat nuk duhet të bëhen të ditura, ndërsa me buxhetin e bardhë nënkupton financat e AKI-së që mund të bëhen publike sikur që është edhe…

Agjencioni i Inteligjencës për Kosovën

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (në vijim AKI) themelohet si agjenci për siguri dhe inteligjencë në Kosovë.

AKI është person juridik dhe ka mandat të veproj në tërë territorin e Kosovës.

AKI mbledhë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës.

Si kercenim konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale. AKI nuk ka funksione ekzekutive.

Agjencia është themeluar me ligjin nr. 03/L-063 dhe drejtor i saj është emëruar z. Bashkim Smakaj nga kryeministri Hashim Thaci dhe presidenti i atëhershëm z. Fatmir Sejdiu. Edhe pse kritikohet për funksionalitetin e saj drejtorit aktual ia vazhdua mandati i dytë ne janar 2014

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more