Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Qerbelaja

Naim Frashëri (1846 – 1900)

Naim Frashëri (1846 – 1900) Naim Frashëri është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare.  Ai është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.  Gjithë jetën dhe veprën e tij Naimi ia kushtoi çështjes së çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha osmane.  Lindi në Frashër të Përmetit, ku kaloi edhe fëmijërinë dhe rininë.  Atje shijoi bukuritë e natyrës së mëmëdheut dhe më vonë në atë temë bëri hapat e parë në vjershërimin shqip.  Mësoi në gjimnazin “Zozimeja” të Janinës ku studioi historinë dhe letërsinë.   Mësoi disa gjuhë. Në atdhe punoi në Berat e në Sarandë.  Ngjarjet e vitit 1878 ndikuan në formimin e Naimit si atdhetar dhe si poet i madh.  Botoi këto vepra: “ Bagëti e bujqësi ”, “ Lulet e verës ”, “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve” (greqisht), “Qerbelaja”, “Historia e Skënderbeut” etj.  Vdiq në vitin 1900 në Stamboll. biografia e Naim Frasherit, Jeta e Naim Frasherit, Veprat e Naim frasherit, ku vdiq Naim

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more