Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Mexhid Yvejsi

Lavdi Zotit- poezi islame nga Mexhid Yvejsi

Lavdi Zotit- poezi islame nga Mexhid Yvejsi


Lavdi paç i Madhi Zot
Je plotë Mëshirë e Mirësi,
Asgjë nuk krijove kot
Ne t’paskajshmen gjithësi.

Je burim i dashurisë
Rrugën prej Ademit e trasuat,
Besimit,Paqjes,Drejtësisë
Mos t’i ndahemi na urdhëruat.

Për çdo popull dërguat
Nga një pejgamber,
Disave edhe libra u dhuruat
Që të ketë dritë përherë.

Musai, Dauti dhe Isaja
Me Teurat,Zebur dhe Ungjill,
Vula e tyre-Muhammed Mustafaja
Me Kur’an si Hënë e Diell.

E para fjalë që na zbuluat
Ikre! Mëso! N’emër të Perëndisë,
Sheriatin – Ligj e pruat
Për të mbarën e njerzisë.

Njerëzinë në fise e kombe i ke ndarë
Që të njihemi më mirë,
Por,të lutemi e bashkoni kombin shqiptar
E mos të jetë më në errësirë.

Lavdi paç i Madhi Zot
Në rrugë të mbarë na drejto,
Se t’mirat s’mund t’i numëroj dot
Veç në fenë Islame na udhëzo.




poezi islame, poezi islame, poezia islame, islami ne Kosove,vjersha islame, vargje islame, vargje islame, shkrime islame, perkujtim dhe falenderim per Allahun,vjershe islame, vjersha islame, poezi me permbajtje islam…

Përkujtim dhe falenderim- poezi islame nga Mexhid Yvejsi

Përkujtim dhe falenderim- poezi islame nga Mexhid Yvejsi


Përkujtoj All-llahun
Krijuesin e Gjithësisë,
Falenderoj All-llahun
Burimin e Mirësisë.

All-llahun e përkujtoj
Zemra më qetësohet,
All-llahun e falënderoj
Shpirti më freskohet.

Përkujtoj All-llahun
Përplot Dashuri,
Falënderoj All-llahun
Për gjithë këtë begati.

All-llahun e përkujtoj
Nëpër dallgë e stuhi,
Allahun e falënderoj
Të vetmin Perëndi.

Përkujtoj All-llahun
Që është Dritë mbi Dritë,
Falënderoj All-llahun
Që m’u hapën sytë



poezi islame, poezi islame, poezia islame, islami ne Kosove,vjersha islame, vargje islame, vargje islame, shkrime islame, perkujtim dhe falenderim per Allahun,vjershe islame, vjersha islame, poezi me permbajtje islame, poezi te bukura islame, poezia e bukur islame, 

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more