Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Abdylazis Islami

Fjala - Abdylazis Islami

Fjala - Abdylazis Islami Fjala t’urren – zhgënjen T’mallkon – qorton Ajo të shkel – përkëdhel Të zhduk – të shpik Fjala është ujë që freskon Zjarr që shkrumon O, ajo është kamxhik Që stuhitë i ndërsen i mund! Fjala është e thellë sa toka E lartë – sa qielli mbi koka E hidhët – sa mëkati Që në vete ndryn Fjala të zhvesh të ngjesh Të fryn e shfryn – E bukur është kur sjell lulzim në tokë.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more