Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tech & Auto

iPhone 6 nuk mund të përgjohet, irritohet FBI

  Dalja në treg e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ishte një lajm i mirë për përdoruesit e markës Apple. Por jo për FBI –në. Byroja Federale e Hetimit është irrituar së tepërmi me gjigandin amerikan të teknologjisë, për shkak se sistemi iOS8 që kanë iPhone –t e rinj pengon ndërhyrjet nga shërbimet e inteligjencës. Pakënaqësi ka shprehur FBI edhe ndaj lajmit të sistemit Android që gjithashtu ka bërë të ditur se versioni i ri do të jetë i padepërtueshëm nga Shërbimet e Sigurisë. NY Times shkruan se kreu i FBI –së, James Comey ka bërë kritika të forta ndaj Apple dhe kompanive që përdorin sistemin Android. Sipas tij, fakti që policia dhe FBI nuk mund të depërtojnë tek të dhënat e celularëve, pengon hetimet. Të dhënat personale, si foto, mesazhe apo e-mail janë thelbësorë në hetimet për të zgjidhur mjaft çështje kriminale, nga vrasjet deri tek pedofilia. E po kështu, shërbimet inteligjente mendojnë se përgjimi i sistemeve të celularëve është efikas edhe në luftën kundër terror

Kujdes!! iPhone po ju përgjon!

Ai ndjek çdo veprim tuajin,  duke regjistruar kohën e saktë kur dolët nga puna , ku e keni pirë kafe tuaj dhe ku ju pëlqen të bëni blerje . Por nuk bëhet fjalë për një njeri spiun ose disa kamera të Big Brother, përgjuesi është iphone që qendron në xhepin tuaj. Fshehur në telefonat e Apple është një funksion i cili regjistron çdo lëvizje. Iphone më pas është në gjendje të analizijë të dhënat për të kuptuar se ku jetoni dhe punoni , bazuar në shpeshtësinë dhe kohën e lëvizjeve . Funksioni i quajtur ” Frequent Locations” është vendosur në heshtje në iPhone një vit më parë . Por, megjithëss qasja në programin është vendosur nën disa shtresa të settings menu , pak njerëz e dinë se ekziston .

Sa ka shpenzuar Apple për një iPhone 6?

Këto ditë po qarkullojnë njoftime, lajme, thashetheme, vetëm për iPhone 6. Tani raporti i radhës vjen nga Re/Code, të cilët kanë llogaritur apo analizuar se sa i ka kushtuar kompanisë Apple prodhimi i një iPhone 6. Sipas raportit të tyre iPhone 6 ka kushtuar të prodhohet mes 200 deri 263$, ndryshimi në çmim është ndryshimi sipas versionit dhe hapësirës për të dhëna. Siç mund ta imagjinoni iPhone 6 Plus me ekran të madh ka kushtuar pak me shtrenjtë, për modelin 16GB është 216$ kurse për modelin 128GB, 263$. Sipas kësaj nëse del të jetë përafërsisht e vërtet, atëherë Apple po arrin të marr fitime të pastra për çdo iPhone 6 që shet, të cilët me kontratë kushtojnë në mes 649 deri 849$ kurse pa kontratë nga 749 deri 949$. Këto ditë kompania ka raportuar se, vetëm deri të vikendi i parë ka arritur të shes 10 milionë njësi të smartphone-ve, 1 milionë më shumë se vitin e kaluar.  /ameble/

Rikthehet në treg ora Moto 360

  Ora e mençur Moto 360 është rikthyer në treg pasi javë më parë ishte bërë e ditur se janë shitur të gjitha njësitë e lansuara në fillim të shtatorit. Blerësit mund ta porosisin orën me sistemin operativ Android Wear në faqen zyrtare të Motorolas dhe do të kushtojë 200 funte. Moto 360 është ora e parë që ka dizajn rrethor, ndërsa së fundmi në këtë dizajn i është bashkuar LG G Watch R dhe Apple Watch.

Apple lanson iOS 8.0.2

  Apple ka lansuar përditesimin iOS 8.0.2, i cili sjell përmirësimet për shërbimet celulare dhe çështjet që lidhen Touch ID, të cilat hasen në probleme pas instalimit të përditësimit iOS 8.0.1. Ju mund ta përditësoni iPhonin, iPadin apo iPodin tuaj nëpërmjet shkarkimit direkt nga pajisja apo me anë të iTunes.

Shellshock, virusi më i keq i të gjitha kohërave?

  Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një virus në softuerin e sistemit që përdoret në miliona kompjuterë, duke u dhënë mundësi piratëve kibernetikë të sulmojnë serverët në ueb, si dhe sistemet operative të bazuara në Linux dhe Unix. Hulumtuesit mendojnë se virusi Shellshock, i cili prek një aplikacion të quajtur Bash, është edhe më i keq se virusi Heartbleed që u zbulua në muajin prill, edhe pse këto dy viruse janë pothuajse të ndryshme në natyrë. Ndryshe nga Heartbleed, i cili detyroi përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet në shërbimet e ndryshme në internet, virusit Shellshock nuk i është gjetur një zgjidhje akoma. "Me anë të këtij virusi, piratët kibernetikë mund të kontrollojnë çdo pajisje që operon me sistemet operative që kanë aplikacionin Bash për komanda. Sistemet operative si Mac OS X, Linux dhe Unix kanë aplikacionin Bash", raporton Krokodili.al Rapid7, agjencia e sigurisë në internet, mendon se ky virus është shumë i rrezikshëm për shkak të

Nissan shpik makinën që vetëpastrohet

                    Gjigandi japonez i makinave, Nissan, ka shpikuar makinën që vetëpastrohet. Ata pretendojnë se shumë shpejt lavazhet e makinave do i përkasin të shkuarës. Bëhet fjalë për një bojë inovative me teknologjinë nano. Ky do jetë një opsion që do i shtohet makinës suaj, nëse e dëshironi, dhe do të kushtojë rreth 750 dollarë. Një zëdhënës i kompanisë tha se boja e re e heq vetë papastërtinë nga makina. Kjo bojë njihet edhe si hidro- fobike, që do të thotë se nuk e mban ujin dhe vajin. Burimi: Indeks Online  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more