Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Agon Bislimi. Show all posts
Showing posts with label Agon Bislimi. Show all posts

Çka është Logopedia? - Dr. Agon Bislimi

Mjekesia nukleare, Mjekesia ligjore, Onkologjia, Mjekesia Urgjente, Radiologjia, Biokimia Mjekesore, Biokimia Klinike, Fiziatria, Mjekesi fizikale me rehabilitim, Pulmologjia, Anesteziologjia, Neonatologjia, Pediatria, Dermatologjia, Neurologjia, Psikiatria, Infektiva, Infektologjia, Kirurgjia maksillo-faciale, Oftalmologjia, Otorinolaringologjia, Gjinekologjia, Gastroenterologjia, Endokrinologjia, Reumatologjia, Kardiologjia, Nefrologjia, Hematologjia, Urologjia, Ortopedia, Kirurgjia e fëmijëve, Fiziologjia, Patologjia, Anatomia, Anatomia Patologjike,Mjekesi dhe Shkence, Mjekesia, Shkenca, Teknologjia, Letersia, Gjuha shqipe, Analiza, Referate, Komente letrare,qka eshte logopedia, logopedia definicion, logopedia ligjerata, logopedia praktike, logopedia seminare, logopedia konferenca, logopedia simpoziume, logopedia libra, libra logopedia, logopedi shkence, logopedia praktike, praktika e logopedise, ushtrime nga logopedia, me qka merret logopedia, qka studion logopedia, funksioni i logopedit, logopedia ne shqip
loading...

Një thënie për lumturinë ,pendimin dhe shqetësimin nga Dr. Agon Bislimi

Lumturia krijohet duke e jetuar të tashmen, pendimi krijohet duke jetuar në të kaluarën dhe shqetësimi krijohet duke jetuar në të ardhmen.

| Dr. Agon Bislimi |
loading...

Romani ,,Nëna” nga Maksim Gorki - Analiza


Romani ''Nëna'' nga ''Maksim Gorki''

 

Shkruar nga : Agon Bislimi


Romani ''Nëna'' nga ''Maksim Gorki'' - ''Analiza''

Lufta revolucionare e klasës punëtore është pasqyruar në mënyrë më të qartë dhe idetë socialiste janë shprehur më hapur në romanin  ''Nëna''.
Romani ''Nëna'' u shkrua me 1906—1907, apo menjëherë pas revolucionit të vitit 1905.
Romani është nga veprat me karakteristike e më të mëdha të letërsisë ruse e të letërsisë botërore si nga rëndësia e problemeve që trajtohen në të, nga metoda artistike e re e përdorur, ashtu edhe nga ndikimi që ushtroi në shtresat e gjëra punonjëse dhe në lëvizjen revolucionare të mbarë botës.

Brendinë e romanit e formojnë ngjarjet revolucionare që kanë ndodhur në Sormovë në vitet 1901—1902, grevat e demostratat e 1 majit, gjyqi kundër pjesëtarëve të organizatës lokale të partisë.

Heronjtë kryesorë, Pavli dhe nëna e tij, janë njerëz që kanë jetuar me të vërtetë dhe që i ka njohur Gorki. (Si prototipe për të krijuar figurat e Pavlit dhe të Pellage Nilovnës, Gorki mori punëtorin e ri bolshevik Pjetër Zallomov dhe nënën e tij, Ana Zallomovën, me të cilët kishte miqësi).

''Subjekti''

Në fillim të romanit ''Gorki'' përshkruan jetën e mjerë në  një lagje punëtore në një qytet industrial rus rreth vitit 1901. Punëtorët janë zhytur në varfëri, padituri e paragjykime, ata s’janë të organizuar, prandaj nuk kanë mundësi t’u bëjnë ballë pronarëve të fabrikave që i shfrytëzojnë egërsisht.

Në një nga familjet e lagjes punëtore, në shtëpinë e punëtorit mekanik Mihal Vllasov jeta, si kudo, kalon monotone e pa asnjë gëzim. Mihali i ri i ngrisur e i heshtur. I egërsuar nga jeta, mjerimi, ai pi e dehet përherë, e rreh mizorisht djalin, Pavlin, e sidomos gruan e vet, Pellagenë, e cila është katandisur si një skllave.
Pas vdekjes së babait Pavli shkon të punojë në fabrikë. Në fillim edhe ai nis një rrugë disi të shthurur. Si shumë të rinj të tjerë pi e sillet keq e kjo gjë e pikëllon fort Pellagenë, e cila përgjërohet për të birin.
Por nuk zgjat shumë dhe në jetën e Pavlit ndodh një ndryshim rrënjësor në lagjen punëtore nis të veproj organizata e Partisë Social-Demokrate Ruse, që porsa është formuar. Pavli hyn në parti dhe i kushtohet me mish e me shpirt çështjes së triumfit të klasës punëtore. Tani ai bën një jetë shumë të rregullt, sillet shumë mirë me nënën dhe me të gjithë; së bashku me punëtorin e ri Andrea Nahodka dhe me disa të tjerë studion me ngulm teorinë marksiste, zgjeron horizontin kultural, bën agjitacion ndër punëtorët e fabrikës, përpiqet t’i organizoj ata që të luftojnë bashkërisht kundër fabrikantëve dhe qeverisë cariste. Dalëngadalë ai fiton besimin e madh dhe respektin e punëtorëve që fillojnë të sqarohen politikisht, të bashkohen dhe të kuptojnë se klasa e tyre zotëron një forcë të madhe dhe se ajo duhet të udhëheqë tërë masat e tjera punonjëse të vendit.
Edhe nëna, Pellageja, pëson një ndryshim të madh shpirtëror, që shtrihet gjatë gjithë romanit. Kjo është një grua mbi 40 vjeçe e cila qysh në fëmijëri ka jetuar si një skllave, s’ka parë gjë tjetër në jetën e saj veç se vuajtje e poshtërim; ndjenja e tmerrit ndaj jetës ia ka pushtuar shpirtin, por ajo është shumë fetare dhe s’guxon të ngrej zërin për të kundërshtuar. Shpresa e saj e vetme është i biri, prandaj në fillim ajo e sheh me një frikë të madhe punën revolucionare të Pavlit, i cili ka vënë veten e vet në rrezik. Por, me kohë Pellageja fillon të kuptoj shumë gjëra; ajo i dëgjon me një interesim gjithnjë e më të madh fjalët e zjarrta të të birit dhe të Andreas, i cili banon në shtëpi të saj. Kur policia i arreston të dy punëtorët e rinjë, sepse dyshon ndër të tjera se mos ata shpërndajnë trakte socialiste në fabrikë, Pellageja, për t’i shpëtuar, merr përsipër t’i shpjerë fshehurazi vetë traktet. Kjo qe puna e saj e parë revolucionare.
Ajo merr pjesë në demostratën punëtore të 1 Majit, të cilën e kanë organizuar Pavli me shokët.

Në gjyqin carist kundër drejtonjësve të demostratës, Pavli dhe shokët e tij qëndrojnë të papërkulur; Pavlin e dënojnë me internim në Siberi. Këto ngjarje nuk e trembin Pellagenë; përkundrazi ajo vendos që tanimë të jepet e tëra pas luftës revolucionare. Ajo e ndihmon aktivisht organizatën e partisë në shpërndarjen e letërsisë ilegale në krahina, bën agjitacion në fshatra. Në shpirtin e saj s’mbeten as gjurmët e nënshtrimit, të mosbesimit dhe të frikës së saj të dikurshme. Kur një ditë, në një stacion treni, policët e diktojnë me një valixhe me trakte dhe e arrestojnë, ajo qëndron para tyre me trimëri; dhe me zë të lartë, që ta dëgjojnë të gjithë, thërret: ,,Popull, bashko fuqitë e tua! Të vërtetën nuk do ta zhdukin as në një det prej gjaku…’’
Romani, pra, mbaron me burgosjen e protagonistëve, megjithatë vepra të ngjall një ndjenjë të fuqishme optimiste:  lexonjësi sheh qartë në të se çështja për të cilën lufton Nëna, Pavli e Andrea do të triumfoj.

''Personazhet''
Ndodhitë e jetës personale në roman mpleksen e varen nga ngjarjet, me karakter politik e shoqëror, kështu që romani është një pasqyrë e gjërë, tipike, e luftës revolucionare të proletariatit rus. Gorki ka gjetur tani në përfaqësuesit revolucionarë të klasës punëtore heronjtë, tipat pozitivë, plot guxim e dashuri për të shtypurit që do t’i japin fund shfrytëzimit e do të ndërtojnë një botë të re, të lirë e të lumtur. Dhe këta tipa ai i përshkruan me mjeshtëri të lartë artistike në romanin ''Nëna”.

''Pavli''
Pavli është tip i punëtorit bolshevik. Gjakftohtësia, burrëria, urrejtja dhe përbuzja për armikun, zotësia për të fituar dashurinë e shokëve të tij, besimi i madh në fitoren, janë disa veçori të karakterit të tij. Njeri me vullnet çeliku, ai ndjek rrugën e vet, pa marrë parasysh kurrfarë pengese. Etja për arsim e përpjekja për të zgjeruar dijen janë anë të natyrës së tij luftonjëse. Ai është i dhënë me mish e me shpirt pas çështjes se çlirimit të klasës punëtore, së cilës i kushton gjithë mendimet, ndjenjat dhe veprimet e tija. Largon edhe ndjenjën e dashurisë për të mos pasur pengesë në rrugën e detyrës së tij. Gjithmonë i pari ai kërkon të jap shembull gatishmërie për sakrifica dhe shkon në vendin më të rrezikshëm. Për Pavël Vllasovin kuptimi i jetës është te lufta, te përpjekja; ai shfrytëzon çdo rast për të zgjuar ndërgjegjen e punëtorëve dhe për të propaganduar idetë socialiste. Prandaj edhe refuzon të arratiset nga burgu, se dëshiron të parashtroj publikisht në gjyq programin e partisë së vet. Dhe atje, nga i akuzuar, me guxim e me trimëri, ai kthehet në akuzonjës dhe agjitator.
''Nëna''
Figura themelore në roman është nëna e Pavlit, Pellagea Nilovna. Ajo zë vendin më të madh në vepër, është shoqëruese e gjithë ngjarjeve dhe pjesëmarrëse në to në një mënyrë ose tjetër. Çdo gjë që ndodh, lë vragë të thellë në të, kundërvepron mbi ndërgjegjen e saj, e ndryshon gradualisht. Në këtë figurë Gorki tregon si lind, si rritet luftëtari për një botë të re. Një grua e vuajtur, Nilovna, hyn në lëvizjen punëtore në fillim për dashurinë që ka ndaj të birit, më vonë prej dashurisë që ka për të gjithë ata që kërkojnë të drejtën. Ajo hyn pak nga pak në punën ilegale, merr pjesë në të në mënyrë të vendosur e pa rezerva, i kushtohet e tëra çështjes së madhe të çlirimit të punëtorëve. Në procesin e luftës dashuria e saj ndaj djalit dhe shokëve të tij rritet e kthehet në dashuri për klasën punëtore. Ajo përtërihet shpirtërisht dhe bëhet një revolucionare e ndërgjegjshme, e cila tani beson plotësisht në fitoren e fundit. Ky proces i lindjes dhe i rritjes së njeriut të ri Nilovna, ishte një fenomen që ndeshej shpesh në ato kohë. Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e romanit si pasqyrim artistik i luftës për çlirimin e kiasës punëtore. Në këtë luftë shumë punëtorë nga njerëz të humbur pa vetëdije klase, tërhiqen prej saj, bëhen luftëtarë të vijës së pare.

''Rëndësia e romanit''
Duke na dhënë një pikturë të drejtë të lëvizjes shoqërore në fillim te shekullit XX, duke pasqyruar kontradiktat komplekse shoqërore, aty vihen në dukje përfaqësuesit e asaj klase e cila do të shpëtoj njerëzimin nga shfrytëzimi dhe do ta dërgoj kulturën përpara. Ideja e socializmit vë në lëvizje gjithçka në roman.
Për herë të parë në letërsinë botërore del një roman i tillë ku përshkruhet se si zhvillohet ndërgjegja socialiste e klasës punëtore dhe se si formohet karakteri i njeriut të ri në zjarrin e luftës revolucionare. Në romanin ,,Nëna” del qartë se klasa punëtore qëndron tani në pararojë të luftës së njerëzimit për liri e përparim.
Romani ''Nëna'' luajti dhe luan gjithnjë edhe sot një rol të veçantë në edukimin e punonjësve të botes me idetë e socializmit.
Romani ''Nëna'' nuk dallon vetëm për idetë e thella dhe për problemet shumë të rëndësishme që trajton; ai ka edhe një vlerë të madhe artistike: personazhet janë skalitur me mjeshtëri, në të hasim analiza të thella psikologjike, sidomos bukur është pasqyruar bota shpirtërore e Pellagesë.
Romani të mallëngjen dhe të entuziazmon; ai përshkohet i tëri nga një frymë e ngrohtë humaniste dhe heroike.
''Nëna'' është modeli i parë i përsosur i një vepre të realizmit socialist. 

Shkruar nga: ''Agon Bislimi''
Romani ,,Nëna” nga Maksim Gorki - Analiza,Këtu mund të gjeni analizën apo referatin e veprës apo romanit ,Nëna” nga Maksim Gorki.Në këtë analizë apo referat trajtohet ideja e romanit,brendia e romanit, heronjtë kryesorë,subjekti i romanit Nëna, personazhet, rëndësia e romanit,motivet,idetë socialiste,karakteret e personazheve etj.Analiza e romanit nena,romanit Nena analiza,Maksim Gorki analiza shqip,analiza te romaneve shqip,analize letrare shqip,koment,referat shqip,analiza letrare shqip,romani nena nga Maksim Gorki koment dhe analize
loading...

Borgjezi fisnik - Molieri (Analiza)


 Shkruar nga: Agon Bislimi


Borgjezi fisnik është një nga veprat më realiste e me permbajtje të thellë shoqërore.

Molieri vazhdon traditat e komedisë popullore, por duke e ndryshuar në komedi balet, krijon ambientin për të goditur aristokracinë dhe për të vënë në lojë borgjezët mendjelehtë e hundëpërpjetë, që përpiqen të imitojnë në çdo gjë aristokracinë e oborrit mbretëror.

Si personazh kryesor i kësaj komedie del një tregëtar i pasur, Zhurdeni, i cili është krejt i paditur, mëndjeshkurtër dhe ambicioz.

Ai kërkon t’u përngjajë fisnikëve të mëdhenj, të lidhë krushqi me ta dhe, po pat mundësi, të fitojë edhe ndonjë titull fisnikërie.

Për të përvetësuar shkëlqimin e jashtëm të zotërinjve, mënyrat, veshjet, mësimin e tyre, ai merr nga mësues privatë mësime muzike, skermi, vallëzimi, filozofie.

Këta mësues që nuk dinë gjë të madhe, janë fodullë e qesharakë me rolin e tepruar, që u mveshin arteve të tyre (Asnjë shtet s’mund të ekzistoj pa muzikë — thotë p.sh. mësuesi i muzikës. — Gjithë luftërat, gjithë çrregullimet, që ndodhin në botë, shkaktohen nga mosditja e muzikës).

Ata përfitojnë nga budallallëku i tregëtarit për ta rrjepur mirë e bukur.

Zhurdeni nga dëshira për të hyrë në marrëdhënie me shoqërinë e lartë, mban lidhje miqësore me aristokratin Dorant, duke shpresuar të njoh nëpërmjet tij markezen Dorimenë.

Doranti përfiton nga kjo mani për të shfrytëzuar me lloj-lloj mënyrash tregëtarin mendjelehtë.

Ky s’dëgjon t’i japë për grua të bijën e tij Lucilën djaloshit të ndershëm Kleont, që e dashuron për të vetmen arsye se ai është borgiez e jo aristokrat.

Atëherë Kleonti sipas dëshirës së shërbëtorit të tij, Kovjelit, vendos të përdorë dredhi për t’ja arritur qëllimit: vishet si turk dhe duke u paraqitur si i biri i sulltanit të Turqisë, i kërkon Zhurdenit të bijën për grua.

Ky e jep pëlqimin e tij dhe Kleonti martohet me Lucilën.

Në kundërshtim me Zhurdenin, simpatizues budalla i bujarëve, qëndrojnë e shoqja dhe e bija si dhe Kleonti me shërbëtorin e tij Kovjel, qe janë pajisur me mjaft cilësi pozitive: gjykim të drejtë, dashuri për punë, ndershmëri, kuptim serioz të dashurisë.

Kleoni dhe e shoqja e Zhurdenit nuk e kanë për turp që njohin haptazi prejardhjen shoqërore borgjeze të tyre.


borgjezi fisnik,analiza,borgjezi xhentelmen,borgjezi kritika letrare,referate,referat shqip,analiza, analiza letrare,borgjezi fisnik,analiza letrare te veprave te molierit,molier



loading...

Koprraci - analiza


Shkruar nga: Agon Bislimi



,,Koprraci '' (1668).
Molieri demaskon fuqinë shkatërruese të parasë, duke vënë në skenë një tip të zotëruar nga makutëria e të hollave, që arrin në shkallën sa të vë në rrezik lumturinë e mbarë familjes.
Gjithë komedia vërtitet rreth personit të Harpagonit, mishërim i koprracisë.
Ai arrin deri aty sa natën fshehurazi shkon e vjedh tërshërën në stallën e kuajve të tij.
Harpagoni i pasur, neqez, fajdexhi, me gjithë se plak, kërkon të marrë për grua një vajzë të re, së cilës s’i dihet soji e fisi, Marianën, dhe ta martoj pa prikë të bijën, EIizën, me një zotëri të shkuar nga mosha.
Po i biri Kleanti, që dashuron Marianën, merret vesh me Valerin, një djalosh që ka hyrë në shërbim të Harpagonit nga dashuria që ka për Elizën.
Shërbëtori i Kleantit, Shigjeta, i vjedh Harpagonit arkën e florinjve dhe ia kthen vetëm me kusht, që të heqë dorë nga Mariana.
Komedia mbaron me martesën e Marianës me Kleantin dhe të Elizës me Valerin.  

Lakmia e parave zhduk çdo ndjenjë njerëzore tek Harpagoni.
Duke u përpjekur të kursej, i mundon fëmijët e tij.
Figura e tij është shumë antipatike , e tmershme dhe qesharake njëkohësisht. 

Shkruar nga: Agon Bislimi


Postime të ngjashme:
  
Tartufi

Don Zhuani

Zhan Batist Molier

Zhan Batist Pokëlen(Molieri)-biografia dhe krijimtaria letrare

Borgjezi fisnik

 kopraci analiza,referat,vepra letrare,veper letrare,referate,kritika letrare,analiza a vepres kopraci,koprraci analiza,molieri,komedia kopraci analiza,komedia koprraci analiza,referat
loading...

Don Zhuani - Analiza




Shkruar nga: Agon Bislimi


,,Don Zhuani” (1665).
Molieri në këtë vepër demaskon fort e tallet keq me klasën e privilegjuar të fisnikëve, që gëzonte një fuqi të madhe politike dhe pengonte ngritjen e borgjezisë.
Legjendën spanjolle mjaft të përhapur të Don Zhuanit, bandill e bukurosh, e përdori si një mjet të volitshëm për të arritur qëllimet e tija thjesht satirike, për të paraqitur trajtat negative të klasës fisnike: degjenerimin, parazitizmi  moskokëçarjen, egoizmin e pakufi etj.
Kundra Don Zhuanit dhe veseve të tij prej aristokrati shfaqet edhe i ati, i cili thotë: Fisnikëria s’vlen asnjë pare, kur i mungojnë cilësitë morale... Unë e mbaj për më të Iartë  birin e hamallit, në qoftë se është i ndershëm, se sa tw birin e mbretit, po jetoi ky si ju”.
Po aqë mprehët e po me atë forcë shprehet kundra edhe shërbëtori i Don Zhuanit, Sganareli, që thotë:
,,A mos vallë kujtoni ju që, vetëm sepse jeni aristokratë dhe mbani paruke të bardhë të përdredhur mirë e bukur; kapelë me pupla, rrobe të qëndisura me ar dhe fiongo bojë zjarri, kini, po në atë kohë, më shumë mend se të tjerët dhe ju lejohet gjithçka, pasi s’ka njeri që të guxojë t’ju thotë të vërtetën?”
Me figurën e Don Zhuanit Molieri deshi të tregonte se aristokracia frenge gjindej në shthurje të plotë morale dhe s’kishte as një të drejtë për atë ndikim politik që gëzonte.
Me këtë vepër ai goditi gjithashtu edhe një herë hipokrizinë klerikale.
 don zhuani molieri analiza,kritika letrare,analiza,permbajtja,referati,referat per don zhuanin,Don Zhuani referat per vepren don zhuani,don zhuani,molieri referat,kritika,personazhet,permbajtja e vepres don zhuan

loading...

Fjalët e qiririt

                 
Fjalet e qiriut,Naim Frasheri,Fjalet e qirit


                  

                        ''Fjalët e qiririt''



Poeti në këtë vjershë e krahason veten me një lajmëtar ditësh të lumtura, me një edukator e udhëheqës të popullit.

Ai i kishte vënë vetes për detyrë të bëhet mësues dhe edukator i njerëzve nga çdo pikëpamje.

Kjo shihet edhe nga kjo vjershë, që është nga të parat që e shkroi Naim Frashëri.

Që në titull të kësaj vjershe kemi një figurë të bukur poetike që quhet simbol.

Fjalët e qiriut janë fjalët e poetit dhe këto lihen të nënkuptohen.

                             Autori : Dr. Agon Bislimi 

Shih edhe:

''Naim Frashëri''

Fjalët e qiririt

fjalet e qiriut, analize,koment,analiza, kritika letrare, komente per poezi, fjalet e qiririt
loading...