Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Monologu i brendshëm

Monologu i brendshëm

Monologu i brendshëm Monologu i brendshëm është pjesë e një vepre letrare, që përmban kuvendimin e personazhit me vetveten, duke shprehur në këtë mënyrë mendimet e ndjenjat e tij, jetën e brendshme dhe gjendjen shpirtërore. Monolog të tillë ka dhënë edhe Pjetër Bogdani. Nëpërmjet monologut të brendshëm, autori jep vajtimin në vetmi të nënës para birit të saj. Ky monolog është “një nga pjesët më të bukura e më të thella të ligjëratës artistike të veprës”. Kështu e ka përcaktuar atë studiuesi i mirënjohuri veprës së Pjetër Bogdanit, dr.Ibrahim Rugova. Edhe shkrimtari Ismail Kadare e ka përdorur monologun e brendshëm në romanin “ Gjenerali i ushtrisë së vdekur ”, për të treguar vuajtjet e rënda shpirtërore të plakës Nicë gjatë kohës kur ajo ishte ftuar në dasmë. Kështu është rritur në një shkallë më të lartë fuqia dramatike e kësaj pjese. qeshte monologu, qfar eshte monologu, monologi, monologu i brendshem

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more