Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Hartime Ese per pavaresine

28 Nëntori – Ditë e shenjtë arbërore - Ese për 28 nëntorin

 Shkruar nga: Engjëll KOLIQI  Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntor i, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, siç e kam thënë, jorastësisht, edhe në titull «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë. 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenore dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë. Pas

Ese për pavarësinë e Kosovës shkruar nga Albina Arifi

Ese për pavarësinë e Kosovës Pavarësia Për datën historike të Kosovës u gëzuan të gjithë: fëmijët , të rinjtë, por edhe pleqtë e plakat. I gjithë populli u gëzua ... Dikush këndoi këngë. Dikush shkroi vjersha e tregime . Dikush e vizatoi gëzimin e njerëzve në rrugë me aparatin fotografik. E përjetësoi këtë ditë të shenjtë që e kishim pritur për shekuj me radhë.Andaj,shpresoj se në të ardhmen Kosova shtet të njihet nga e tërë bota. Lexo edhe: 17 shkurti Sepse: e meriton. Por Kosova ka borxh të madh ndaj dëshmorëve dhe luftëtarëve të saj.Nuk duhet t'i harrojë... Mjaftë është bërë sakrificë ... Tash gëzojmë lirinë dhe pavarësinë të gjithë ne dhe miqtë tanë në shumë shtete të botës.Ne, nxënësit tash duhet të marrim dituri të reja, sepse atdheu e vendi ka nevojë për njerëz të ditur që e shpiejnë këtë Kosovë në familjen e madhe të njerëzimit. Kosovë , shijo lirinë dhe pavarësinë ... Shkruar nga: Albina Arifi Ese per pavaresine e Kosove

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more