Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Sporti

Japonezi në futsall, gol për me t'kall

  Një gol tejet i bukur në futsall është shënuar në ndeshjen e futsallit ndërmjet Japonisë dhe Guatemalës. Yuki Murota arriti të rrëmbejë një top në mesin e fushës për të poshtëruar portierin me një veprim magjik duke i shënuar një gol fantastik.

Ja vendi ku do të ndërtohet stadiumi i Kosovës

                          Stadiumi kombëtar i Kosovës me shumë gjasë do të ndërtohet në Gazimestan, apo ndryshe 6 kilometra në dalje të Prishtinës.  Qeveria e Kosovës ka identifikuar lokacionin prej 7 hektarësh tokë dhe së shpejti pritet t’ia dërzoj atë Komunës së Prishtinës. Lajmi bëhet i ditur nga burime të gazetës Arena.“Kemi diskutuar gjatë dhe tani për tani ekziston një opsion. Kemi identifikuar një zonë prej 7 hektarësh tokë në Gazimestan. Së shpejti do t’ia dërgojmë Komunës së Prishtinës propozimin dhe më pas do të vendoset”, tha një burim i përafërt me zhvillimet për Arenën. Vendimi për ndërtimin e stadiumit të ri është marrë kah mesi i muajit mars nga Qeveria e Kosovës. “Ftoj ministrin e Sportit, Memli Krasniqin dhe ministrin e Financave, Besim Beqaj, që t’i fillojnë menjëherë procedurat që në kornizën afat-mesme të shpenzimeve të përfshihet projekti për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe modern në Kosovë, stadiumin Kombëtar të Kosovës, sipas standardeve m

Majlinda Kelmendi pushton Turqinë, fiton medaljen e artë

                    Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në turneun Grand Prix, Samsun 2014. Pejania në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, mundi xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida me ippon. Majlinda Kelmendi nuk ka të ndalur. Pas triumfit në turneun prestigjioz Grand Slam “Parisi 2014’, xhudistja pejan kafituar medaljen e artë, në turneun Grand Prix, Samsun 2014, i cili po mbahet në Turqi. Kosovarja në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, mundi xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida me ippon. Për të arritur deri në finale Kelmendi nuk e pati të lehtë. Shorti përcaktoi që ajo të jetë pjesë e Grupit A në Grand Prix, Samsun 2014 Në raundin e parë nuk pati kundërshtar. Kurse, në të dytin u përballë me rumunen Larisa Florian,, të cilën e mposhti pa problem. Në çerekfinale Kelmendi përball pati xhudisten nga Ukraina, Mariia Buiok. Edhe në këtë luftë pejania ishte e suksesshme, derisa doli fituese e Grupit A. Në gj

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more