Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fjalia e përbërë

Fjali të përbëra me bashkërenditje veçuese

• Fjali të përbëra me bashkërenditje veçuese . Pjesët përbërëse të këtyre fjalive të përbëra lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse veçuese: ose, apo, a, ose… ose etj. Në stadiumin e qytetit ose zhvillohen ndeshje futbolli, ose organizohen manifestime sportive. • Para lidhëzave të thjeshta veçuese ose, a, apo nuk vihet presje. Para pjesës së dytë të lidhëzave të përsëritura gjithmonë vihet presje: Ose nisemi tani, ose nuk shkojmë fare. • Lidhëza apo përdoret kur fjalia është pyetëse: Unë do të shkoj, apo do të shkoni ju?

Çka është fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura mënyrore ?

 Çka është fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura mënyrore ? Pjesa e nënrenditur mënyrore, ashtu si rrethanori i mënyrës në fjalinë e thjeshtë, tregon mënyrën se si kryhet veprimi i shprehur në pjesën kryesore. Pjesa e nënrenditur mënyrore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave nënrenditëse mënyrore: si, siç, sikur, ashtu si etj.  Kur pjesa e nënrenditur mënyrore qëndron pas kryesores, zakonisht, ndahet me presje. Nuk ndahet vetëm kur lidhet drejtpëdrejt me foljen e pjesës kryesore: Bërtiste sikur të ishte i marrë.

Çfare është fjalia e përbërë ?

 Çfare është fjalia e përbërë ? Fjalia që ka disa grupe fjalësh që kanë secili nga një   folje të zgjedhuar në një nga mënyrat vetore, është fjali e përbërë . Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur. Fjalitë e përbëra janë dy llojesh : me bashkërenditje dhe me nënrenditje . Fjalitë e përbëra nga dy pjesë të pavarura që lidhen me lidhëza bashkërenditëse janë fjali të përbëra me bashkërenditje Ulërimat e tyre u përhapën mbi Lumin e Madh dhe u shtinë frikën banorëve të tij. Njerëzit u trembën nga kjo ulërimë, kurse majmunët bërtisnin si të lajthitur.

Çka është fjalia e përbërë ?

Çka është fjalia e përbërë ? Fjalia që ka disa grupe fjalësh që kanë secili nga një  folje të zgjedhuar në një nga mënyrat vetore, është fjali e përbërë .   Pjesët e një fjalie të përbërë mund të jenë të pavarura, kryesore, dhe të nënrenditura.   Pjesët e pavarura dhe pjesa kryesore mund të qëndrojnë më vete , kurse pjesa e nënrenditur nuk mund të qëndrojë më vete, as nga ndërtimi, as nga kuptimi.  Ajo është e varur nga pjesa kryesore.  Fjalitë e përbëra me bashkërenditje janë shtuese, veçuese, përmbyllëse  dhe kundërshtore.

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje veçuese ?

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje veçuese ? Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje veçuese lidhen me lidhëza bashkërenditëse veçuese: ose, apo, a, ose…ose, o…o, ja…ja, qoftë…qoftë, herë…herë. Para lidhëzave bashkërenditëse veçuese nuk vihet presje. Kur përdoren lidhëzat e përsëritura para pjesës së dytë vihet presje.   Ose ia arrijmë qëllimit, ose vdesim. Ja i   arrijmë shokët,   ja plasim.

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje përmbyllëse ?

 Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje përmbyllëse   ? Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje përmbyllëse lidhen me lidhëza bashkërenditëse përmbyllëse: andaj, ndaj, prandaj, pra.     Para lidhëzës bashkërenditëse përmbyllëse vihet gjithmonë presje..            Vera kishte ditëlindjen, prandaj i ftoi të gjithë shokët dhe shoqet e klasës.   cka jane fjalite e perbera me bashkerenditje, cka jane fjalite me bashkerenditje, cka jane fjalite bashkerenditese

Çka është fjalia e thjeshtë dhe fjalia e përbërë ?

Çka është fjalia e thjeshtë  dhe fjalia e përbërë ? Fjalia e thjeshtë është ajo pjesë e fjalisë që ka vetëm një folje në një nga 6 mënyrat vetore. E këto janë: mënyra dëftore, lidhore, kushtore, dëshirore,habitore dhe urdhërore. Ndërkaq format e pashtjelluara të pjesores, paskajores, përcjellores e mohores nuk mund të jenë bërthama fjalie dhe si të tilla nuk formojnë as fjali as pjesë të fjalisë, por mund të shërbejnë vetëm si gjymtyrë fjalie. Fjalia e përbërë quhet ajo fjali e cila përbëhet të paktën nga dy ose më shumë pjesë fjalish (ka dy e më shumë folje) në një nga mënyrat vetore. Fjalitë e përbëra janë dy llojesh: a) fjali të përbëra me bashkërenditje dhe  b) fjali të përbëra me nënrenditje. cka eshte fjala, ceshte fjalia e thjeshte, ceshte fjalia e perbere, qfare eshte fjalia e perbere, qka osht fjalia e thjeshte, nga kush perbehet fjalia e thjeshte qka osht fjalia e perbere, fjali e perbere, qka quajme fjali te thjeshte, qka quajme fjali te perbere, cka quajme f

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more