Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Dr. Agon Bislimi

Realizohet bashkëpunimi spitalor Ferizaj- Shkodër

Realizohet bashkëpunimi spitalor Ferizaj- Shkodër Në Spitalin Rajonal të Ferizajit është realizuar me sukses bashkëpunimi në lëminë e Kirurgjisë. Ky realizim është falë ekipës kirurgjikale nga Spitali i Ferizajt dhe kirurgut Dr. Gëzim Galiqi. Nga Spitali Rajonal i Ferizajit ishin: Dr. Imri Vishi, Dr. Driton Ferizi dhe Dr. Agon Bislimi.  Operacioni u realizua me sukses. Pacientja ishte diagnostikuar me këtë diagnozë: Stenosis pyeloureteris lat. dex. dhe sipas mjekëve specialistë është vlerësuar se pacientja duhet t'i nënshtrohet operimit. Lloji i operimit ishte: Pyelonoplastika renis lat. dexter. Operimi kaloi me sukses. Në të ardhmen do të ketë bashkëpunime të tjera në këtë drejtim.

Poema e mjerimit

 '' Poema e mjerimit '' Shkruar nga: Dr. Agon Bislimi Në veprën poema e mjerimit Migjeni duke përshkruar mjerimin në të gjitha mënyrat dhe format e tij të errëta, demaskon shkaktarët. Ai në këtë vepër trajton një temë aktuale për kohën kur jetonte dhe vepronte. Mjerimi atij ia rëndon zemrën dhe e revolton. Sipas tij, shkaku i mjerimit ishte rendi i atëhershëm shoqëror. Pra, gjithçka e errët, që ka të bëjë me mjerimin në jetën e masave, burimin e shkakun e ka te rendi në fuqi. Duhet të përmbyset ai rend, që të zhduket edhe mjerimi . Në këtë vepër pra përshkruan mjerimin dhe në mënyrë revoltuese ngrihet kundër hipokrizisë(dyftyrësisë) dhe gënjeshtrës fetare të asaj kohe me një ironi të fortë dhe therrëse. Koha e Migjenit ishte shumë e rëndë dhe e vështirë. Mjerimi në kohën e tij ishte shtrirë në të gjitha anët. '' Migjeni '' me anën e kësaj vepre e zbulon mjerimin në çdo skaj të jetës dhe

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more