Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Nata e Kadrit

Dhjetë caktimet që ndodhin në Natën e Kadrit

  Ç’ndodh në këtë natë: 1.Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin e ardhshëm. 2.Në këtë natë shkruhet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë. 3.Shkruhet se kush do të nderohet e kush do të mallkohet. 4.Shkruhet se kush do të paracaktohet për në Xhenet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem. 5.Shkruhet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria. 6.Shkruhet se kush do ta kryejë haxhin atë vit e kush jo. 7.Në këtë natë përcaktohen rrisqet. 8.Përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër. 9.Çështjet e atij viti dërgohen nga Leuhi Mahfudh për tek melaiket të cilët shënojnë urdhrat. 10.Shkruhet dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu të ndodhë atë vit. Burimi: Xhamia Mbret

A shihet nata e Kadrit me sy?

A shihet nata e Kadrit me sy? Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë! Pyetje: A shihet nata e Kadrit me sy, thjesht me sytë e njeriut, ngase disa njerëz thonë: Nëse njeriu mund ta shohi natën e Kadrit, atëherë do të sheh dritë në qiell apo diç të ngjashme, dhe si e ka pa i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe sahabët radijAllahu anhum? Dhe si e di njeriu që e ka pa natën e Kadrit? A arrin shpërblim njeriu edhe nëse nuk ka mundësi me pa natën e Kadrit? Shpresojmë të na përgjigjeni me argument? Përgjigjja: Ka mundësi që dikujt t’i mundësohet pamja e natës së Kadrit, posaçërisht atij që Allahu ia bën të mundshme dhe kjo përmes pamjes së shenjave të kësaj nate. Sahabët radijAllah anhum për pamjen e kësaj nate argumentonin me disa shenja. Mirëpo, mos pamja e saj nuk e pengon arritjen e vlerës së saj, për atë njeri që falet dhe bën ibadet me bindje dhe llogari në shpërblim. Muslimani duhet të bëj përpjekje në kërkimin e kësaj në dhje

Shenjat e natës së Kadrit

Të gjitha falënderimet i përkasin Allahut, Zotit të botëve kurse përfundimi i lumtur është për të devotshmit dhe nuk armiqësi veçse ndaj mizorëve. Paqja dhe bekimet qofshin për krijesën më të mirë dhe njeriun më me vlerë, të Dërguarin tonë, Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem, familjen dhe mbarë shokët e tij! Më tej... Shenjat e natës së kadrit: E para : Nata mos të jetë as e nxehtë e as e ftohtë. E dyta : Të jetë natë e shndritshme. E treta : Në këtë natë zbresin shumë engjëj. E katërta : Dielli në agimin e saj lind pa rreze. Argumentet për këto shenja: I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “ Nata e Kadrit është natë e shndritshme, as e ftohtë e as e nxehtë, dielli në agim lind i kuq i dobët ”. Transmeton Ibn Huzejme dhe e ka saktësuar shejh Albani. I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “ Mua m'u tregua nata e Kadrit, e më pas m'u harrua. Ajo gjendet në dhjetë netët e fundit. Ajo natë është e s

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more