Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Falja e namazit

Myzhde nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem

Namazi i sabahut i rende per disa te ri. Për të rritur motivin dhe forcuar vullnetin lexoni këto hadithe të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Jepu myzhde atyre që ecin në errësirë (shkojnë në namaz të sabahut dhe jacisë) me dritë të plotë në Ditën e Kijametit". Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është sahih. Gjithashtu thotë: "Ai që fal jacinë me xhemat i llogaritet sikur të kishte falë gjysmën e natës dhe ai që fal sabahun në xhemat i llogaritet sikur të kishte falë tërë natën". Muslimi. Gjithashtu thotë: "Kush i fal dy të freskëtat hyn në Xhenet". Buhariu dhe Muslimi. Të mos harrojmë edhe faktin se namazi me xhemat vlerësohet 25 ose 27 fish ma shumë. O Allah na ndihmo të jemi të rregullt në namazin e sabahut! Burimi: Bekir Halimi

'' AKREPAT E ZEMRËS ''

Muslimanët në kohët e hershme, nuk kishin nevojë për orë që t’i zgjojë për namazin e sabahut, sepse zemrat i kishin të zgjuara dhe nënshtruese ndaj Allahut . Vetëm atëherë kur vdiqën zemrat, fjetën namazfalësit dhe nuk ju bëri dobi as ora e as autoparlantet e minareve sado që ua lëshonin zërin. Kujdesuni për namazin! Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

DISA NGA PENGESAT E PËRULJES NË NAMAZ

1.Besimi i dobët në takimin me Allahun dhe të shpresuarit tek Ai. 2. Vesveset e shejtanit. 3. Shkujdesja dhe epshi. 4. Përkujdesja e tepërt për dynjanë. 5. Lënia e xhamisë dhe xhematit. 6. Dobësimi i dashurisë ndaj vëllazërisë për hir të Allahut. 7. Mos rregullimi i drejtë i rreshtave gjatë namazit. 8. Bërja e padrejtësive ndaj krijesave dhe mosdhënia e drejtave të tyre. 9. Ngritja e shikimit kah qielli. 10. Falja e namazit mbi diçka e zbukuruar apo e vizatuar, gjë që të dekoncentron nga namazi. Nga arabishtja: Irfan JAHIU

A DO TË VAZHDOSH PËRSËRI TË MOS FALESH ?

A DO TË VAZHDOSH PËRSËRI TË MOS FALESH ? Pasojat e mosfaljes në këtë botë: 1. Përderisa të mos falesh Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote. 2. Përderisa të mos falesh fytyra jote do të jetë përherë e zezë. 3. Përderisa të mos falesh për çdo punë që bën nuk shpërblehesh nga Allahu. 4. Përderisa të mos falesh nuk ngrihen lutjet e tua në qiell (d.m.th. nuk pranohen). 5. Përderisa të mos falesh lutjet e të tjerëve për ty nuk pranohen. 6. Përderisa të mos falesh të urrejnë të gjitha krijesat në këtë botë. Me vdekjen tënde: 1. Përderisa të mos falesh do të vdesësh i poshtëruar. 2. Përderisa të mos falesh do të vdesësh i uritur. 3. Përderisa të mos falesh do të vdesësh i etur, edhe nëse pin gjithë ujin e deteve. Ndërsa në varr: 1. Përderisa ti nuk je falur do të ngushtohet varri derisa t’i thyejë eshtrat e tua. 2. Përderisa ti nuk je falur varri yt do të ndizet zjarr dhe ti do të rrotullohesh në prushin e tij ditë e natë. 3. Përderisa ti nuk je falur, ti ke një takim

NAMAZI I NATËS

Kur flasim për namazin e natës disa njerëz mendojnë se duhet falur 11 rekate, të lexosh 5 xhuze dhe të falesh 2 apo 3 orë. Çështja është më thejshtë se kaq, sikur ti të falesh qoftë edhe një rekat të vetëm, vetëm një, në të cilën lexon suretul-Ihlas (Kulhuvallahun) kjo llogaritet namaz nate dhe kështu shkruhesh tek Allahu prej atyre që falen natën! Kur i vihet Allahut në Ditën e Gjykimit me emrat e atyre që janë falur atë natë, ti do të gjesh emrin tënd në mesin e tyre, edhe pse ti nuk ke falur më shumë se një rekat. Çka sikur të kishe falur 3 apo më shumë!!! Me rëndësi është që të paktën mos të kalojë nata pa falur namazin e vitrit. Autor: Shejh Muhamed Arifi Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Vlera e namazit të sabahut dhe jacisë me xhemat

عَنْ عُثْمَانَ بنِ عَفَّانَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ : سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ : « مَنْ صَلَّى الْعِشَاءَ فِي جَمَاعَةٍ فَكَأَنَّمَا قَامَ نِصْفَ اللَّيْلِ ، وَمَنْ صَلَّى الصُّبْحَ في جَمَاعَةٍ فَكَأَنَّمَا صَلَّى اللَّيْلَ كُلَّهُ» Uthman ibën Affani, radiallahu anhu, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: "Ai që fal Jacinë me xhemat i llogaritet sikur të kishte falur gjysmën e natës namaz nate, kurse ai që e fal Sabahun me xhemat i llogaritet sikur të kishte falur tërë natën namaz nate". Burimi: Bekir Halimi  

Si bëhet falja e namazit

Falja e Namazit të Sabahut Falja e Namazit të Drekës Falja e Namazit të Ikindisë Falja e Namazit të Akshamit    Falja e Namazit të Jacisë 

Fale namazin

Takvimi 2012-kohet e faljes se namazit per Shqipëri

Vellezer musliman ketu mund ta gjeni Takvimin apo kohet e faljes se  namazit 2012 per Shqiperi. Per ta shkarkuar kliko ketu Postime te ngjashme: Takvimi 2012 per Kosove kliko ketu Takvimi 2012 per Maqedoni kliko ketu Add caption Add caption takvimi 2012 per shqiperi, takvimi 2012 shqiperi, kohet e namazit 2012 Shqiperi, namazi 2012 shqiperi, namazi 2012, falja e namazit 2012 shqiperi, shqipni namazi 2012, kalendari i faljes se namazit 2012 shqiperi, shqipni 2012 namazi, shqipri namazet, namazet ne shqiperi, koha per namaz ne shqiperi, koha e sabahut, koha e jacise, koha drekes 2012, koha akshamit, koha e ikindise 2012 shqiperi

Ezani bazik

Ezani Bazik  Es-Selam Alejkum - Paqja qoftë mbi ju Ky program ndihmon vëllezërit musliman që të kryejnë namazin kudo në botë.Në hapjen e parë të programit ju zgjedhni lokacionin, pastaj më poshtë zgjedhni listën e qyteteve dhe vendeve.Nga aty Ezani bazik punon në prapavijë, automatikisht thërret të faleni në kohën e caktuar çdo ditë. Ju mund të zgjidhni ezanin nga Meka, Medina apo Al-Aksa.Ezani mbështet mënyrën standarde dhe Hanefi dhe lloje tjera të mënyrave për të llogaritur lindjen e diellit dhe perendimin e diellit .Dritarja e shfaqur në ekran është mjeshtërisht e përcaktuar që të ju tregojë gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike dhe posedon edhe një busull që të ju orientoj në drejtim të Mekës.   Gjithashtu për çdo startim të kompjuterit lëshohet zëri BISMILLAHIR RAHMANIR RAH I M  pra kompjuteri fillon me bismilah.   Mos na harroni në lutjet tua. Es-Selamu Alejkum - Paqja qoftë mbi ju Per ta shkarkuar programin kliko  Ketu Program per

Falja e namazit

Ne keto video tregohet se si duhet te falni namazin. Falja e Namazit të Sabahut Falja e Namazit të Drekës Falja e Namazit të Ikindisë Falja e Namazit të Akshamit    Falja e Namazit të Jacisë 

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more