Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Opinione

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Shkruan: Elmedina Baraliu Fjalët e shkruara jetojnë. Sa më të sakta e të mençura të jenë, aq më të gjatë e kanë jetën. Të vërtetat e specializimit në QKUK do të jetojnë përgjithmonë sepse e vërteta e tyre është më e pastër se loti. Jeta është Mësuese e vërtetë. Aq shumë probleme ka në QKUK saqë është e vështirë t'ia fillosh hedhjen në letër apo letërsimin e tyre. Si specializant në QKUK jo vetëm që do të jesh argat por shumicën e herave do të jesh edhe skllav i specialistit. Si specializant në QKUK jo vetëm që do të tallen me ty specialistat, motrat e infermierët por edhe rojtarët, bartësit e pastruesit. Si specializant në QKUK jo vetëm që do të punosh si skllav por as që do të paguhesh për punën tënde, madje do të nënçmohesh e nënvlerësohesh. Si specializant në QKUK jo vetëm që rroga juaj nuk do të del me muaj të tërë por ajo do të humb fare dhe nuk do të del për tërë ato muaj me arsyetime të ndryshme që pothuajse të gjitha janë të kota. Të gjitha të këq

Kur je me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty

Kur je me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty Kjo është dyfytyrësia e rradhës e popullit tonë. Kur je me shëndet të mirë askush nuk interesohet për ty ndërsa po u sëmure atëherë të gjithë interesohen për ty miqtë dhe armiqtë. Kjo gjë më së shumti vërehet tek qendrat e ndryshme të mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në QKUK, gjendje e cila tregon për ndërgjegjen e fëlliqur, të baltosur që po vazhdon të praktikohet çdo ditë e më shumë nga qytetarët tanë. Një familjar të sëmurë e shoqërojnë 5 deri 10 persona ( ka pasur edhe 20 e më shumë) dhe të gjithë rrinë dhe bëjnë presion mbi personelin shëndetësor duke e penguar punën e tyre dhe duke komplikuar shëndetin e familjarëve të tyre.  Janë po ata persona që ndoshta e kanë shkaktuar gjendjen e rënduar shëndetësore të familjarit të tyre dhe tani dëshirojnë të gjejnë shfajësim tek personeli shëndetësor. Saherë që shkon njeriu në qendrat e mjekësisë familjare çd

Radiologët e QKUK-së vlerësohen si më të mirët në botë

Dërguar nga: K.I. Radiologët në QKUK po vazhdojnë me zhvillimin e tyre të profesional çdo ditë e më shumë. Për këtë tregojnë edhe faktet e sotme ku përmes ultrazërit apo ultrazingullit arrijnë t'a dallojnë apendiksin me 5 ose 6 milimetra ndërsa nuk mund t'a dallojnë tumorin me 5 ose 6 centimetra.  Kjo është një e arritur e madhe diagnostike në datatekën diagnostike superprofesionale mjekësore për të cilin kemi nderin dhe privilegjin t'a kemi në QKUK.  Radiologët e QKUK-së dallohen botërisht për "profesionalizëm" ku gjatë leximit të CT-së kanë përshkruar edhe patologji kur nuk ka pasur patologji fare. Është përshkruar psh. Koleksion retroperitoneal djathtas ndërsa gjatë laparotomisë është hasur koleksioni majtas. Është përshkruar tromb i arteries mezenterike ndërsa gjatë operacionit nuk ka rezultuar te jetë ashtu. Është përshkruar tromb në arterien splenike ndërsa gjatë laparotomisë është hasur rupturë e shprektës. Kjo tregon që Radiologët tanë i di

Çdo dhembje e barkut ka "natyrë kirurgjike" sipas Gastroenterologëve të QKUK-së

Gastroenterologët e QKUK-së kanë vazhduar me "mençurinë" e rradhës, që nuk gjendet as në Bangladesh. Ata qe një kohë të gjatë po mendojnë që çdo dhembje e barkut ka natyrë kirurgjike. Sipas tyre çdo herë që dikush ka dhembje barku duhet të operohet. Pra nëse gjatë ditës keni një, dy ose më shumë herë dhembje barku duhet të operoheni po aq herë sa keni dhembje barku.  Ky konkludim i tyre lidhet me faktin që çdo dhembje e barkut ose kolikë abdominale duhet të shkoj direkt te Kirurgu Abdominal sepse dhembja e barkut duhet të largohet me intervenim kirurgjik dhe të mos trajtohet fare me barna nga ana e Gastroenterologut.  Sipas tyre, Gastriti akut, Gastriti kronik, Gastroenterocoliti akut dhe të gjitha sëmundjet tjera që më parë janë trajtuar nga Gastroenterologu tanimë duhet të trajtohen nga ana e Kirurgut abdominal duke bërë intervenimin kirurgjik për të menjanuar dhembjen e barkut.  Këto ide "përparuese" të mjekësisë bashkëkohore po vazhdojnë të jenë të

Gabimi i mjekut familjar rreth kolikës abdominale dhe renale

Gabimi i mjekut familjar rreth kolikës abdominale dhe renale Kohët e fundit është bërë praktikë e gabuar nga ana e Mjekut Familjar(pjesa më e madhe e tyre) për kolikën abdominale(dhembjes së barkut) dhe kolikën renale(dhembjes së veshkave) rreth trajtimit të saj dhe udhëzimit te Gastroenterologu, Kirurgu abdominal apo Urologu.  Mjekët familjar mendojnë që e largojnë përgjegjësinë që nëse e udhëzojnë pacientin te Kirurgu, Gastroenterologu ose Urologu por përkundrazi në fakt çdo udhëzim analizohet duke shkruar në regjistër Mjekun udhëzues dhe vlerësimin e udhëzimit të tij. Në shumicën e rasteve Mjekët familjar(shumica e tyre) bëjnë gabim fatal profesional kur çdo pacient/e me dhembje të barkut e udhëzojnë te Kirurgu Abdominal duke menduar që çdo dhembje e barkut ka natyrë kirurgjike. Ata madje as që e ekzaminojnë (perkusion,palpacion, inspeksion, auskultacion të abdomenit) pacientin dhe as nuk e ka idenë më të vogël rreth orirgjinës së dhembjes së barkut. Nëse ka ndon

Pse nuk duhet të specializoni në QKUK - Prishtinë?

  - Muaji korrik, është muaji kur një nxënës 18 vjeçar që sapo ka vendosur të studiojë vendos po ashtu për fatin e vet. Shumë të rinj, të freskët, plot jetë dhe ambicie konkurrojnë në fakultetin e mjekësisë, dhe ata që pranohen i gëzohen tej mase . Të mbushur plot jetë, plot shpresa dhe shumë plane për të ardhmen përfundojnë fakultetin e mjekësisë pas 6-10 vitesh.   - Pavarësisht vështirësive, buzëqeshje dhe gëzim ka në fytyrat e të sapodiplomuarve. Pasi përfundon çdo gjë dhe vjen koha e punësimit , fillojnë edhe hapat e "stresit postdiplomik" te quajmë ne. Edhe pse të gjithë që posedojnë një "diplomë" meritojnë të punësohen, gjithsesi nuk shkon ashtu! Duhet të mundohesh e stërmundohesh për të gjetur një " krah të fortë" për ndihmë dhe poqë se nuk e gjen, mund të " futesh gishtat në gojë dhe të fishkëllesh". Ambicia bie, frustrimi dhe zhgënjimi rritet, dhe ti si 24-30 vjeç/e je ende një ‘’bebe e rritur’’ sepse prindërit va

Fëmija ose nipi në spital e nëna ose gjyshja me dashnorin e ri në hotel ose në mal!

Dërguar nga: N.N. Mund të tingëlloj si artikull i ashpër por në Kosovë realiteti është i tillë. Të përdalura(kurva,nepërka, të pamoralshme,lavire, bitcha,) ka pasur gjithmonë por kohët e fundit numri i tyre ka arritur numër të madh! Këtë e dëshmojnë çdo ditë e më shumë ngjarjet e ndryshme që po ndodhin në trojet shqiptare. Dukuria më e tmerrshme e cila po ndodh sot është me një pjesë të madhe të nënave dhe gjysheve shqiptare. Ato(një pjesë e madhe e tyre) çdo ditë e më shumë po shfaqin shthurrjen e tyre morale duke tradhtuar burrat e tyre çdo ditë, me çdokënd dhe në çdo vend! Kjo dukuri po ndodh pothuajse në çdo spital në trojet shqiptare dhe do të vazhdoj të ndodh përderisa "burrat e tyre pa tru" nuk interesohen fare për gratë e tyre se ku shkojnë dhe çfarë bëjnë. Edhe nëse interesohen këto femra(nëna,gjyshe) e kanë një strategji dhe të etiketojnë menjëherë me termin xheloz ose i sëmurë prej xhelozisë e cila nuk qëndron sepse çdo burrë duhet të interesohet për g

Të punosh si mjek në Kosovë!

Të punosh si mjek në Kosovë do të thotë të jesh i nënçmuar, i nëperkëmbur dhe i përbuzur. Të jesh mjek do të thotë te kryesh 6 vjet Mjekësi e përgjithshme, 6 specializim , +/-3 doktoraturë dhe tërë jetën e mbetur studim. Do të thotë të kalosh jetën në stres, të kalosh kohë më shumë në spital se në famije, të vuash për gjumë, dhe në fund të përbuzesh e të mos marrësh as 1 falenderim e lëre më rrogë të dinjitetshme dhe trajtim te dinjitetshëm.   Të jesh mjek në Kosovë do të thotë që pasi i kryen gjithë këto vite studimi vlerësohesh me një fjali shkatërruese " ai/ajo sen' spo dika " nga njerëz që as qerekun e studimeve tua nuk i kanë kryer e te mos them edhe nga ata qe janë analfabetë. Të jesh mjek në Kosovë je aq i nënçmuar, sa për trajtim të sëmundjeve besohet më shumë fallxhorja !  Te jesh mjek do të thotë të qash për "Vitrat" te cilat nuk i qesin në konton tënde, dhe të gëzohesh si fëmiu kur ato dalin me vonesë.Të jesh mjek do të thotë të shfrytëzohesh

PËR MJEKËT!

Për ti shkruar këto rrjeshta më nxiti një postim i bërë dje ku disa mjekë kinezë kishin operuar për 32 orë me rradhë një pacient që kishte një aneurizëm dhe një tumor në kokë. Në foto ato shfaqen të shtrirë në dysheme të lodhur, por besoj edhe të gëzuar që ia dolën. Raporti i mjekëve me popullin, jo thjesht me pacientët, ka ndryshuar në dekadat e fundit. Mjekët bëjnë një rrugë të gjatë, plot sakrifica për të qenë në gjendje që tu shërbejnë njerëzve. Mjekët janë shndërruar shpesh herë në objekte sulmesh nga qytetarë (pacientë ose familjarë), të zhgënjyer, të mllefosur, të irrituar herë me arsye dhe herë pa kurrëfarë arsye. Ndonjëherë të krijohet përshtypja se komercializimi i mjekësisë i zhveshi mjekët nga humanizmi, kurse qytetarët i bëri më mosbesues ndaj tyre. Më kanë rënë rasti të dëgjoj njerëz nëpër korridore që shajnë ose që thonë “hë mo se kështu e duan këta”, duke justifikuar agresivitetin e tyre. Nuk e besoj që ka qenë me vend kjo sjellje në shumicën e rast

Disa vajza po të kishin pak frikë dhe nder ndaj Zotit

Disa vajza po të kishin pak frikë dhe nder ndaj Zotit dhe pak mëshirë ndaj meshkujve, vërtet do të kishte kuptim dhe kënaqësi shëtitja lirshëm përgjatë stinës së pranverës dhe verës. Megjithatë, të gjendur përballë një (zh)veshje tejet provokuese, meshkujt detyrohen t’i mbajnë sytë kah pemët e veshura me lëvozhga e me gjethe. Fjala është për ata meshkuj të cilët gjënë më të shtrenjtë në jetë – moralin duan ta mbrojnë prej meteorëve të mëdhenj! Iljasa Salihu

Një realitet i mbrapshtë në botëkuptimin e shoqërisë sonë

Një realitet i mbrapshtë në botëkuptimin e shoqërisë sonë; nëse e simpatizon popullin gjerman, askush nuk të thotë gjerman, kurse po e the ndonjë fjalë të mirë për popullin turk, menjëherë të thonë se je turk, madje e vënë në dyshim të thellë edhe përkatësinë tuaj kombëtare. Detyrë e intelektualëve është që ta shporrin këtë anomali, edhe pse shumë anomali duhet hequr. Me rëndësi është që të punohet në heqjen e këtyre anomalive!  Iljasa Salihu

Duke lexuar " Zonja Z"-Albatros Rexhaj.

Roman i cili fton femrën shqiptare në evolucion dhe në revolucion. Ndoshta i përafërt me Revolucionin e majit 1968 në Fr ancë, i cili degradoi dhe satanizoi familjen dhe shoqërinë franceze, nën emrin e modernizmit, lirisë seksuale, ç`lirimit nga maçoizmi mashkullor dhe përhapja e ideve të lëvizjeve postfeministe si "Terre des femmes" (Toka e femrave)  Ardian Ramadani Analiza, Referat, Analiza Zonja Z

Grubi po përpiqet të bëhet si Sula

Grubi po përpiqet të bëhet si Sula. Përmes padive penale dëshiron të hiqet i fuqishëm në shoqëri, të mbjellë frikë dhe të mbrohet prej atyre që haptas duan ta shprehin pakënaqësinë ndaj këtij pushteti të poshtër e të kalbur. Gjithsesi, paditeni Llatasin dhe shokët e tij nëse dëshironi t'i jepni jetë dhe kuptim padive penale dhe jo ata që në sajë të këtyre vorbullave të mjegullta mund edhe të gabojnë diku. Pushteti nuk është i përhershëm, ndaj edhe kam shpresë për ditë më të mira! Burimi: Iljasa Salihu  

Jashtëqitje, udbash, zorrë politike e spiunë

Jashtëqitje, udbash, zorrë politike e spiunë, janë disa prej fjalëve të përdorura publikisht prej liderit të opozitës shqiptare, drejtuar disa profesorëve, shkrimtarëve e publicistëve. Unë nuk dua të merrem me atë nëse këta intelektual janë apo nuk janë të këtillë siç i quan ai, porse çmeritem me këtë fjalor aspak etik që më së paku do t’i shkonte përshtati një liderit. Aq më keq, po në këtë qerthull, thotë se jemi të pastër! Mua nuk më vjen keq se me këtë fjalor kurrë nuk mund t’i fitojë zgjedhjet, por më vjen keq se publikisht dhe prej njerëzve që duhet të jenë shëmbëlltyrë në shoqëri, po ndodhë që shoqëria jonë të helmohet me një kulturë tejet të ulët të bisedave. Me të drejtë gazetari i Televizioni Koha tha se si medium tërhiqet prej këtyre fjalëve! Iljasa Salihu

Nëse bombat e hedhura prej Zaevit janë...

Nëse bombat e hedhura prej Zaevit janë të ngjashme me serialet turke, ashtu siç po lexoj prej shumë syresh, atëherë me keqardhje them se protagonistët e këtyre filmave në fund të filmit ose i dalin trenit përpara, ose duke qenë të kredhur thellë në dashuri, kërcejnë prej ndonjë ure për t’u vetëmbytur! Iljasa Salihu

Qeveri kopilësh

Ç’të presësh prej një qeverie të stërmbushur me kopilë, fëmijë këta të lindur prej prindërve të pamartuar, të cilët mund ta dinë se përse erdhën në këtë botë dhe kush i solli ata, por jo edhe shkaktarët e kësaj prurjeje. Për më keq, po këta kopilë ndërtuan aq shumë përmendore, saqë prindërit dhe gjeneza e atyre përmendoreve assesi të dihen. Njerëzit kopilë ndërtuan përmendore po ashtu kopilë. Këta edhe paratë i kanë kopilë, sepse burimi i atyre parave nuk dihet, pra edhe parave të tyre nuk i dihen prindërit, apo ndoshta i dihen, por takimi i tyre qe vetëm sa për një shfryrje epshi. Vaj halli kur njerëzit e lindur prej prindërve të martuar të udhëhiqen prej kopilëve! Burimi: Iljasa Salihu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more