Skip to main content

Kur je me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty



Kur je me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty

Kjo është dyfytyrësia e rradhës e popullit tonë. Kur je me shëndet të mirë askush nuk interesohet për ty ndërsa po u sëmure atëherë të gjithë interesohen për ty miqtë dhe armiqtë.

Kjo gjë më së shumti vërehet tek qendrat e ndryshme të mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në QKUK, gjendje e cila tregon për ndërgjegjen e fëlliqur, të baltosur që po vazhdon të praktikohet çdo ditë e më shumë nga qytetarët tanë.

Një familjar të sëmurë e shoqërojnë 5 deri 10 persona ( ka pasur edhe 20 e më shumë) dhe të gjithë rrinë dhe bëjnë presion mbi personelin shëndetësor duke e penguar punën e tyre dhe duke komplikuar shëndetin e familjarëve të tyre. 

Janë po ata persona që ndoshta e kanë shkaktuar gjendjen e rënduar shëndetësore të familjarit të tyre dhe tani dëshirojnë të gjejnë shfajësim tek personeli shëndetësor.

Saherë që shkon njeriu në qendrat e mjekësisë familjare çdokush mund të shikon se këto qendra janë të stërmbushura me njerëz të profileve të ndryshme dhe kur i shikon të mbushet mendja që asnje qytetar shqiptar nuk gëzon shëndet por të gjithë janë të sëmurë. Por në fakt për një njeri kanë ardhur 5 deri 10 persona të cilët qëndrojnë afër familjarit të tyre sa për t'a pastruar kinse personalitetin e tyre dhe për të mos hyrë në "gojën e botës".

Kjo gjendje duhet të ndryshoj dhe duhet të pastrohet personaliteti i përbaltosur i pjesës më të madhe të atyre që e shoqërojnë familjarin e tyre për të kërkuar ndihmë shëndetësore në qendrat e ndryshme të trajtimit të sëmundjeve. 

Vizitojeni familjarin tënd derisa është në gjendje të shëndoshë sepse kur sëmuret e vizitojnë të gjithë...madje edhe armiqtë.




loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more