Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2014

Lexoni kuriozitete rreth Google

Kur kërkoni diçka në motorin e kërkimit Google.com, për të nxjerrë rezultatet më të mira brenda pak sekondash, merren parasysh 200 faktorë. Kompania ka në zotërim domene të shqiptimit gabim të fjalës Google, të tilla si “Gooogle.com”, “Googlr.com”, “Gogle.com” dhe të tjera.

Çdo sekondë bëhen 2 milionë kërkime në Google.

Në vitin 2013, 91 për qind të të ardhurave të Google, 55.5 miliardë dollarë, erdhën prej reklamave.

Indeksi i kërkimit të Google është më shumë se 100 milionë gigabajt.

Mbi 6 miliardë orë video shihen çdo muaj në YouTube, baras me një orë video të para për person në tokë.

Sugjerimi “mos do të thuash” që Google bën për fjalët e germëzuara gabim, ka shpëtuar kompaninë nga kërkimet e pasakta.

Ah! Sikur të marrin mësim njerëzit!

Një mbretit i lidhur në pranga dhe në burg i thotë djali i vet: babi im, si arritëm në këtë gradë, kurse ne ishim ata që sundonim, urdhëronim dhe ndalonim, kishim pushtet dhe pasuri?
U përgjigj: ndoshta lutja e dikujt që i kemi bërë padrejtësi na ka sjell në këtë gjendje.
Ah! Sikur të marrin mësim njerëzit!

Burimi: Bekir Halimi

Pyetje: nëse dita e Arafatit bie në ditën e Xhuma, a duhet të agjërojmë edhe një ditë para?

Pyetje: nëse dita e Arafatit bie në ditën e Xhuma, a duhet të agjërojmë edhe një ditë para?
Dijetarët musliman tregojnë se agjërimi i ditës së xhuma me një ditë para ose një ditë mbrapa vlen atëherë kur e agjërojmë ditën e xhuma si ditë të xhuma, mirëpo nëse rastis agjërimi i ditës së Arafatit ose ditës së Ashures, atëherë lejohet agjërimi i vetëm ditës së xhuma, sepse nuk e agjëron për xhumanë por për ditën e arifes ose ashures.
Edhe pse nëse dëshiron të agjëron të enjtën dhe të xhuman, kjo vepër është edhe më e mirë.
Allahu e di më së miri!

Burimi: Bekir Halimi

Buxheti është social, por politikanët as për së afërmi nuk janë raste sociale

Buxheti është social, por politikanët as për së afërmi nuk janë raste sociale. Ata kurrë nuk do t’ia dinë si duhet hallin popullit, përderisa rrojnë si mbretër të shteteve të pasura me burime natyrore. Meqë ata janë pasqyra e popullit, nuk është e ndershme të jenë kaq shumë të pasur. Unë nuk them se kanë vjedhur ata, por dua të them se në kësi lloj mjedisesh nuk mund të pasurohesh aq shumë pa pas vjedhur!

Burimi: Iljasa Salihu

Me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet

Me votimin nga Kuvendi Komunal të propozim buxhetit, kornizës afat-mesme buxhetore, e të ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”, akordimit me BERZH për ndërtimin e një flote të re të autobusëve për qytetin tonë, dhe reformën e ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban,” po përmbyllet një nëntë-mujor i suksesshëm për Komunën e Prishtinës dhe mua personalisht.
Këto projekte janë themeli i një sistemi modern të mobilitetit në Prishtinë. Me jetësimin e tyre gjatë mandatit të Kryetarit Ahmeti, Prishtina do të bëhet një qytet që mund të krahasohet për nga shërbimet e transportit me çdo kryeqytet në rajon dhe më gjerë.
- me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet

Burimi: Dardan Sejdiu

Gjithfarë lajmesh të rastis të lexosh

Gjithfarë lajmesh të rastis të lexosh. Thuhet se nëse Papa Gjon Pali II e ka bekuar Teuta Rugovën, vajzën e Ibrahim Rugovës, atëherë bekimi i Papës po e ndjek Teutën, pasi ajo fitoi dhjetëra mijëra vota dhe u bë deputete. Nuk po hy në këso mashtrimesh, sepse njeriu nuk është ai që bekon, kushdo qoftë ai, por më vajti në mendje rasti i Labinotë Demit, e cila po ashtu u bë deputete ngase mori shumë vota. Çka u bë tani me Libinotën, duke qenë se Papa nuk e kishte bekuar?

Burimi: Iljasa Salihu

Maqedonia ta kujton të sëmurin i cili...

Maqedonia ta kujton të sëmurin i cili nuk i merr parasysh këshillat dhe udhëzimet që ia jep mjeku, por këtë detyrë ia beson profesorit të historisë. Aq shumë ishte ndikuar prej këtij profesori, sa që i mjaftonte fakti se në të kaluarën kishte pasur shëndet të mirë, paçka se sot gjendej në zgrip të vdekjes. Ai kënaqej me faktin se dikur kishte qenë mirë, pikërisht atëherë kur gjitha etnitetet tjera kishin qenë shumë keq!

Burimi: Iljasa Salihu

Ato shtete që dikur i shpëtuan shqiptarët botërisht, janë po ato shtete të cilat po dëshirojnë t'i ''vrasin'' shqiptarët tinëzisht

Në qiellin e Kosovës çdo ditë po hudhen kemikate të ndryshme nga aeroplanë të vegjël të cilët vetëm bëjnë ''ecajake'' rreth një hapësirë qiellore. Nga ajo që kemi lexuar rreth efekteve të këtyre kemikateve kemi kuptuar se këto shkaktojnë sëmundje të ndryshme nga hipertensioni i vazhdueshëm e deri tek kanceret e llojllojshme. Në disa shkrime tjera shkruan se shkaktojnë edhe sterilitet.

Pra ato shtete që dikur i shpëtuan shqiptarët botërisht, janë po ato shtete të cilat po dëshirojnë t'i ''vrasin'' shqiptarët tinëzisht.


iPhone 6 nuk mund të përgjohet, irritohet FBI

Dalja në treg e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ishte një lajm i mirë për përdoruesit e markës Apple. Por jo për FBI –në. Byroja Federale e Hetimit është irrituar së tepërmi me gjigandin amerikan të teknologjisë, për shkak se sistemi iOS8 që kanë iPhone –t e rinj pengon ndërhyrjet nga shërbimet e inteligjencës. Pakënaqësi ka shprehur FBI edhe ndaj lajmit të sistemit Android që gjithashtu ka bërë të ditur se versioni i ri do të jetë i padepërtueshëm nga Shërbimet e Sigurisë.

NY Times shkruan se kreu i FBI –së, James Comey ka bërë kritika të forta ndaj Apple dhe kompanive që përdorin sistemin Android. Sipas tij, fakti që policia dhe FBI nuk mund të depërtojnë tek të dhënat e celularëve, pengon hetimet.

Të dhënat personale, si foto, mesazhe apo e-mail janë thelbësorë në hetimet për të zgjidhur mjaft çështje kriminale, nga vrasjet deri tek pedofilia. E po kështu, shërbimet inteligjente mendojnë se përgjimi i sistemeve të celularëve është efikas edhe në luftën kundër terrorizmit.

S…

Morina: Në Neurokirurgji nuk ka ndërprerje të punës

Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Arsim Morina ka mohuar lajmin se në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK, ka ngecje të shërbimeve shëndetësore, duke thënë se vëllimi i punës në sallën e operimit dhe vizitat ditore në ambulancën specialistike kanë qenë si më parë. Ai ka deklaruar se zgjedhja e tij për drejtor është në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe standardet botërore të përzgjedhjes.

Morina ka thënë se nuk do të ketë ”bllokadë” apo “ paralizë”të punës në këtë Klinikë, të paktën nuk do të lejoj të ndodhë diçka e tillë përderisa ai të jetë udhëheqës i kësaj klinike.

“Vetë shpallja e ‘grevës’ këto ditë nga kolegët dhe thirrja e Dr. Haxhi Avdylit për të vazhduar me grevë konsideroj që është tejet e pamatur, e papjekur dhe e papërgjegjshme ngase është jashtë çdo obligimi etiko-profesional dhe kornize ligjore. Është më se e qartë që arsyet, kushtet, mënyra e organizimit janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Andaj, ftoj kolegët që të reflektojnë pozitivisht dhe mos …

Artemisia, bima që vret deri 100% qelizat e tumorit në vetëm 16 orë!

Artemisia, bima që vret deri 100% qelizat e tumorit në vetëm 16 orë!

Kjo bimë vret 98 deri 100% të tumorit në vetëm 16 deri 24 orë! Por, askush nuk flet për këtë!

Nuk është bërë gjë tjetër veçse të fshihet me forcë ky zbulim. Në fakt, ekziston pikërisht kjo bimë ku përbërësit e tij, të kombinuar me hekur, janë në gjendje të shkatërrojnë tumorin në vetëm 16 orë.

Emri i saj është “Artemisia Annua” dhe ju e shihni në foto. Kjo bimë është bojkotuar sepse nuk kushton asgjë dhe mbahet larg komercializmit pikërisht për këtë shkak, ndonëse nga kjo bimë, zgjidhja për problemin e kancerit është shumë e shpejtë.

Kjo bimë, Artemisia annua, është një nga ato kura që mund të vrasë deri në 98% të qelizave të kancerit në vetëm 16 orë, thuhet qartë në hulumtimin e publikuar në “Life Science”.

Shkencëtarët e përfshirë në studim, pranojnë se substancat që rrjedhin nga “Artemisia annua” janë përdorur në mjekësinë kineze dhe mund të vrasin 98% të qelizave të kancerit të mushkërive në më pak …

Fisnik Ismaili:harro FIFA-n, harro cilësinë, harro korrektësinë, harro ligën e mirëfilltë

Tuj u rrehë në mes vete e tuj i ndërpre ndeshjet në mes të dy ekipeve ma të mëdha e ma të vjetra në vend, harro FIFA-n, harro cilësinë, harro korrektësinë, harro ligën e mirëfilltë.

Kjo është arsyeja pse unë, e plot si unë s'e përcjellim futbollin vendor me vëmendje, prej kohës kur ka pasë futboll të hajrit në Kosovë.

Përgjegjësinë për zhvillimin e nji sporti e ka njajtë spektatori sa edhe Federata. Te na, në vend se spektatori me qenë shembulli që e drejton Federatën, po ndodh e kundërta: spektatori është ba pasqyra e Federatës, tuj ba gjeste harrangopash.

Qeshtu kemi me mbetë provincë përherë.

Burimi: Fisnik Ismaili

Kujdes!! iPhone po ju përgjon!

Ai ndjek çdo veprim tuajin,  duke regjistruar kohën e saktë kur dolët nga puna , ku e keni pirë kafe tuaj dhe ku ju pëlqen të bëni blerje .

Por nuk bëhet fjalë për një njeri spiun ose disa kamera të Big Brother, përgjuesi është iphone që qendron në xhepin tuaj.

Fshehur në telefonat e Apple është një funksion i cili regjistron çdo lëvizje. Iphone më pas është në gjendje të analizijë të dhënat për të kuptuar se ku jetoni dhe punoni , bazuar në shpeshtësinë dhe kohën e lëvizjeve .

Funksioni i quajtur ” Frequent Locations” është vendosur në heshtje në iPhone një vit më parë . Por, megjithëss qasja në programin është vendosur nën disa shtresa të settings menu , pak njerëz e dinë se ekziston .

Shenjëzimi i hapsirave të parkingut në zonën qendër nisi sot.

Ndërsa nesër votohet për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale "Prishtina Parking sh.a." e cila do jetë përgjegjëse për organizimin e parkingut në kryeqytet.










Burimi: Dardan Sejdiu

Jemi bërë sikurse dhitë për sa i përket sistemit të tretjes.

Jemi bërë sikurse dhitë për sa i përket sistemit të tretjes. Pavarësisht padrejtësive të mëdha, me shumë lehtësi të gjitha po i gëlltisim dhe fare nuk po kollitemi të paktën. Fatkeqësisht, pas kësaj gëlltitjeje të hatashme, nuk po arrijmë të prodhojmë qumësht si të dhisë, mbase për sa i përket prodhimit kemi mbetur shterpë!

Burimi: Iljasa Salihu

Edhe njo e fort

Edhe njo e fort
E zënë besimtarët rob një ushtarë të esedit, dhe një vëlla Egjiptian e pyet:
Ti a je me neve apo me ato tjerët
Ushtari esedit: unë jam me juve
Egjiptasi: aaa, ne jemi ato tjerët !!!


Burimi: Senad Ramadani

Dardan Sejdiu thotë.....

Sot po vazhdojnë punët në mbjelljen e fidaneve. Prishtina po bëhet



Burimi: Dardan Sejdiu

Prurja e përmendoreve shqiptare

Prurja e përmendoreve shqiptare, qofshin ata të kenë qenë komunist apo demokrat në ngjizje, nuk është gjë tjetër pos një mëtim për ta përligjur projektin famëkeq “Shkupi 2014”! Ata që po i gëzohen këtyre përmendoreve, vërtet po më ngjajnë me ata që në ditë morti ia japin valles, duke menduar se kanë dasëm!

Burimi: Iljasa Salihu

Shpresojmë që herave tjera kur të vjen Papa në vendet tona, të mos...

Shpresojmë që herave tjera kur të vjen Papa në vendet tona, të mos arrestohet ndonjë hoxhë, por mirë kishte qenë të arrestohet ndonjë politikan i korruptuar. Kjo do të ndërlidhej edhe me botëkuptimin teorik të Papës, sepse korrupsioni është hapi i parë që çon drejt prishjes së paqes. Me ç’rast, kthimi i Papës në vendin e tij, filloi t’i jep rezultatet e para.
Burimi:Iljasa Salihu

Sa ka shpenzuar Apple për një iPhone 6?

Këto ditë po qarkullojnë njoftime, lajme, thashetheme, vetëm për iPhone 6. Tani raporti i radhës vjen nga Re/Code, të cilët kanë llogaritur apo analizuar se sa i ka kushtuar kompanisë Apple prodhimi i një iPhone 6. Sipas raportit të tyre iPhone 6 ka kushtuar të prodhohet mes 200 deri 263$, ndryshimi në çmim është ndryshimi sipas versionit dhe hapësirës për të dhëna. Siç mund ta imagjinoni iPhone 6 Plus me ekran të madh ka kushtuar pak me shtrenjtë, për modelin 16GB është 216$ kurse për modelin 128GB, 263$.

Sipas kësaj nëse del të jetë përafërsisht e vërtet, atëherë Apple po arrin të marr fitime të pastra për çdo iPhone 6 që shet, të cilët me kontratë kushtojnë në mes 649 deri 849$ kurse pa kontratë nga 749 deri 949$.

Këto ditë kompania ka raportuar se, vetëm deri të vikendi i parë ka arritur të shes 10 milionë njësi të smartphone-ve, 1 milionë më shumë se vitin e kaluar.  /ameble/

Rikthehet në treg ora Moto 360

Ora e mençur Moto 360 është rikthyer në treg pasi javë më parë ishte bërë e ditur se janë shitur të gjitha njësitë e lansuara në fillim të shtatorit. Blerësit mund ta porosisin orën me sistemin operativ Android Wear në faqen zyrtare të Motorolas dhe do të kushtojë 200 funte.

Moto 360 është ora e parë që ka dizajn rrethor, ndërsa së fundmi në këtë dizajn i është bashkuar LG G Watch R dhe Apple Watch.

Apple lanson iOS 8.0.2

Apple ka lansuar përditesimin iOS 8.0.2, i cili sjell përmirësimet për shërbimet celulare dhe çështjet që lidhen Touch ID, të cilat hasen në probleme pas instalimit të përditësimit iOS 8.0.1. Ju mund ta përditësoni iPhonin, iPadin apo iPodin tuaj nëpërmjet shkarkimit direkt nga pajisja apo me anë të iTunes.

Shellshock, virusi më i keq i të gjitha kohërave?

Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një virus në softuerin e sistemit që përdoret në miliona kompjuterë, duke u dhënë mundësi piratëve kibernetikë të sulmojnë serverët në ueb, si dhe sistemet operative të bazuara në Linux dhe Unix. Hulumtuesit mendojnë se virusi Shellshock, i cili prek një aplikacion të quajtur Bash, është edhe më i keq se virusi Heartbleed që u zbulua në muajin prill, edhe pse këto dy viruse janë pothuajse të ndryshme në natyrë. Ndryshe nga Heartbleed, i cili detyroi përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet në shërbimet e ndryshme në internet, virusit Shellshock nuk i është gjetur një zgjidhje akoma.

"Me anë të këtij virusi, piratët kibernetikë mund të kontrollojnë çdo pajisje që operon me sistemet operative që kanë aplikacionin Bash për komanda. Sistemet operative si Mac OS X, Linux dhe Unix kanë aplikacionin Bash", raporton Krokodili.al

Rapid7, agjencia e sigurisë në internet, mendon se ky virus është shumë i rrezikshëm për shkak të kombinimit …

Jemi dëshmitar se kohën e fundit është shtuar fenomeni i KANCERIT NË GJI tek femrat

Jemi dëshmitar se kohën e fundit është shtuar fenomeni i KANCERIT NË GJI tek femrat dhe sipas rukjexhive eminent në shumicën e rasteve kjo ndodh si shkak i prekjeve nga xhinët.

Do të ju ofroj një audio inçizim të cilin duhet ta dëgjojnë gratë në përgjithësi dhe të sëmurat nga kjo sëmundje në vecanti.

Rukje kundër kancerit në gji !!!

(Për ta ruajtur: klikim i djatht me mause dhe save as)

http://www.alroqya.com/snd/canser.mp3


Burimi: Senad Ramadani

Nuk them që je injorant, sepse po lëndohesh

Nuk them që je injorant, sepse po lëndohesh, ndaj të them “shtriju librave burimore që nuk hutojnë, por që shpjegojnë”

Gjithandej prej shumëkujt po flitet për islamin, por fatkeqësisht, gjithherë dhe gjithkund kur po flitet për terrorizmin. Sërish dhe fatzezësisht, terrorizmin e kanë bërë një trup me gjymtyrë të islamit. Për islamin po flasin kundërshtarët e tij në cilësinë e shpëtimtarëve të islamit, mu sikurse shpendët grabitqarë për peshqit. Po flasin edhe njohësit e tij, gjithherë duke u emërtuar si ekstremistë prej atyre me identitet të paqartë.

Varësisht prej shijeve, thuajse bëhet fjalë për pije të pëlqyera, po flasin për tufë islamesh, por jo edhe për islamin që është një. Islami po mëton të kuptohet përmes organizatave terroriste, edhe pse po këto organizata janë armiq të kësaj feje!

Shumë prej këtyre që i kanë rravguar gjërat, kanë rënë në këtë batakë, për arsye se nuk duan të dëgjojnë, aq më pak të lexojnë për këtë fe dhe t’i pyesin dijetarët për gjërat që nuk …

Kosova, me më shumë agjentë nga Serbia se sa “xhihadistë” !

Serbia në Kosovë, ka rreth 2 mijë  spiune serbë, ne mesin e tyre edhe shume  shqiptarë, prej tyre 140 ishin brenda UÇK-së.  CIA ne raportin e fundit flet se ne Kosovë paska rreth 150 xhihadistë. Philipe Gordon zyrtar i larte amerikan gjate vizites se tij te fundit ne Serbi  nga takimi me presidentin serb, ka kërkuar nga Beogradi terhiqjen e shërbimeve sekret serbe nga Kosova, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Perveç BIA, në Kosove ka edhe 400 bashkepuntor publik dhe sekret te MUP-it

Uji flen, por armiku nuk flen, thote populli e cila thenje deshmohet sot edhe në Kosovën e pas shpallejes së pamvarësisë…Edhe shërbimet serbe janë duke punuar me të madhe edhe për zbehjen e imazhit të kosovarëve në sytë e ndërkombëtarëve, duke tentuar që gradualisht Kosova nga të qenurit viktimë të merr tiparet e viktimizuesit, sepse ato shërbime në bashkëpunim me forcat e errëta që veprojnë në Kosovë. Pas luftës në Kosovë, është bërë kouptimi i agjenturave serbe në shumë segmente të …

Leximi i Rrudhave ne fytyrë

Ja çka do të thonë rrudhat në fytyrën tuaj Rrudha në ballë

Rrudhat vertikale, sipas traditës kineze janë shprehje e zemërimit dhe pakënaqësisë. Organet që lidhen me këto vija janë mëlçia dhe shpretka. Rrudhat horizontale janë shenjë e vigjilencës, tensionit për të pasur gjithçka nën kontroll por dhe shprehje e karakterit kurioz.
Rrudhat në sy

Shprehim çrregullime në lidhje me stomakun apo veshkat. Rrudhat poshtë syve janë përgjithësisht shprehje e mungesës së tregimit të zemërimit dhe fshehjes së ndjenjave.
Rrudhat në faqe

Rrudhë vertikale që fillojnë pranë hundës dhe shkojnë deri në buzë tregojnë për intuitë të mirë. Ata që kanë këto lloj rrudhash dallohen për nivel të lartë inteligjence. Rrudha që kalon nëpër faqe, është një shenjë e krenarisë dhe rebelimit kundër rregullave.faqe
Rrudhat në buzë

Zona përreth gojës, mjekër dhe qafë është e lidhur me madhësinë e dëshirave të thella, seksualitetit pasionit dhe agresionit.

Këto janë rregullat e reja për marrjen e vizave!

Të enjten, më 25 shtator 2014, Sistemi Informativ i Vizave (VIS) do të nisë të funksionojë në të gjitha konsullatat e shteteve anëtare të Shengenit të pranishme në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi) dhe Turqi, që lëshojnë inter alia, viza afatshkurtëra për qytetarët. Njoftimi vjen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Sistemi Informativ i Vizave (VIS) është një sistem për shkëmbimin e të dhënave për vizat me qëndrim afatshkurtër ndërmjet këtyre shteteve, që janë anëtare të plota të Shengenit acquis. Shpërndarja graduale e VIS në mbarë botën ka nisur që nga tetori i vitit 2011 dhe pritet të përfundojë deri në 2015.

Me futjen e tij në përdorim në shtator 2014, duke e përfshirë edhe Kosovën, do të mbulohet rajoni i gjashtëmbëdhjetë në botë.

Nisja e funksionimit të këtij sistemi nënkupton që konsullatat do të nisin të mbledhin gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë digjitale (të ashtu…

Frymëzimi

Njeriu shkruan a flet gjëra të ndryshme, por sado i aftë të jetë nuk mund ta dinë se si, kush dhe për çka është frymëzuar pala tjetër. Frymëzimi mund të jetë i mirë dhe i keq, ngazëllues dhe ngashërues. Për këtë arsye është tejet e vështirë dhe shumë e pasaktë që njeriu të ndiqet penalisht në cilësinë e shkaktarit të një frymëzimi të caktuar.

Kështu që, një i ri lehtë do të frymëzohet për punë të liga në rastin kur ballafaqohet me shumësinë e lakuriqësisë së vajzave, të cilat së fundmi gjithkah dhe gjithkund i ke.

Një i ri lehtë do të frymëzohet të shkruaj poezi, roman apo libër shkencor në lidhje me krimin në sajë të veprimit të politikanëve tanë.

Një i ri lehtë do të frymëzohet se Kosova është një ferr i kësaj bote dhe se nuk ia vlen të jetohet në këtë cep të shkretë, sepse të pushtetshmit e grumbulluan tërë pasurinë për ta varfëruar shoqërinë, edhe pse shpeshherë hiqen si shpëtimtar të shoqërisë, mu sikurse ujku pranë kopesë së deleve kur sheh se dhelpëra po i sillet vë…

Të paktën mediat tona duhet të jenë më syhapur kur paraqesin ndonjë lajm

Të paktën mediat tona duhet të jenë më syhapur kur paraqesin ndonjë lajm. Nuk duhet që qëllimi përfundimtar i tyre të jetë shikueshmëria e lartë. Nuk i ka hije që lajmi më i keq të llogaritet si lajmi më i mirë në mediumin e tyre. Nuk është e ndershme të thuhet se shtetet e koalicionit do të luftojnë kundër Shtetit Islam. Nuk po luftohet Shteti Islam, por ata që sajuan dhe keqpërdorën një emërtim të këtillë. Mirë do të ishte të thuhet se do të luftohet i ashtuquajturi Shteti Islam, apo mëtuesit e rrejshëm për një shtet të tillë. Në të kundërtën, përdorimi i fjalisë se po luftohet Shteti Islam, është një fyerje dhe provokim i madhe ndaj fesë islame dhe ndaj muslimanëve përmbajtësor.

Burimi: Iljasa Salihu

Ese: Mosha e mjerimit - Fatos Baxhaku

Ne Qafe-Bull ka nisur te vije era dimer. Nje mjegull e dendur na pengon te shikojme perpara, teksa kemi nisur t’i afrohemi ngadale Bulqizes. Mbi qytet bie nje shi i rrembyer dhe njerezia jane strukur nder bare me xhama te mjegulluar. Qe tani kemi nisur ta ndjejme nje ndjenje qe do te na perseritet edhe me pas. Qe tani na duket sikur koha eshte ndalur diku ne te dale a ne te hyre te qytetit. Presim sa te rrallohet ca shiu dhe marrim rrugen drejt “Shtogut”, grumbullit me mbetje te kromit qe per shume vjet ka qene burim jetese per shume familje. Ketu, punetoret thuajse te vetem, jane femijet dhe diku me pak edhe grate. Ne fillim kthejme ne shtepine e Nexh minatorit. Ketu kishim njohur familjen e tij. Ketu kishim njohur Enverina qe donte te behej mjeke, teksa rriste vellezerit e saj me te vegjel. Ketu e ema na kishte thene se edhe ajo do t’i futej malit te kromit, “po ja sa te forcohet edhe pak”. Ne shtepi nuk pergjigjet askush. Ne degjojme vetem eren qe vershellen fort te …

Ese: Aty ku skamja dhe mëshira jetojnë bashkë - Shpresa Mezini

Ne rruget e kryeqytetit, ne çdo cep te tij, çdo dite e me shume shtohet numri i lypesve. Temperaturat e nxehta te veres apo te uletat ne stinen e vjeshtes dhe te dimrit, qe mengjeseve arrijne edhe ne disa grade minus nuk i “ndalojne” lypesit te kerkojne lemoshe rrugeve. Ata gjenden kudo, ne çdo lagje, ne çdo cep rruge, ne trotuare, disa te veshur, disa jo, disa te pangrene, te tjere qe bejne sikur jane te gjymtuar. Por, ajo qe e ben edhe me te dhimbshme kete panorame qe ka mberthyer Tiranen ne te gjithe hapesiren e saj gjeografike eshte prania e femijeve apo foshnjave te porsalindura, te cilet perdoren nga prinderit per te prekur me shume ndjeshmerine e qytetareve qe kalojne prane tyre.

E ndersa qytetaret preken lehtesisht perpara ketyre rasteve, si Kryeministri Sali Berisha, ashtu edhe ministri i Punes, Spiro Ksera vijojne te mos mbajne premtimet e bera. Asnje institucion pergjegjes nuk shqetesohet per jetesen e atyre qe ne pamundesi per te jetuar, zgjedhin te kerkojne …

Nëna - Poezi islame nga Egzon Kastrati

Ah moj nëna ime e dashur.
Qfar fati të mirë unë paskam pasur.
Që bash ti të më lindje mua.
Që në xhennet të më dërgojnë këmbët tua.
Për një gjë rri i mërzitur...
Që kurrë hakut nuk mund të dal.
Ah moj nënë,moj e përhitur..
Të lus shumë, ma bën hallall..!
Në cdo moment të jetës sime.
Ishe ajo që qëndroi me mua.
Ma bën hallall oj nëna ime.
Që nuk i ndoqa këshillat e tua.
Shumë herë në jetë të hidhërova.
Asnjëherë nuk më mallkove.
Gjithnjë shëndet e lumturi për mua.
Te Allahu i Madhëruar kërkove.
Andaj ndjej faj edhe kam mërzi.
Se asgjë s'bëra për ty.
Asnjëherë nuk të gëzova , ashtu sic e meriton.
Shumë herë unë ty të nervozova ..
Oj nënë hallall a ma bon....
Egzon Kastrati

Ese: Kanionet e Benjës - Anil Kurti

Dite e enjte vere. Dielli ka mbledhur qerpiket dhe ende s’e ka leshuar ate nxehtesine e zakonshme te stines. Nisemi per ne kanionet e Benjes, 14 km ne te dale te qytetit te Permetit. Kam kaluar me mijera here ne kete rruge, ne keto vise. I kam shkelur, por mbetet kaq e bukur kjo zone si te vish per here te pare, sepse natyra ka stisur aq bukuri sa i fsheh e i nxjerr çdo here qe vjen. Vijes se xhadese ka plepa e disa pemeza qe disa prej tyre i ka thare stina. Veshtrimet m’i shoqeron rrjedhshmeria e qete e lumit Vjosa, qe shtrihet neper vijen tokesore me nje zhaurime te embel e qe te shoqeron derisa futesh ne rrugen e shtruar drejt ujerave termale. Pylli eshte i dendur dhe syri te prek gjelberim. Nga xhamat e makines deperton dielli dhe te mbulon me drite. Diku me tej nje burim tokesor shtrin rremujshem krahet, duke marre me vete gjethe te thara dhe rrotat e makines lagen duke lene vijat, siper tokes se thare. Pergjate rruges, ne nje kthese ku ka pjerrtesi e me poshte ku …

Plani sekret për shkatërrimin e botës

“Opsioni Samson” është një term që përdoret për të përshkruar strategjinë e ashtuquajtur frikësuese të hakmarrjes masive të Izraelit me armë bërthamore si një "mjet të fundit" kundër kombeve, sulmet ushtarake të të cilave kërcënojnë ekzistencën e tij.

Armët bërthamore nga shteti hebre shihen si garant i fundit për sigurinë e tij.
Izraeli, nëse do t’i vihej në pikëpyetje ekzistenca e tij, do të mund të përgjigjej me një hakmarrje bërthamore që do t’i zhdukte shtetet kundërshtare.

Megjithatë, ka shqetësime se ky është një plan i cili do t’i jepte fund botës.

Nuk është sekret se të gjitha vendet dhe kombet që e rrethojnë Izraelin duan ta shkatërrojnë atë. Në fund të fundit, hebrejtë janë përballur disa herë me koalicionet arabe, dhe Presidenti egjiptian Naser e ka argumentuar këtë kur ka thënë se "hebrenjtë do t’i mbysim në Detin Mesdhe" .

Prandaj, përsëri, nuk duhet të jetë e habitshme as një plan i fundit i mbrojtjes së shtetit izraelit , i cili do të aktiv…

Ese – Në një çast - Melina Kabo

Koha ecën shpejt dhe ne rendim pas saj për ta arritur, për ta kaluar, por se nuk e kuptojme që jemi ne ata që i japim kuptim njësisë matëse të kohës. Sekondat klikojne pa pushim jetën tonë, i japin shije të kaluarës.

Perjetojmë të ardhmen e panjohur. Të tashmen kemi shansin ta prekim nën një shpejtësi marramendëse pothuajse të pandjeshme; aq sa duket se kalon pa e kuptuar, se në një çast ne dhe sekonda jemi takuar!

Nën një çast në rruzullin tokësor e përtej tij gjithçka ndodh, edhe në mungese të prezencës sonë. Përgjatë një përpëlitje qerpikësh, mendjen time e përshkon ideja se diku në këtë sekondë dikush dha frymën e fundit, dikush mori frymën e parë, dikush qau e dikush qeshi, dikush u aksidentua apo dikush u zhëenjye, u dashurua apo kuptoi sensin e jetës! Përgjatë kësaj sekonde çdo gjë ka ndodhur në këtë botë, ndoshta paralelisht me mua, dikush që ka po të njejtin mendim si unë dhe po ndien këtë ndjesi nën një klik që mat kohën e (pa)reshtur.

Burimi: Gazeta Shqip

Domatja terapi kundër infarktit

Efekteve pozitive të domates si aleate kundër tumorit të prostates, u është shtuar edhe një tjetër. 

Për shkak të perberesit antioksidant që ka, domatja shërben si terapi edhe kundër infarktit dhe goditjes në tru.

Domatja bllokon oksidimin e lipideve, duke reduktuar rrezikun e formimit te pllakave, që shkaktojnë probleme kardiovaskulare.

Mjeket keshillojne qe ne dite te konsumohen 1 kg domate, qe transformohen ne 100 grame, duke evituar keshtu rrezikun e problemeve me zemrën.

Sipas kreut të Shoqates italiane aritmologjike dhe kardiosimulimit, Michele Guilizia, konsumi i domates si pjesë e dietës mesdhetare ul rrezikun e problemeve kardio-vaskulare me 30 përqind.

Ja bonën Shefqeti letërnjoftim të Sërbisë

Spo hy aty se më shumë se gjysma e KS kanë poseduar doc. të Sërbisë se skan mundur të udhëtojn as ndeti...
Por vallah a bo kejt besimtart e Ks me kërku doc. të Sërbisë e me shku në Preshev e Bujanoc, Medvegj, e në NoviPazar, ku së paku:
- Jetojnë të lirë si të gjithë banorët tjerë
- Nuk shfrytëzohen për afera politike
- Fëmijët ndjekin mësimbesimin nëpër shkolla
- Vajzat vijojnë mësimet me shamia

Burimi: Senad Ramadani

Citatet më të mira të Albert Einstein

Albert Einstein është ndoshta gjeniu më i madh që ka jetuar në tokë. Me siguri, çifuti më i famshëm, dha shumë për shkencën, ndërsa në dekadat e fundit të jetës së tij ishte edhe yll i vërtet i Amerikës.
Këto janë disa nga kuotat e tija më të mira: - Imagjinata është më e rëndësishme se edukimi. - Do të doja t’i dija mendimet e Zotit. Të gjitha të tjerat janë detaje. - Puna më e vështirë në botë është tatimi i të ardhurave. - Realiteti është vetëm iluzion, por një iluzion i vazhdueshëm. - Një person fillon të jetoj, kur arrin të tejkalon veten. - Jam i sigurt, qe Ai (Zoti) nuk luan me zare. - Zoti është shumë kompleks, por jo i keq. - Asnjëherë nuk mendoj për të ardhmen. Edhe ashtu mjaftueshëm shpejt vjen. - Dobësia e qëndrimit, paraqet karakter të dobët. - Shkenca pa religjionin s’ka kuptim, religjioni pa shkencën është e verbër. - Të gjithë ata që s’kanë gabuar asnjëherë, s’kanë provuar diçka të re. - Shpirtrat e mëdhenj shpesh hasin agresivitet nga ana e mendjeve të vogla. - Ekzis…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels