Skip to main content

Ese: Kanionet e Benjës - Anil Kurti



Dite e enjte vere. Dielli ka mbledhur qerpiket dhe ende s’e ka leshuar ate nxehtesine e zakonshme te stines. Nisemi per ne kanionet e Benjes, 14 km ne te dale te qytetit te Permetit. Kam kaluar me mijera here ne kete rruge, ne keto vise. I kam shkelur, por mbetet kaq e bukur kjo zone si te vish per here te pare, sepse natyra ka stisur aq bukuri sa i fsheh e i nxjerr çdo here qe vjen. Vijes se xhadese ka plepa e disa pemeza qe disa prej tyre i ka thare stina. Veshtrimet m’i shoqeron rrjedhshmeria e qete e lumit Vjosa, qe shtrihet neper vijen tokesore me nje zhaurime te embel e qe te shoqeron derisa futesh ne rrugen e shtruar drejt ujerave termale. Pylli eshte i dendur dhe syri te prek gjelberim. Nga xhamat e makines deperton dielli dhe te mbulon me drite. Diku me tej nje burim tokesor shtrin rremujshem krahet, duke marre me vete gjethe te thara dhe rrotat e makines lagen duke lene vijat, siper tokes se thare. Pergjate rruges, ne nje kthese ku ka pjerrtesi e me poshte ku pjerrtesia ulet ne nje tjeter rruge, ndodhet mulliri i vjeter, tashme i braktisur.


Duket si tempull legjendash mitike. Eci neper rrugicen qe te çon ne nje kthine te vogel e mbushur me peme qe zgjatin krahet perqafuar teksa i pershkojne tufa-tufa rrezet e diellit. Perdhe jane shperndare degeza pemesh e gjethesh e qe shtroja e tyre me ca lule pylli jep nje pamje mahnitese. Diku me tej te shoqerojne me kengen e tyre gjinkallat, qe duket se lajmerojne ore te nxehta, ne ate rruge te mbushur me bukuri qe te zgjon idene se po kalon neper parajsen me te bukur tokesore. Me tej duket “liqeni me lulesi”, keshtu e kane pagezuar shpirtrat e dashuruar. Nje vend i vogel i mbushur me uje nga rrjedha e lumit te Langarices. Degezat qe i rrine siper ketij “liqeni” rrezojne gjethe mbi guret e medhenj e mbi uje. Nje panorame qe te mbush shpirtin… Sa fjale jane thene aty! Sa shpirtra jane bashkuar nen kete driten e diellit, apo nen driten e henes …neteve te vona te veres. Larg syve te botes. Parajse per shpirtin njerezor. S’i rezistova dot asaj panorame dhe e shtiva brenda shpirtit, per te me zgjuar endrra jete… Pasi kaluam mullirin e vjeter, donim edhe pak kohe qe te mberrinim, por na ndali nje kalimtar i rastit, qe mesa duket kishte ecur me kembe e ndihej i lodhur. E ndalojme dhe e marrim ne makine. Na pershendeti dhe dukej i mbajtur, ndonese ishte pensionist. Une veshtroja pertej ne hapesire, ne ate peizazh qe e kisha pare qysh e vogel, por tani e shihja ndryshe, gjithe ate bukuri, sepse tani me perkiste… me zgjonte ate muzen e magjishme brenda shpirtit. -Kam qene traktorist, – tha pasagjeri. I kam pare keto toka me bar te buisin ne pranvere, gjethet qe mbushin pyllin dhe behet prill e lulezim çdo gje. I tha ashtu plot krenari, sikur ne t’i shihnim per here te pare. – Ështe mrekulli e Zotit, ne te gjitha stinet, – plotesoi mendimin e tij. Per te treguar se e njihte pellembe per pellembe, ate vend. “Vjen, fle Mema natyre”, – tha dhe heshti. Mes heshtjes qe pllakosi, befas u duk fushepamja e madhe qe zbulon gjithe ate bukuri magjike. Zbritem dhe tek ecnim, nga e djathta shkon qete lumi i Langarices. Aty-ketu degjohen te qeshurat e njerezve, llokoçitjet e femijeve qe hidhen dhe bejne sterkala uji, duke lagur gjithe vendin perreth. Disa njerez marrin rreze, te tjere jane futur ne ujerat sherues, por nuk mund te me shpetonin nga syri edhe dy vajza qe kalojne siper ures se Katiut, duke hapur neper ajer shamite qe dritheronte era e qe dukeshin sikur kalonin te bukurat shqiptare, ato qe ishin ngritur nga legjendat e jetesonin vendin. Te gjashte gropezat me ujera biokarbonatike, qe perbejne gjithe kanionin, nje nga resurset me te bukura te vendit tone dhe me te çmueshmet per vete specifiken kurative te semundjeve te lekures, reumatizmes, stomakut. Me ne skaj-fund te te gjithe asaj panorame, duket sikur natyra ka ulur fytyren e saj, per t’u prehur… Duket sikur syte e lengezuar i rrjedhin prej shpirtit asaj natyre, ilaç qe sheron… Pak e thepisur, pak e eger shtrirja deri ne toke e shpellave te zhveshura vende-vende e te mbuluara me nje kesule gjelberoshe. Duket sikur mbeshtjellin mister thellesia e guvave dhe shpellave qe zgjaten dhe mbulojne e ruajne ate çka natyra ia ka dhene njeriut… ujin sherues te rrethuar me zallin e bardhe, duke vizatuar nje mozaik panoramik te mrekullueshem. Ato shpella te larta duket sikur fshehin, nuk hapen ne tej-qiell. Duket sikur ate bukuri e shikon vetem syri i njeriut. Ështe vetem per te… Kishim mberritur te Shpella e Pellumbave dhe po e shihja me vemendje teksa kalimtari qe tashme ishte bere shoqeruesi yne foli: – Ka nje legjende kjo shpelle. Ma ka treguar ime gjyshe. Te pakten keshtu ma ka treguar ajo, -perforcoi mendimin e tij ai mesoburri per te qene me i besueshem. Vite me pare ketu ne kete vend gjeten strehe dashurie dy pellumba. Takoheshin pikerisht ne kete shpelle. Por ndodhi qe nje dite pellumbi nuk erdhi. E kishin kapur ne çark, ndoshta gjahtaret… Ajo, pellumbesha e priti …nuk rreshti se prituri çdo here. Nuk u lodh kurre… Priste te dashurin e shpirtit, ajo e bukura pellumbeshe. Por, ai s’erdhi …gjersa ajo dha shpirt ne pritje… E sheh kete si krah pellumbi ketu, anes shpelles, – tha, – eshte krahu i saj. Ka pushtuar vendin ne mungese te tij. Dhe e tregonte me pasion aq te madh, sa e bente te vertete ate rrefenje. Une buzeqesha… Ndoshta e sajoi, – mendova, – se nuk e kisha degjuar me pare kete legjende dhe verejta thinjat qe i tregonin mençuri. Ne ato çaste, me shkunden nga mendimet disa pellumba te eger qe dolen nga shpella dhe me moren me flatrimat e tyre, per te pare nga qiellnaja tere ate bukuri parajse, por edhe sikur kerkonin zerin e legjendes. U pershendetem me te dhe e falenderova, sepse ajo çka tregoi me pelqeu, duke i dhene sens gjithe udhetimit tim. Pastaj hapa krahet dhe doja ta pushtoja kete bukuri te gjithen dhe te bertisja: “Ketu eshte oaz perendie! Ia vlen te shikosh kete bukuri magjike, ku prehet Mema natyre…!”

Burimi: Gazeta Shqip
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more