Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ora inteligjente

LG Watch Urbane quhet ora më e re inteligjente me platformën Android Wear

Një orë e re inteligjente i është shtuar së fundmi tregut botëror të veshjeve elektronike. Bëhet fjalë për LG Watch Urbane e cila është përfolur shumë kohët e fundit. Kjo orë inteligjente është në shitje që nga dita e hënë në kundrejt një çmimi prej 349$. LG Watch Urbane është ora e parë Android e cila është e pajisur me versionin më të fundit të sistemit operativ Android Wear. Në pamje të parë ajo duket të jetë një konkurente e fortë përballë Apple Watch, duke marrë parasysh faktin se kanë cmime të njëjta. Por LG është munduar të sjellë pak stil në këtë orë duke e ndërtuar atë në një trup metalik dhe një rrip lëkure. Apple Watch dhe LG Watch Urbane mund të jenë dy produkte të ngjashëm por ata kanë në shënjestër blerës të ndryshëm potencial. Ndërkohë që Apple Watch fokusohet tek përdoruesit e një iPhone, Watch Urbane është dizenjuar për tu përdorur nga përdoruesit e Android. Kjo orë inteligjente ka një ekran 1.3 inç P-OLED dhe është e disponueshme në ngjyrën të

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more