Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Analiza e dramës ''Cuca e maleve''

Drama ,,Cuca e maleve” - Analiza

Analize për  Dramën  ,,Cuca e maleve” e Loni Papës
Autori niset nga një ngjarje reale që ndodh në një nga fshatrat e malësisë në vitin 1950 dhe lidhet me veprimtarinë heroike të vajzave dëshmore, por me këtë fakt real përgjithëson luftën dhe heroizmin e të rejave malësore kundër paragjykimeve kanunore.

Vendin kryesor në dramë e zë lufta që bën bota e vjetër e përmbysur me botën e re, që po rritet e forcohet dita ditës.

E reja përfaqesohet në dramë nga Cuca, nga i riu komunist Fizi, që e perkrah dhe mbron idealet e saj, nga vajzat malësore, të cilat të etura per dije e ndjekin, e respektojnë dhe e mbrojnë mësuesen e tyre.

Figurën e Cucës, si mishërim i së resë të dalë nga gjiri i popullit, autori e përshkruan me shumë dashuri e ngrohtësi. Fati i saj në të kaluarën do të ishte i njejtë me fatin e shumë të rejave malësore: një fëmijëri e mjerë, pa gëzime, një fejesë që në djep me një njeri të panjohur dhe një jetë prej skllaveje në shtëpi të burrit.Për më tepër, Cuca ishte bija e mallkuar…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more