Skip to main content

Drama ,,Cuca e maleve” - Analiza

Analize për  Dramën  ,,Cuca e maleve” e Loni Papës

Autori niset nga një ngjarje reale që ndodh në një nga fshatrat e malësisë në vitin 1950 dhe lidhet me veprimtarinë heroike të vajzave dëshmore, por me këtë fakt real përgjithëson luftën dhe heroizmin e të rejave malësore kundër paragjykimeve kanunore.

Vendin kryesor në dramë e zë lufta që bën bota e vjetër e përmbysur me botën e re, që po rritet e forcohet dita ditës.

E reja përfaqesohet në dramë nga Cuca, nga i riu komunist Fizi, që e perkrah dhe mbron idealet e saj, nga vajzat malësore, të cilat të etura per dije e ndjekin, e respektojnë dhe e mbrojnë mësuesen e tyre.

Figurën e Cucës, si mishërim i së resë të dalë nga gjiri i popullit, autori e përshkruan me shumë dashuri e ngrohtësi. Fati i saj në të kaluarën do të ishte i njejtë me fatin e shumë të rejave malësore: një fëmijëri e mjerë, pa gëzime, një fejesë që në djep me një njeri të panjohur dhe një jetë prej skllaveje në shtëpi të burrit.Për më tepër, Cuca ishte bija e mallkuar e pa emër e Gjinit, fshatarit krenar, që nuk iu nënshtrua kërcënimeve të priftit e të pronarit e, si e tillë, ajo ishte destinuar për t’u mbyllur në manastir. Ndryshimet që ndodhën në jetën shoqërore të vendit, hapën shtigje të reja për vajzën malësore. E patrembur para kërcënimeve të armiqve, ajo nis luftën për të arsimuar gratë malësore, për t’i çliruar nga prangat e kanunit, për t’i bërë ato luftëtare të së resë, që të jenë të ndërgjegjshme të forcës dhe dinjitetit të tyre personal.Cuca është luftëtare pa kompromis; atë asnjë pengesë, asnje kërcënim nuk e ktheu nga rruga e saj.

Drama ''Cuca e maleve'' nuk i qëndron besnik kompozicionit klasik të dramës tradicionale. Aksioni i dramës është i shtrirë mjaft në kohë, autori sjell edhe episode që zhvillohen para çlirimit. Këtë e realizon përmes skenave në retrospektive. Kthimet në të kaluarën i shërbejnë autorit për të zbuluar më mirë thelbin klasor të karaktereve, shkaqet e veprimeve të tyre. Kështu episodi ,,Guri i pendesës” ku tregohet se ç’metoda përdorin pronarët dhe feja për të marrë nëpër këmbë personalitetin e fshatarëve të shtypur, ndihmon për të kuptuar bazën klasore të urrejtjes që kanë këta armiq për Cucën, që është jo vetëm vajza që ,,koriti Hirgenin”, po edhe bija e paemër e fshatarit krenar Gjin. Gjithashtu me anë të retrospektivës autori, duke krijuar kontrastin midis së kaluarës e së tashmes, shtyn përpara aksionin që zhvillohet në ditët tona.

Drama ,,Cuca e maleve” e Loni Papës është vepër realiste, me vlera ideoartistike. Ka një dialog të pasur, konciz dhe me mjaft ngarkesë emocionale



Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
 analiza letrare, drama letrare, analize per vepren e loni papes, Loni Papa veper letrare, vepra letrare cuca e maleve, analize per vepren cuca e maleve, Vepra cuca e maleve, kritike letrare per vepren cuca e maleve, retrospektiva, kanuni, prangat e kanuni, ligjet e kanunit, malesia, malsorja, trimeresha malesore, te dhena per malesine, komunizmi, jeta ne komunizem, drama, letersi dhe gjuhe shqipe, gjuha shqipe, ideoartistike, dialogu, emocionet,femijeria e mjere

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Vjershe per 28 nentorin nga Suhejla Topojani - Kaçanik

28 Nëntori

Shumë zemra rënkonin
Shumë lotë pikonin
Shumë fëmijë u vranë
Vetëm se ishin shqiptarë.

Tani erdhi paqja
Tani erdhi liria
Gëzohemi të gjithë
Se erdhi Pavarësia.

Mirë se erdhe Pavarësi
Mirë se erdhe 28 Nëntor
Jemi të gëzuar të gjithë
Të bashkuar e unik

Vjershe apo poezi nga Suhejla Topojani - Kaçanik


vjersha per 28 nentorin,28 nentori vjersha shqip,vjersha dhe poezi per 28 nentorin,28 nentori poezi shqip,vjersha te bukura per 28 nentorin,pavaresine e Shqiperise,shqipnise,

Pranvera në vendin tim

''Pranvera''është një stinë e bukur ku natyra fillon të ngjallet e të gjelbërohet,moti fillon të ngrohet jetë e re fillon të afrohet.

Çdo mëngjes kur zgjohem kënaqem kur shikoj rrezet e diellit që bien në dritare dhe kënaqem poashtu kur dëgjoj cicërimën e zogjve.

Kjo stinë e gëzon çdokënd me gjallërinë dhe bukurinë e saj.

Zogjtëgëzohen shumë sepse tani e kanë më të lehtë jetën,ushqimin dhe strehimin.Disa prej tyre(zogjtë shtegtarë) kthehen nga vendet e largëta si: dallëndyshja,lejleku etj.

Bariu është shumë i gëzuar sepse tani ai ka ku ti kullos bagëtinë dhe ta ruaj më lehtë atë.

Bujku fillon ta mbjellë misrin,domatet,patatet e perime dhe pemë tjera të ndryshme që janë të nevojshme për jetesën e njeriut.

Unë e dua këtë stinë sepse është tejet e bukur dhe në mua ngjall dashuri dhe lumturi shpirtërore.


Lexo edhe nje ese tjeter: Ese per pranveren


Shkruar nga stafi Rapitful.

Ndalohet rreptesisht kopjimi dhe postimi ne nje faqe tjeter


Pranvera në vendin tim .Kjo eshte nje…
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more