Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Pyetje nga Kimia

Çka është miniumi si fitohet dhe për çka përdoret?

Çka është miniumi si fitohet dhe për çka përdoret? Eshte oksid i Perzier ( 2PbO x PbO2) i cili përfitohet me nxehje të oksidit të plumbit(II) në formë të pluhurit në prani të ajrit në 500 C 6PbO + O2 ---> 2Pb3O4 Eshte pluhur kristalor me ngjyrë të kuqe që në ujë nuk tretet. I tretur në tretës organik përdoret për lyerje të sipërfaqeve të hekurit dhe çelikut.

Cilat janë vetitë e plumbit ?

Cilat janë vetitë e plumbit ? Plumbi është metal i rëndë me ngjyrë të bardhë në të kaltër. Eshte shumë i butë prehet lehtë me thikë. Në atmosfer me lagështi dhe në prani të oksidit te karbonit (IV) plumbi mbulohet shpejt me një shtresë të hollë të oksidit të plumbit e cila gradualisht shndërrohet në karbonat bazik të polumbit Pb(OH)2 x 2PbCO3 e cila mbron nga oksidimi i mëtutjeshëm . Formon komponime me numra oksidues +2 dhe +4.

Si gjendet plumbi në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (formulat) ?

Si gjendet plumbi në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (formulat) ? Plumbi nuk gjendet i lirë në natyrë por gjendet ne form të mineraleve të ndryshme. Xeherori më i rëndësishëm i tij është galeniti PbS. Në sasi me te vogla gjendet edhe ne formë të ceruzitit PbCO3,DHE ANGLEZITIT PbSO4.

Cilat janë vetitë e bakrit ?

 Bakri ne gjendje te paster ka ngjyrë të kuqërremtë të çelët. Ka temperaturë të shkrirjes 1083C dhe dendesitet 8,93 kg/m3(meterkub).Eshte mjaftë i fortë por më i butë se hekuri shumë i telëzueshëm dhe i petëzueshëm. Qëndrueshmëria kimike e bakrit rredh nga pozicioni i tij ne vargun elektrokimik te elementeve ku gjendet pas hidrogjenit.

Cilat janë aliazhet e bakrit ?

Cilat janë aliazhet e bakrit ? Aliazhet e tipit te bronzeve janë aliazhe te bakrit me kallajin.Aliazhet e bakrit te cilat permbajn zink dhe me pak se 78% baker quhen tungje. Argjendi i ri eshte aliazh i bakrit nikelit e i zinkut. Metalet kryesore me te cilat bakri formon aliazhe janë : Plumbi,zinku,kallaji,nikeli ,ari etj.

100 pyetje me zgjidhje nga Kimia - Test nga Kimia me zgjidhje

Kliko mbi:  100 pyetje me zgjidhje nga Kimia Test nga Kimia, Pyetje nga Kimia, Kimia pyetje online, Pyetje nga Kimia dhe Biologjia, Teste online, Teste shqip, Teste nga Kimia shqip, Pyetje me pergjigje nga Kimia, Matura shtetërore, Teste të Maturës, Teste të mjekësisë, Matura shtetrore teste, Shkarko Teste, Teste me zgjidhje, Teste te zgjidhura,Teste për provim pranues në mjekësi, Teste për provim pranues, Teste per provim pranues ne Mjekesi

Çka është bakri blister ?

Çka është bakri blister ? Bakri blister (i parafinuar) përmban 98-99% Cu. Ai nuk mund te perdoret per qellime industriale. Qe bakri te perdoret ne teknik pastertia e tij duhet te arrij me se 99.5% kurse bakri per perdorimi elektroteknike duhet te kete pasterti 99.9%. Bakri blister permban sulfurin dhe hekurin si papasterti kryesore. Perveq ketyre ai permban edhe argjend edhe ari. Prandaj bakri blister i nenshtrohet procesit te rafinimit qe zakonisht kryhet me elektrolize.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more