Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shkallët e mbiemrit

Shkallët e mbiemrit

Mbiemri ka tri shkallë: a) shkalla pohore (ku mbiemri tregon thjesht cilësinë e sendit): Liqeni i Ohrit është i thellë. b) shkalla krahasore (ku mbiemri tregon cilësinë e një sendi, duke e krahasuar me cilësinë e një sendi tjetër) , e cila ndahet në: krahasore të barazisë, krahasore të sipërisë dhe krahasore të ultësisë: Liqeni i Ohrit është po aq i thellë sa Liqeni i Prespës. Liqeni i Ohrit është më i thellë se Liqeni i Shkodrës.  Liqeni i Shkodrës është më pak i thellë se Liqeni i Ohrit. c) shkalla sipërore: Liqeni i Ohrit është shumë i thellë.  mbiemri shkallet,shkallet e mbiemrit,shkallet mbiemri,mbiemri gradat,mbiemri gramatike

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more