Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Esad Mekuli

Esad Mekuli(1916-1993) - Biografia

Esad Mekuli(1916-1993) -  Biografia


Poeti Esad Mekuli lindi më 17.12.1916 në Plavë, ndërsa vdiq më 6 gusht 1993 në Prishtinë.

Kreu gjimnazin më 1936 në Pejë, fakultetin e veterinarisë në Beograd, ku doktoroi më 1959.

Si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja

Gjatë studimeve është burgosur tri herë, sidomos kur kundërshtoi traktin për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.

Në vitin 1940 qëndroi në burgun famëkeq të Glavinjaqës në Beograd, nga u lirua në prag të kapitullimit
të Jugosllavisë mbretërore.

Më 1942 burgoset në Kullën e Sheremetit, për shkak të bashkëpunimit me Lëvizjen antifashiste.

Në fund të vitit 1943 u bashkohet aradheve partizane, si redaktor i gazetës ilegale Lirija.

Pas luftës Esad Mekuli ishte kryeredaktor i revistës letrare Jeta e re 1949-1972, e cila kultivoi penat e reja letrare; kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës; kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës 1975-1970, anëtar me korrespondencë i disa akademive republ…

Rinisë-Poezi nga Esad Mekuli

Rinisë
Zemrat i mbush me bukurinë e përjetshme t’lumnisë,
me harresë t’këndshme vuejtjet i mbulon…
Hap rrug’t e reja – në ditët e territ e t’zisë –
me ravat e thella t’gëzimit rrëgallat e jetës lavron.
Nëpër shtigje t’reja rrugë shpëtimi i çel,
me ato fuqi që ti njeh për bukuri:
çdo ar’e plleshme nga ti asht mbjellë,
prej kah do t’mbijë fara e re me t’reja brezni.
Fuqia jote jeton me shekuj e rritet gjithmonë,
kthjellohet, gufon, vlon – ky burim gëzimi
i jetës së re! – O, e dashura rinia jonë!…
- n’orët e shekujve ndëgjoj at’far’ kumbimi.
Gërshetohet kënga e përhershme mbi t’madhnueshmen rini
–Ty, që ke le bashkë me këtë jetë!
- O, ti gëzim i vetëm i jetës, o ti lavdi,
para lumnisë sate fort n’habi kam mbetë! Esad Mekuli poezi nga Esad Mekuli,poezi Esad Mekuli

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more