Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ali Podrimja

Krijimtaria letrare nga Ali Podrimja - Analiza

Vargu i tij orientohet drejt simbolit e alegorisë. Poezia e tij është poezi lirike e frymëzuar nga problemi i ekzistencës së popullit shqiptar, e lidhur thellësisht me fatin historik e politik të njeriut shqiptar. Përpunon tri fusha tematike, të cilat i përgjigjen tre faktorëve: dy janë të jashtëm-të huajtë (njëri është fqiu pushtues, i cili me vete sjell dhunë; kurse tjetri është i trupëzuar në indiferencën dhe dyfytyrësinë e Evropës plakë) dhe një i brendshëm (që janë puthadorët, gjarpërinjtë, kameleonët, minjtë, ushujzat e larot e tyre, të cilët për një rrotë veture-thotë poeti,shesin fatin e kombit.). Përballë të këtyre tri kategorive të së keqes Ali Podrimja vendos qëndresën heroike shqiptare. Në veprimtarinë e tij dallohen tri faza krijuese: nismëtare, të formimit e të kalitjes dhe fazën e pjekurisë artistike. I. Thirrje, Shamijat e përshëndetjeve, Dhimbë e bukur. Në këto vëllime autori është i magjepsur nga e kaluara historike e kombit. Preken edhe probleme si: mërgimi politik

Ali Podrimja 1942- Biografia

Ali Podrimja 1942-        Biografia Ali Podrimja lindi në Gjakovë më 1942.  Këtu mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, kurse studimet i kreu në Prishtinë (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare).  Punoi në gazetën “Rilindja”, pastaj kaloi në redaksinë e Botimeve të “Rilindjes”, ku vazhdon të punojë edhe tash. Ali Podrimja shkruan kryesisht poezi.  Përveç librit të tregimeve “Loja në diell” (1967), botoi këto përmbledhje me poezi: “Thirrje” (1961), “Shamijat e përshëndetjeve” (1963), “Dhi mbë e bukur” (1967), “Sampo” (1969), “Lum Lumi” (1982), “Fundi i gëzuar” (1988), “Zari” (1990), “Në bisht të sorrës” (1994) etj.

Fatet- poezi nga Ali Podrimja

Fatet E kalova Murin e Berlinit në majë të gishtërinjve me një trëndafil në dorë. Frikësohesha se lëndoj shpirtrat e rënë, Kur deshta ta kapërcej edhe Murin shqiptar, para këmbëve më ra koka ime në gjak e larë. Një grua veshur me të zeza kodrave, fushave ma kërkon varrin, e trupin tim. Çdo ditë zgjohet në mes jush një torzo i tmerrshëm i qytetërimit. A nuk ju shqetëson se gjymtimi im akuzon? Ali Podrimja Poezi nga Ali Podrimja, Ali Podrimja, poezi e ali podrimes

Poezia e Ali Podrimjes-Kritikë letrare apo analizë letrare

                             Poezia e Ali Podrimjes-Kritikë letrare apo analizë letrare Ali Podrimja Poeti Ali Podrimja është një shpirt kërkues. Atë nuk e josh as nuk e mashtron shfaqja e shndritshme e fenomenit të dhënë, por e tërheq thelbi i përmbajtjes së fenomenit dhe përpiqet të depërtojë tek ai me tërë mendimin dhe ndjeshmërinë që e karakterizon.  Duke lexuar poezinë e tij na vijnë në kujtesë disa çaste më shprehëse të poezisë shqiptare të viteve ‘30 me Migjenin në krye.  Nga pikëpamja filozofike dhe etike poeti ka vënë në qendër të motiveve heroin e vet lirik, njeriun e truallit të vet. Poeti i drejtohet me shumë anës vizuele, se sa anës akustike.  Fjalori i tij është një fjalor i peshuar nga aspekti semantik dhe çdo fjalë synon të ketë një domethënie, një koncentrat ideje.  Poeti nuk analizon, por sintetizon.  Organizimi ritmik i vargut përbën një tipar mjaft origjinal të vjershërimit të tij.  Përballë rrëfimit ai vë një rrëfim fort të ngjeshur, një ,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more