Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Muhamet Kyçyku

Ervehaja - poezi nga Muhamet Kyçyku

Ervehaja - poezi nga Muhamet Kyçyku Pa dëgjoni një përrallë t’atyre moteve të parë të vërtetë po të rrallë, për punëra që kanë ngjarë. Në shkronjë Kopsht’ është shkruar si ngjau pun’ e Ervehesë, i urti duke kënduar prej përrallës merr pjesë. Erveheja qe një grua, që s’kish shoqe atë ditë, vashëz’ e si u martua, posi hëna kur ep dritë. Me bukuri me mënt shumë, me çdo fjal’ e me çdo punë burrën’ e kishte nderuarë. Burr’ i saj e donte shumë, sa s’e duaj vetëhenë gjithënjë thosh lumi unë, që kam grua Ervehenë. I ra puna të largohej, dërgoi e thirri vëllanë, tha: “Vlla, ty të besohem, të lë shtëpin’ e gruanë. Të m’a kesh kujdes shtëpinë të shikojsh gruanë time, t’a dëftejsh vëllazërinë, të mos m’i lipsetë qime; Se mua kshu më ra puna, që të marr udhë të gjatë, ty, vëlla, besë të zura, të m’i gjindesh dit’ e natë“. Vëllaj përsipër ja mori punërat’ e Ervehesë, tha: “Po të them un’ i gjori, s’të jam vëlla i pabesë. Po shko, mos ja ke mendinë, se u çdo që t

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more