Ervehaja - poezi nga Muhamet Kyçyku
Pa dëgjoni një përrallë
t’atyre moteve të parë
të vërtetë po të rrallë,
për punëra që kanë ngjarë.
Në shkronjë Kopsht’ është shkruar
si ngjau pun’ e Ervehesë,
i urti duke kënduar
prej përrallës merr pjesë.
Erveheja qe një grua,
që s’kish shoqe atë ditë,
vashëz’ e si u martua,
posi hëna kur ep dritë.
Me bukuri me mënt shumë,
me çdo fjal’ e me çdo punë
burrën’ e kishte nderuarë.
Burr’ i saj e donte shumë,
sa s’e duaj vetëhenë
gjithënjë thosh lumi unë,
që kam grua Ervehenë.
I ra puna të largohej,
dërgoi e thirri vëllanë,
tha: “Vlla, ty të besohem,
të lë shtëpin’ e gruanë.
Të m’a kesh kujdes shtëpinë
të shikojsh gruanë time,
t’a dëftejsh vëllazërinë,
të mos m’i lipsetë qime;
Se mua kshu më ra puna,
që të marr udhë të gjatë,
ty, vëlla, besë të zura,
të m’i gjindesh dit’ e natë“.
Vëllaj përsipër ja mori
punërat’ e Ervehesë,
tha: “Po të them un’ i gjori,
s’të jam vëlla i pabesë.
Po shko, mos ja ke mendinë,
se u çdo që t’i lipsetë
ashtu shprej mbë Perëndinë,
më mirë se të jesh vetë“.
Dh’ ati çurk’ i vanë lotë,
nga zemëra mpsherëtiti,
përsëri kthehet’ i thotë,
përsëri e porosit.
Dorën’ i merr duke qarë,
“ në dorë t’a le shtëpinë“,
tha, dh’ arth koha për të ndarë,
s’mund të mbante ngasherinë.
Përsëri vëllaj i thot,
“ s’le të metë për Ervehenë”,
dhe u qas i fshiu lotë,
tha, “vëlla, mba vetëhenë”.
Lexo edhe:
Pa dëgjoni një përrallë
t’atyre moteve të parë
të vërtetë po të rrallë,
për punëra që kanë ngjarë.
Në shkronjë Kopsht’ është shkruar
si ngjau pun’ e Ervehesë,
i urti duke kënduar
prej përrallës merr pjesë.
Erveheja qe një grua,
që s’kish shoqe atë ditë,
vashëz’ e si u martua,
posi hëna kur ep dritë.
Me bukuri me mënt shumë,
me çdo fjal’ e me çdo punë
burrën’ e kishte nderuarë.
Burr’ i saj e donte shumë,
sa s’e duaj vetëhenë
gjithënjë thosh lumi unë,
që kam grua Ervehenë.
I ra puna të largohej,
dërgoi e thirri vëllanë,
tha: “Vlla, ty të besohem,
të lë shtëpin’ e gruanë.
Të m’a kesh kujdes shtëpinë
të shikojsh gruanë time,
t’a dëftejsh vëllazërinë,
të mos m’i lipsetë qime;
Se mua kshu më ra puna,
që të marr udhë të gjatë,
ty, vëlla, besë të zura,
të m’i gjindesh dit’ e natë“.
Vëllaj përsipër ja mori
punërat’ e Ervehesë,
tha: “Po të them un’ i gjori,
s’të jam vëlla i pabesë.
Po shko, mos ja ke mendinë,
se u çdo që t’i lipsetë
ashtu shprej mbë Perëndinë,
më mirë se të jesh vetë“.
Dh’ ati çurk’ i vanë lotë,
nga zemëra mpsherëtiti,
përsëri kthehet’ i thotë,
përsëri e porosit.
Dorën’ i merr duke qarë,
“ në dorë t’a le shtëpinë“,
tha, dh’ arth koha për të ndarë,
s’mund të mbante ngasherinë.
Përsëri vëllaj i thot,
“ s’le të metë për Ervehenë”,
dhe u qas i fshiu lotë,
tha, “vëlla, mba vetëhenë”.
Muhamet Kyçyku, ervehaja poezi, poezia ervehaja nga Muhamet Kyçyku
loading...
Lexo edhe: