Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Përralla. Show all posts

Përralla

Iriqi dhe mollët

Djali gjahtar

Dreri dhe Luani

Fshatari, fëmija dhe stërqokat

Bukuroshja e Fjetur

Dy vëllezërit

Njeriu që e bëri të qeshë një mbretëri

E bija e mbretit dhe trëndafilat

Ujku dhe dhelpra

Dhelpra e Korbi

Luani dhe miu

perralla,perrallat,shqip,perralla

Dhelpra e Korbi

Një  ditë një dhelpër e uritur pa një korb në një degë druri.Korbi kishte në gojë një copë djathë.Dhelprës iu tek t'ia marrë.Por qysh ? Në dru nuk mund të ngjitej.

   Pasi mendoi pak, shkoi nën dru dhe, duke e shikuar korbin, tha:

 - Mirëmëngjesi, i nderuari Korb ! Sa shpend i bukur që je! Më kanë thënë se edhe zërin e ke shumë të bukur.Dëshiroj të të dëgjoj duke kënduar.

  Korbit i erdhi mirë për këto fjalë lavdëruese.Hapi gojën për të kënduar, por copa e djathit i ra në tokë.

Dhelpra kërceu dhe e rrëmbeu djathin menjëherë.

Shkoi në pyll dhe e hëngri duke qeshur.      

dhelpra dhe korbi perralleza,perralla, dhelpna dhe korbi,dhelpera dhe korbi,dhelpra

 Ujku ra në një gropë të thellë dhe nuk mundi të dalë më.Dhelpra u kënaq shumë për këtë gjë.

Ajo kërcente rreth e përqark gropës, tallej me ujkun dhe i thoshte:

-Sa budalla që je ! Si nuk e kuptove se ajo gropë ka qenë për ty? Ajo prej kënaqësisë kërcente rreth gropës.Duke kërcyer diqysh gaboi, i rrëshqiti këmba e ra dhe ajo në gropë.

Fjalë e urtë

Kush ia mendon të keqen tjetrit, bie edhe vetë në të. 

perralla, ujku dhe dhelpra,dhelpra dhe ujku,perralla per femije shqip,perralla per femije

Përralla -E bija e mbretit dhe trëndafilat

Ishin një mbret dhe një mbretëreshë. Ata kishin një vajzë të vetme. Ajo ishte e bukur, e mençur dhe aq e gëzuar, sa qeshte ditë për ditë më shumë herë sesa kokrra ka shega.

Pallati i mbretit tundej nga e qeshura e princeshës. Qeshte shumë, por qeshte bukur. S'kishte një të qeshur të marrë e të sëmurë, po një të qeshur të re e të dashur.

Por një ditë, vdiq mbretëresha dhe princeshës iu vrenjt pak buza. Një natë, vdiq edhe mbreti dhe princeshës iu pre gazi. Dhe pak kohë më pas i ra zjarri pallatit dhe e dogji. Princesha e vogël, e varfër dhe e vetme, ndjeu për të parën herë trishtimin.

Me zemër të fryrë nga psherëtimat, e bija e mbretit u vesh si fshatare, mori një shkop në dorë dhe doli nga dheu i babait të vet duke qarë.

Loti i parë që derdhi, mbiu mbi dhe menjëherë një rrënjë trëndafili, i gjatë, i bukur e me degë shumë. E kudo që derdhte lot princesha, mbinin trëndafila. Ngaqë të qarët e saj s'kishte pushim, e të ecurit e saj s'kishte qën- drim, trëndafilat mbinin në të katër anët e botës.

Një ditë princesha, e lodhur dhe e trishtuar më tepër se ditët e tjera, arriti në qytet të Ispahanit, në Persi. Atje qëndroi në një gur dhe qau tri ditë, e prandaj Ispahani është qyteti ku janë trëndafilat më të bukur të botës.

Në fund të ditës së tretë, princesha e mjerë vdiq dhe trupi i saj u shndërrua në një trëndafil, degët e të cilit dolën më sipër se gjithë të tjerët. 

perralla per trendafilat,trendafilat perralle, prralla per trendafilat,trendafili perralle shqip

Përrallat

Përrallat janë lloji më i njohur i tregimeve popullore. 

Përralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt me anë të së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzimit në formë alegorike.

Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera si për vlerat filozofike, ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike.

Përrallat tregohen në prozë dhe në qendrën e tyre kanë personazhe dhe ngjarje të çuditshme, fuqitë shkatërrimtare të natyrës, si vërshimet e lumenjve etj. 

Të gjitha këto fantazia popullore i personifikoi në qenie të mbinatyrshme dhe u dha emra të ndryshëm, si Kuçedra, Lubia etj.

Populli u përpoq gjithmonë t'i mposhtë këto forca të natyrës edhe pse atëherë nuk mund t'i kuptonte dhe t'i shpjegonte.

Ideja themelore e përrallave është fitorja e së mirës mbi të keqen, dëshira për lumturinë e njeriut.

perrallat shqip,perralla,cka eshte prralla,cfare jane prrallat,cka eshte prralla,perralla jane,perralla eshte,qka jane perrallat,qfare jane perrallat, perrallat ne shqip,qka jane perrallat,perrallat shqipe,perralla ne shqip

Një ditë, pasi u largua nga vendi i tij, ku nuk kishte mbetur njeri pa mësuar të qeshë, shakatari u nis nëpër botë të takonte njerëz që mund të kishin nevojë për të. Kutinë me pluhurin magjik me vete, trastën në shpinë dhe ec e ec na sheh së largu një vend me re të zeza.

Vendosi të kthehej aty e të shikonte ç'bëhej. Rrugës takoi shumë njerëz. E përshëndesnin, por asnjërit s'i qeshte buza, njëri më i zymtë se  tjetri. Më në fund nuk iu durua dhe pyeti njërin prej tyre:

- Pse të gjithë njerëzit që takoj rrugës janë të zymtë? Burri vetullngrysur iu përgjigj.

- Ke ardhur në vendin ku njerëzit kanë harruar të qeshin

- Si kështu?! - Ç'ka ndodhur?!

- Shumë vite më parë, kur ka sunduar gjyshi i mbretit të sotëm. Ai pati ndaluar të qeshurën me ligj. Që atëherë asnjeri nuk qesh dot në këtë vend.

- Mirë, po mbreti juaj pse nuk e ndryshon këtë ligj?

- Mbreti ynë i zymtë?! Ai e ndjen veten aq fatkeq, sa zor t'i qeshë fytyra ndonjëherë, jo më të ndryshojë ligjin. Meqë është vet fatkeq, nuk do që njerëzit e tjerë të qeshin.

- E kuptova, - tha shakatari...

Ai mendoi se e vetmja rrugë shpëtimi është që ta bënte vetë mbretin për të qeshur. 

Prandaj, pa thënë asgjë, nxori nga xhepi një grusht pluhur dhe ia hodhi mbretit përsipër me shumë mirësjellje. Shprehja e fytyrës së mbretit ndryshoi përnjëherësh.

Vetullat e ngrysura iu drejtuan, buza iu përvesh pak sipër dhe filloi të qeshë. Qeshi e qeshi me orë të tëra duke i lënë të habitur të gjithë oborrtarët e pallatit që e ndoqën këtë skenë me buzë në gaz... Mbreti kërkoi pak nga pluhuri magjik.

- Do të të jap të gjithë arin e thesarit tim si shpërblim, - i tha shakatarit.

- Nuk ka nevojë më për këtë, - ia ktheu shakatari. Pasi të mësosh të qeshësh dhe të duash me gjithë shpirt të qeshësh, nuk ke nevojë më për këtë pluhur.

- Të hiqet ligji që ndalon të qeshurën!- urdhëroi mbreti. Njerëzit të jenë të lirë të qeshin.

Përalla- Dy vëllezërit

Një grua e ve kishte rritur dy jetimë. Ata jetonin në varfëri të madhe dhe nëna i rriste me vështirësi. Pasi u bënë 7-vjeç, ajo i çoi të punonin me rrogë si barinj te një i pasur.

Kur u rritën fëmijët, e lanë punën tek i pasuri dhe filluan të merreshim vetë me tregti. Për një kohë të shkurtër bënë pasuri të madhe.

Një ditë u erdhi në vizitë daja i tyre, i cili më parë nuk qe interesuar fare për ta. Ai i këshilloi se njëri djalë duhej të martohej, pasi nëna e tyre ishte plakur dhe nusja do t'i ndihmonte asaj në punët e shtëpisë. Në fund daja e bindi djalin e madh që të martohej me një vajzë të pasur.

Bënë dasmë të madhe. Vëllai i vogël me 300 krushq shkuan ta merrnin nusen në një vend të largët, tri ditë e tri net udhëtim. Kur erdhi nusja, daja me qëllim djallëzor e këshilloi nusen të mos flinte me dhëndrin, por t'i thoshte që ajo dashuronte vëllanë e tij të vogël. Këtë nusja ia tha dhëndrit natën e parë, ai i besoi dhe u dëshpërua thellë.

Të nesërmen vëllai i madh i propozoi vëllait të vogël të dilnin në gjueti, pasi shpesh edhe më parë dilnin ashtu për dëfrim. Pasi arritën në vendin e caktuar, ai i thotë vëllait ta vendoste shenjën ku do të qëllonin. Vëllai i vogël duke mos e ditur qëllimin e tij, veproi ashtu dhe vëllai i madh e qëlloi nga prapa, duke e akuzuar për tradhtinë që i kishte bërë. Në çastin e fundit para se të vdiste, vëllai i vogël i tha se kjo ishte një shpifje të cilën mund ta kishte bërë daja i tyre. Pasi kuptoi qëllimin djallëzor të dajës dashakeq, vëllai i madh kërkoi falje nga vëllai i vogël, ia bëri varrin dhe e varrosi.

Kur u kthye në shtëpi, nënës së vet i tha se më nuk do ta shohë të birin pasi kishte rënë në një çetë hajdutësh dhe ishte zënë peng. Pastaj shkoi te nusja për ta kuptuar të vërtetën. Ajo pranoi se nuk kishte qenë e vërtetë që ajo donte vëllanë e vogël, por kështu e kishte këshilluar të thoshte daja i tij.

I dëshpëruar thellë, nuses ia mori jetën dhe në fund bëri vetëvrasje, duke e qëlluar vetveten me thikë në zemër. Nga kjo që ndodhi nëna e vetmuar filloi të qante derisa u verbua. 

perralla shqip,perralle shqip,prrall shqip, 

Përralla - Bukuroshja e Fjetur

Përralla - Bukuroshja e Fjetur

perralla bukuroshja e fjetur, perralle shqip, perralle e bukur, perralle, perralle shqipe, bukuroshja e fjetur, bukuroshe e fjetur, bukuroshe e fjetur

Përralla - Fshatari, fëmija dhe stërqokat

Ishte koha e të mbjellurave. Një fshatar mbolli grurë dhe e ruante duke

ndejtur në këmbë. Ndërkohë mbërritën fluturimthi tufa të panumërta
stërqokash të zeza kërkëllihëse, e së bashku me to edhe garguj që hanin
farët. Me fshatarin ishte edhe djali i tij me hobë të zbrazët. Gargujt,
sipas zakonit. Përgjonin dhe në qoftë se fshatari në atë çast kërkonte
hobenë, iknin para se ta merrte. Mirëpo fshatari mendoi që t'i
mashtronte ndryshe. Prandaj filloi ta mësojë fëmijën duke i thëne:
Djali im, duhet ta mashtrojmë me mjeshtëri tufën e zogjve. Pra, kur të
mbërrinë zogjët, unë do të kërkoj bukë, por ti mos më jep bukë, por
hobenë.

Ia mbërritën gargujt dhe e mbuluan tokën. Fshatari këkroi bukë

sikurse u mor vesh me djalin. Zogjtë nuk ikën, kurse fëmija në vend të
bukës i dha hobenë plot me gurë.

Plaku shtiu njëherë dhe qëlloi një gargull në krye, tjetrin në

këmbë, kurse të tretin në krah; atëherë ata filluan të ikin. Në
ndërkohë u erdhën në ndihmë kojrilat dhe i pyetën se çka u ndoshi. Ata
u thanë:

Ikni prej fisit të prishur njerëzor, i cili ka mësuar që tjetër gjë të llomotitë e tjetër të veprojë.

I tmerrshëm është fisi i atyre që përdorin mashtrimin.

Përralla - Dreri dhe Luani

Përralla - Dreri dhe Luani

Një dre i etshëm erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri

re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë
madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i
kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë
gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u
largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushë pa drunj, dreri vrapoi
mirë e i shpëtoi rreziku, por kur mbërrini në pyll, në një vend me
drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drunjve. Dhe pasi
për këtë nuk mundi të vrapojë, luani e kapi. Para se të mbaronte dreri
në gojën e luanit, tha me vete:

I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithëse mendova se ato do të

më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, në të cilët kisha
plot besim.

perralla shqipe, perrlla te bukura shqipe, perralla shqip, prralla shqip,prralla ne gjuhen shqipe, perralla te bukura,perralla popullore,perralle popullore, prrala popullore, perralla popullore shqipe,dreri dhe luani prralla shqipe, dreri dhe luani perralle, perralla dreri dhe luani

Djali gjahtar - Përrallë e bukur

Djali gjahtar - Përrallë e bukur

Një djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipërisë. Një shqiponjë fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të një shkrepi. Shqiponja ishte jashtzakonisht e madhe dhe mbante në kthetrat e saj një gjarpër.

Mbas pak shqiponja fluturoi prej shkembit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkembit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqiponjës qe po luante me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vërtetë i mbytur. Befas ai lëvizi, ngriti koken, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atë çast djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarprin. Pastaj ai mori zogun e shqiponjës dhe u nis per ne shpine e tij. Befas ai degjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqiponjës.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqiponja.

"Foshnja është imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpri që ti nuk e kishe mbytur" u përgjegj djaloshi.

"Ma jep foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtur dhe do të marresh emrin tim!"

I riu i dha shqiponjës zogun e saj. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte bërë burrë. Me harkun e tij ai mbyti shumë bisha të pyllit, dhe me shpatën e tij preu shumë armiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqiponja i printe dhe e drejtonte.

I çuditur nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjahtarin trim. Ai (populli) e quajti Shqiptar, që do me thanë "Bir i shqiponjës", dhe mbretëria e tij mori emrin Shqipëri, që do me thanë "Vendi i shqiponjave."

perralla shqipe, perrlla te bukura shqipe, perralla shqip, prralla shqip,prralla ne gjuhen shqipe, perralla te bukura,perralla popullore,perralle popullore, prrala popullore, perralla popullore shqipe

Përralla - Iriqi dhe mollët

Përralla - Iriqi dhe mollët

Një ditë Iriq Gjembaçi kishte dalë nga strofka e tij për të gjetur ushqim.
Bëri një copë udhë dhe u ndal nën një pemë. Vendi ishte mbushur me mollë të vogla, që kishin rënë nga era. “Sa mirë! - tha me vete Iriq Gjembaçi. - Tani do ta mbush barkun plot. Apo s’më ka marrë dhe uria!”
Dhe ashtu bëri. Filloi të hante i uritur. Mollët ishin të shijshme. Hëngri sa hëngri, mendoi edhe për iriqët e tjerë. Po si t’i merrte mollët? Në gojë ai mund të mbante vetëm një kokërr. Mendoi pak dhe gjeti një zgjidhje. Atëherë u kthye me kurriz nga toka. Trupi iu mbush me mollë. Kur arriti te strofka, njëri nga iriqët thirri: - Erdhi Iriq Gjembaçi plot me mollë! Të gjithë iu afruan. Morën nga një mollë dhe filluan ta hanin. Iriq Gjembaçi shikonte i kënaqur shokët e tij.

Çka është epika

Çka është epika

Epika është lloj letrar ku jeta pasqyrohet nëpërmjet rrëfimit për ngjarje dhe për njerëz që kanë marrë pjesë në to, për sjellje dhe emocione të tyre në rrethana të ndryshme. 

Lloje të veprave epike janë: përralla, tregimi, novela, romani etj.

ceshte epika, cka eshte epika, epika, cfare eshte epika, cili eshte kuptimi i epikes, cka domethene epika, epika dhe kuptimi i saj, çka eshte epika, c eshte epika, lloji letrar epika, vepra letrare epika, epika kuptimi,

Elementet Letrare

                     Elementet Letrare

PERSONIFIKIMI

Personifikimi është një lloj i metaforës, në të cilën gjërave, dukurive, sendeve abstrakte, kafshëve ose bimëve u jepen cilësi njerëzore.Për shembull: xbrit, pa xbrit o e vërtetë xbrit nga gjur’i perëndisë,jakë pakë tatëpjetë,tu apç dritë njerëzisë…( „Historia e Skënderbeut“ Naim Frashëri)

METAFORA

Metafora është ajo figurë letrare me anën e së cilës shkrimtari bën përafrimin ,përngjasimin ndërmjet dy dukurive apo sendeve. Metafora është e ngjashme me krahasimin, por në të nuk përdoret lidhëza si. Është njeriu ai që të urren, të shkel, të përkëdhel. Në këtë rast dhe fjala që përdoret nga njeriu shkakton po ato veprime si dhe vetë njeriu.

ONOMATOPEA

Në tekst i hasim fjalët: ush, shkllap-shkllap, pllas-pllus, ë, bëllduf dhe plluf. Me këto fjalë jepet thirrja e njeriut kur i drejtohet një kafshe ose imitohet zhurma që krijohet kur bie diçka. Me përdorimin e këtyre fjalëve tregimi bëhet më konkret dhe i drejtpërdrejtë. Këto fjalë quhen fjalë onomatopeike apo tingullimituese.

ANTITEZA

ElegjiaSyrgjyn vdekur“ e shkrimtarit të shquar shqiptar Fan Stilian Nolit dallohet me shumë shprehje të bukura. Figurë letrare në të është antiteza apo kontrasti. Antitezë në letërsi quajmë atë figurë letrare kur dy fjalë, dy mendime me kuptime të kundërta, dy tablo të kundërta, qëndrojnë pranë njëra tjetrës për të
nxjerrë më mirë në dukje dhe më me forcë artistike thelbin e një fenomeni.

PËRRALLA

Përrallat janë llojet më të njohura të tregimeve popullore. Në to hasim personazhe dhe ngjarje të çuditshme, që flasin për vise dhe kohë fantastike.

ROMANI

Romani është një vepër e madhe tregimtare që pasqyron një proces të ndërlikuar të jetës, një sasi të madhe fenomeneshjetës në zhvillim e sipër. Në roman përshkruhen dhe jepen karakteristika të shumë personazheve, zhvillimi dhe përfundimi i tyre pas zgjidhjes së konfliktit.

TRAGJEDIA

Tragjedia është lloj i dramësvargje apo prozë, në formë dialogu. Termi tragjedi rrjedh nga fjala greke trakos, keci dhe ode, këngë. Personazhi kryesor në luftë për realizimin e idealeve të veta mbaron tragjikisht.

Tragjedi të njohura në letërsinë botërore janë : „Hamleti“, „Makbethi“, të Shekspirit etj.

Qka eshte romani qka eshte tragjedia, qka jane elementet letrare, figurat letrare, personifikimi, qka eshte metafora, ku perdoret metafora, perdorimi i metafores, qka domethen metafora, krahasimi, qka eshte onomatopea, perdorimi i onomatopese, onomatopea, qka eshte antiteza, figurat letrare, perralla, qka eshte perrala, romame shqip,analize e elementeve letrare,cilat jane elementet letrare, elementi letrare, figura letrare, qysh mi perdor figurat letrare, tragjedi, veprat tragjedia,qka eshte romani, definicioni i romanit, vlera e romanit, romanet, romani,antiteza shqip, qeshte antiteza, kuptimi i antitezes, antiteze, domethenja e antitezes, kur perdoret antiteza, perdorimi i metafores, kuptimi i metafores, domethenja e metafores, 

Namazi

Syzat