Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Emrat e përveçëm. Show all posts

Emri (i përveçëm dhe i përgjithshëm)

Emra quhen fjalët që tregojnë qenie të gjalla: djalë, vajzë, dele, dash, Agron, Mira;

Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore; por shpesh edhe cilësi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.
Mjaft formime me prapashtesa funksionojnë në të njëtën kohë si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj.

Disa ema dalin me nyje të përparme: i biri, e bija, i ati, e ëma, i vëllai, e motra etj. Po kështu, edhe disa emra me origjinë nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, të rinjtë, e reja, të rejat, e dashura, i pasuri, i varfëri, i pandehuri, të ftohtët, të kënduarit, të folurit, të ngrënit.

Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm
Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm.

Emra të përgjithshëm quhen emrat që tregojnë qenie ose sende të të njëjtit lloj: djalë, vajzë, dhi, cjap, dhomë, derë, si dhe abstrakte: miqësi, lumturi, larje, fshirje.
Emra të përveçëm quhen emrat që tregojnë një qenie ose një send të vetëm, të dalluar nga të gjithë të tjerët: Tiranë, Prishtnë, Krujë, Naim, etj.
Janë të përveçëm:
-Emrat dhe mbiemrat e njerëzve, pseudonimet: Naim Frashëri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)
-Emrat e kafshëve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografikë të shteteve, të krahinave, të maleve, të lumejve, të qyteteve, të rrugëve, të shesheve, të kontinenteve, të oqeaneve, të deteve etj.: Franca, Shqipëria, Kosova, Drini, Korça, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skënderbej, Jupiteri, Azia, Paqësori, Mesdheu;
-Emrat e periudhave dhe të ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjës;
-Emrat e institucioneve, të organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Shoqata e të Përndjekurve Politikë.
-Titujt e veprave, të revistave e të gazetave: “Lahuta e malësisë”, “Albania”, “Rilindja demokratike”, “Gazeta shqiptare”, “Studime filologjike”.
Emrat e përveçëm zakonisht përdoren në trajtën e shquar:
Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Në qendër të Tiranës është sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i kulturës, banka Kombëtare.
Të gjithë emrat e përveçëm dhe emërtimet e përveçme shkruhen me shkronjë të madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerëzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
-emrat e përveçëm të kafshëve: Baloja, Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe të yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;
-emërtimet gjeografike të një vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanës, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malësia e Madhe;
-emërtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombëtar;
-emërtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emërtimet e monumenteve të kulturës: Dea e Butrintit, Xhamia e Et’hem Beut etj.;
-titujt e librave, të gazetave, të emrave të rrugëve dhe firmave vihen në thonjëza dhe vetem fjala e parë shkruhet me shkronjë të madhe: “Gazeta shqiptare”, “Dëshmorët e lirisë”, por rruga “Naim Frashëri”, sheshi “Fan Noli”.
Emri i përveçëm mund të përdoret si emër i përgjithshëm për të treguar jo më një individ, por një tip njerëzish që i ngjajnë atij; jo një krahinë, por send që lidhet me emrin e kësaj krahine etj.:
Ky njeri është tartuf i vërtetë (hipokrit)
Ai porositi një shishe kallmet (verë Kallmeti)
Në këto raste emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të vogël: ciceron, donkishot etj.
Emrat e përveçëm të njerëzve dhe të vendeve të huaja shkruhen sipas shqiptimit që kanë në gjuhën prej nga janë marrë: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dë Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinë, Versajë etj.

Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm

Emra të përgjithshëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende në mënyrë të përgjithshme: djalë, vajzë, mal, kukull etj.

Emra të përveçëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende të dalluar nga të tjerët që i përkasin të njëjtës klasë: Korabi (mal), Çufo (derr) etj. Emrat e përveçëm shkruhen gjithmonë me shkronjë të madhe.

cka jane emrat e pergjitshem,cfare jane emrat e pergjitshem,cka jane emrat e pervecem,emrat e perveqem shqip,emrat e pergjitshem shqip,gramatike emrat, 

Çka është emri i përgjithshëm dhe emri i përveçëm ?

Emri i përgjithshëm emërton frymorë ose sende apo ide të përgjithësuara si psh:shpata,shqiptari, zog, leqe, trima, rreze, prind etj.

Emri i përgjithshëm mund të shkruhet me shkronjë të madhe vetëm në fillim të fjalisë.

Emri i përveçëm emërton një frymor, një send të veçuar. 

Emri i përveçëm shkruhet gjithnjë më shkronjë të madhe psh: Shqipëri ,Tivar , Prevezë, Prishtinë,Tiranë, Kosovë, Amerikë,Durrës, Shkup etj.

ceshte emri i pergjithshem, qka osht emri i pergjithshem, c'eshte emri i perveqem, ceshte ermi i pervecem, qka eshte emri i pergjithshem, emer i pervecem, shembuj emra te pervecem, shembuj emra te pergjithshem,cfare eshte emri i pervecem,cfare eshte emri i pergjitshem,  

Namazi

Syzat