Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Kriminalistika. Show all posts
Showing posts with label Kriminalistika. Show all posts

Racia

Racia kryhet përmes mbylljes së të gjitha hyrje daljeve në një vend të caktuar nga ana e punëtorëve operativ të policisë, me qëllim të heqjes së lirisë të personave dhe kategorive të njerëzve të caktuar.
 
eng/en: curfew
loading...

Qitja me puthitje

Qitja me puthitje është lloj i qitjes gjatë të cilës, gryka e tytës së armës së zjarrit në momentin e qitjes, është e puthitur me sipërfaqën e objektit në të cilin shtihet.
 
eng/en: contiguous shot
loading...

Qeni elektronik

Qeni elektronik është një aparat elektronik, tek i cili aktivizohet mekanizmi sinjalizues përmes regjistrimit të lëvizjeve të cilit do trup në shpejtësi më të madhe se 10 cm/sek, në largësi prej 5 metrave.
 
eng/en: electronic dog
loading...

Çka janë përgojimet ?


Përgojimet; të përfolurit publik paraqesin përhapjen e lajmeve për ndonjë person si kryerës të veprës penale, duke mos e ditur se janë të vërteta apo jo dhe se kush i ka përfolur ato (lajme).
 
eng/en: vilification; public gossip


loading...

Pyetjet plotësisht disjunktive

Pyetjet plotësisht disjunktive janë pyetje të cilat nuk japin mundësi tjetër
(personit i cili mirret në pyetje) për përgjegjje përveç të përgjëgjjes me "po" apo "jo".
 
eng/en: completely leading questions
loading...

Prita

Prita është shpërndarja e fshehtë e punëtorëve operativ të policisë, në vendin e caktuar ku do të kalojë kryerësi i veprës penale, me qëllim të heqjës së tij nga liria në mënyrë të befasishme.
 
eng/en: ambush
loading...

Portreti verbal

Portreti verbal përshkrimi i pamjes së jashtme të kokës së njeriut (trupit) në nbazë të sistemit shkencor të caktuar paraprakisht më qëllim të identifikimit të tij.
 
eng/en: verbal portrait
loading...

Çka është pirromani ?

 Çka është pirromani ?

Pirromani është personi i cili ndien kënaqësi shpirtërore dhe erotike me shkaktimin (ndezjen) e zjarrit.
 
eng/en: pyromaniac

ceshte pirromani,cka eshte pirromani,cfare eshte pirromani,pirromani shqip,cka quajme pirroman,cfare quajme pirroman,pirromani shqip,ceshte piromani,cka eshte piromani
loading...

Çka është Pedoskopia ?

Pedoskopia është metodë për regjistrimin dhe identifikimin e përsonave në bazë të gjurmëve të vijave papilare (shenjave) që gjenden në shputat e këmbëve të njeriut.
 
eng/en: pedoscopy

ceshte pedoskopia,cfare eshte pedoskopia,pedoskopia shqip,cka quajme pedoskopi,cfare eshte pedoskopia
loading...

Parimi i diskrecionit

Parimi i diskrecionit është parim i punës së kriminalistit, sipas të cilit për masat operativo taktike që janë planifikuar për tu ndërmarrë nga ana e organit procedues, në një rast konkret kriminalistik, duhet kenë dijeni vetëm punëtorët kompetent të organit procedues.
 
eng/en: principle of confidentiality
loading...

Parada e identifikimit

Parada e identifikimit është metodë për regjistrimin e përsonave, e cila konsiston në vrojtimin dhe njohjen e drejtëpërdrejt të kriminelëve- recidivistëve të radhitur, nga ana e nëpunësve policor me përvojë.
 
eng/en: identity parade
loading...

Çka është odorologjia kriminalistike ?

Odorologjia kriminalistike është shkenca e cila studion erërat me qëllim të zbulimit dhe identifikimit të personave në bazë të individualitetit të erës së tyre.
 
eng/en: criminalistic odorology

ceshte odorologjia krimininalistike,cka eshte odorologjia kriminalistike
loading...

Ndotja e ambientit jetësor

Ndotja e ambientit jetësor është ndryshimi kualitativ dhe kuantitativ i veçorive fizike, kimike dhe biologjike të komponentave kryesore (ajrit, tokës, ujit, ushqimit) të ambientit jetësor, që sjell deri te çrregullimi i ligjëshmërive të ekosistemit.
 
eng/en: environment pollution
loading...

Mikrogjurmët

Mikrogjurmët janë formime tërësore lëndore pak të dukshme ose të padukshme me sy të lirë të njeriut të lëndëve të ndryshme, si dhe shenjat e veprimit fizik që kanë rëndësi për sqarimin e rrethanave dhe zgjidhjen e çështjes penale.
 
eng/en: trace evidence
loading...

Mikrofotografia

Mikrofotografia është lloj i fotografisë me ndihmën e të cilës në negativin e saj, fitohet(shfaqet) zmadhimi (rritja) shumë i madh i detajeve dhe gjurmëve më të imëta të fotografuara.
 
eng/en: microphotography
loading...

Makrofotografia

Makrofotografia është lloj i fotografisë me ndihmën e të cilës në negativin e saj fitohen (paraqiten) detajet dhe gjurmët e imëta në përmasa të mëdha
 
eng/en: macrophotography
loading...

Kriminaliteti ekologjik

Kriminaliteti ekologjik nënkupton të gjitha veprimet e drejtuara në rrezikimin dhe dëmtimin e ambientit jetësor, të cilat janë të inkriminuara si vepra penale në dispozitat penalo-juridike të vendit të caktuar.
 
eng/en: ecological criminality
loading...

Kriminalistika represive

Kriminalistika represive është kriminalistika e cila përsos metodat dhe mjetet ekzistuese dhe zbulon metoda të reja për zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e veprave penale.
 
eng/en: repressive criminalistics
loading...

Kriminalistika preventive

Kriminalistika preventive është kriminalistika e cila përsosë metodat dhe mjetet ekzistuese dhe zbulon metoda të reja për parandalimin e kriminalitetit.
 
eng/en: preventive criminalistics
loading...

Kriminalisti

Kriminalisti është personi me aftësi të caktuara profesionale i cili e zbaton kriminalistikën për parandalimin, zbulimin dhe ndriçimin e kriminalitetit, si p.sh. punëtori i policisë, hetuesi, prokurori, eksperti.
 
eng/en: criminalistic expert
loading...