Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label AKI. Show all posts
Showing posts with label AKI. Show all posts

Cili është misioni i AKI-së (Agjencioni Kosovar për Intelegjencë) ?

Misioni i AKI është identifikimi i kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e Kosovës. Kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale në dëm të Kosovës.

Këtë Mision, ne e realizojmë duke mbledhur dhe analizuar informacion për:
- Nxitjen, ndihmën dhe shtytjen ose përkrahjen e terrorizmit
- Spiunazhin kundër Kosovës apo në dëm të sigurisë së Kosovës
- Sabotazhin drejtuar kundër infrastrukturës vitale të Kosovës
- Krimin e organizuar kundër Kosovës apo në dëm të sigurisë së Kosovës në cilëndo mënyrë, duke përfshirë larjen e parave
- Nxitjen e pakënaqësisë në strukturat e sigurisë
- Trafikimin e substancave ilegale, armëve apo qenieve njerëzore
- Prodhimin ilegal apo transportin e armëve të shkatërrimit në masë ose të komponentëve të tyre
- Trafikimin ilegal të prodhimeve dhe teknologjive nën Kontrollin Ndërkombëtar
- Aktivitetet që bien ndesh me të drejtën humanitare ndërkombëtare
- Aktet e dhunës së organizuar apo të frikësimit kundër grupeve etnike apo fetare në Kosovë, dhe
- Çështjet që kanë të bëjnë me kërcënime serioze ndaj shëndetit apo sigurisë publike
loading...

Buxheti i zi i spiunëve të Kosovës



Kosova i ka 90 “spiun” legal, të cilët i paguan çdo muaj. Mesatarisht ata marrin nga 2,900 euro pagë bashkë me beneficionet tjera.

Kjo është gjithqka që dihet publikisht për buxhetin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
“Agjensioni Kosovar i Inteligjencës ka 90 punëtorë. Për paga dhe mëditje do të shpenzojë 3, 400,000 euro.

Kurse, në mallra dhe shërbime 1, 365,000 euro. Derisa për shpenzime komunale është thënë se do t’i shpenzojnë 68,000 euro”, thuhet në tabelën e buxhetit për vitin 2015 të kësaj agjencie.

Këto të dhëna që supozohet se do të duhej të ishin sekret, kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala thotë se këto janë vetëm ato pjesët e “buxhetit të bardhë”, që lejohet të dihen.
“Buxheti i zi nuk bëhet i ditur, pa urdhër të kryeministrit”, thotë Shala.

Ai sqaron se me buxhetin e zi nënkupton të dhëna financiare të cilat nuk duhet të bëhen të ditura, ndërsa me buxhetin e bardhë nënkupton financat e AKI-së që mund të bëhen publike sikur që është edhe në Buxhetin e miratuar për vitin 2015.

Këtu përfshihet vetëm numëri të punësuarve si staf i administratës.

“Nuk përfshihet numri i agjentëve dhe buxheti tjetër të cilin e përdor agjencia për shpenzime dhe aaktivitet tjera”, thekson Shala.

Nëse llogaritet numri i të punësuarve dhe buxheti që ata kanë në dispozicion për paga dhe mëditje del se gjatë vitit 2015, punëtorët e AKI-së marrin mesatarisht nga 2,900 euro në muaj në emër të pagave dhe mëditjeve.

Derisa AKI numëron zyrtarisht 90 të punësuar, del se ky agjencion kryesor për siguri në vend është dukshëm më i vogël se ish Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), i udhëhequr nga tani kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli. Ish-shërbimi i tij numëronte 92 anëtar, sipas deklaratave publike të drejtuesve të SHIK-ut.

Njohësit e sigurisë thonë se janë të lejuara të bëhen publike disa sekrete të AKI’së, por ata tregojnë se jo të gjitha punët e këtij agjensioni duhet t’i dinë qytetarët e Kosovës.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës është themeluar më 4 shkurt 2009. Selia e saj është në Prishtinë .
Themelimi i saj u shty që nga viti 2008 për shkak të partnerëve të koalicionit që nuk mund të bien dakord për personin që do të bëhet drejtor. Më 4 shkurt 2009 Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim

Thaçi prezantuan drejtorin e parë të shërbimit informativ të Kosovës, Bashkim Smakajn.
Smakaj ka dhënë dorëheqje javë më parë për tu zëvendësuar me drejtorin e ri, Agron Selimajn.
loading...

Agjencioni i Inteligjencës për Kosovën

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (në vijim AKI) themelohet si agjenci për siguri dhe inteligjencë në Kosovë.

AKI është person juridik dhe ka mandat të veproj në tërë territorin e Kosovës.

AKI mbledhë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës.

Si kercenim konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale. AKI nuk ka funksione ekzekutive.

Agjencia është themeluar me ligjin nr. 03/L-063 dhe drejtor i saj është emëruar z. Bashkim Smakaj nga kryeministri Hashim Thaci dhe presidenti i atëhershëm z. Fatmir Sejdiu. Edhe pse kritikohet për funksionalitetin e saj drejtorit aktual ia vazhdua mandati i dytë ne janar 2014
loading...