Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Dreri

Përralla - Dreri dhe Luani

Përralla - Dreri dhe Luani Një dre i etshëm erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushë pa drunj, dreri vrapoi mirë e i shpëtoi rreziku, por kur mbërrini në pyll, në një vend me drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drunjve. Dhe pasi për këtë nuk mundi të vrapojë, luani e kapi. Para se të mbaronte dreri në gojën e luanit, tha me vete: I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithëse mendova se ato do të më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, në të cilët kisha plot besim. perralla shqipe, perrlla te bukura shqipe, perralla shqip, prralla shqip,prralla ne gjuhen shqipe, perralla te bukura,perralla popullore,perral

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more