Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Legjenda. Show all posts
Showing posts with label Legjenda. Show all posts

Legjenda Rozafa

Rozafa është një gojëdhënë (legjendë) e përcjellë brez pas brezi. 

Në këtë legjendë flitet për tre vëllezër që donin ta ndërtonin një kala. Ata e ndërtonin ditën, por natën shembej. 

Një ditë kaloi një plak dhe u tha se ai dinte mënyrën se si të mos rrënohej kështjella. Ai u tha që kur të vinte njëra nuse t'u binte ushqimin ta muronin të gjallë në muret e kështjellës, por nuk duhet t'u tregonin grave për këtë gjë. Vëllai i madh e shkeli besën, edhe i mesmi, por i vogli jo. 

Vjehrra nuk dinte gjë dhe u tha t'ua dërgonin ushqimin burrave. Nusja e madhe dhe e mesmja e dinin që do t'i muronin, andaj gjetën justifikime që të mos shkonin. 

E vogla pranoi të shkonte, e puthi djalin në ballë dhe faqe e u nis. Kur arriti, vëllezërit i treguan se ç'ju kishte thënë plaku. Nusja e vogël pranoi, por me kusht që gjysmën e trupit t'ia linin jashtë, në mënyrë që me sy ta shihte të birin, me dorë ta ledhatonte, me këmbë t'ia përkundte djepin dhe me gji t'i jepte të pijë. 

Legjenda thotë se lotët e nënës për të birin rrjedhin edhe sot, ndërsa kalaja është edhe sot e kësaj dite në Shkodër e njohur si Kalaja e Rozafës

legjenda rozafa,rozafa legjende,legjende shqip,legjenda e rozafes,rozafa si legjende,legjenda shqip,koment per legjenden rozafa,legjenda rozafa analize,analiza e rozafes, rozafa analize, rozafati analize, analiza rozafati,rozafa legjende, legjenda shqiptare, shpjegim rozafa, rozafa shpjegim,
loading...

Legjenda - Besa e Konstandinit

Legjenda -  Besa e Konstandinit

Ish një herë e një mot një mëmë shumë e mirë e kish dymbëdhjetë bij të
hijshëm. Të trembëdhjetën kish një bijë të bukur mbi të gjitha shoqet, që i
thoshin Doruntinë.
Vasha u rrit e u bë për t’u martuar.
Mirëpo nga bujarët e atij vendi asnjë nuk e gëzoi.
Të gjithë e dëshironin, askush s’guxonte ta zërë nuse, sepse nuk e ndiente
veten të zotin ta merrte për shoqe.
Atëhere na vjen një trim i largët: i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe nis dërgon
shkesë dallëndyshen që ta kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbë -
dhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t’ja jepnin, sepse trimi, ndonëse i mirë,
ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Konstandini, donte.
- T’ja japim, zonja mëmë, - thosh ai, - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër.
- Konstandin, biri im, ç’po më thua ti kështu? – ia kthente e ëma. – Aqë
larg do ti që të ma shpiesh Doruntinën time? Se, në e daça për gëzim, për
gëzim nuk do ta kem; se, në e daça për helm, për helm nuk do ta kem.
- Të jap besën, zonja mëmë, se kur ta duash ti Doruntinën, qoftë për gaz,
qoftë për helm, vete unë e ta sjell.
Mëma edhe të njëmbëdhjetët u bindën: e fejuan dhe e martuan
Doruntinën me trimin e largët. Bënë dasmë nëntë ditë. Të dhjetën trimi mori
nusen e shkoi te dheu i tij i largët. Mëma e vasha qanë me lot kur u ndanë..
… Shumë luftëra u luftuan atë mot te dheu ynë, se kish ardhur i huaji ta
shkelte e ta pushtonte. Të dymbëdhjetë vëllezërit dolën të luftojnë për vendin
e tyre dhe u vranë një, pas një, të gjithë.
Kur iu vra djali i parë, mëma shërëmtiu e tha:
- Biri im, unë nuk kam helm e nuk do të të qaj, sepse ti re për dheun tënd
e më mbeten njëmbëdhjetë bij të tjerë për luftë.
Kur ju vranë gjashtë, që të gjashtë trima e të dashur… ajo derdhi
vetëm nga një lot për secilin e bëri vetëm nga një vajtim. Po kur nisën t’i
vriten edhe të tjerët, mëmës iu këput zemra dhe lëshoi një shërëmtimë të
madhe sa uturoi tërë vendi:
- Mjerë unë, ç’helm i madh të mos e kem Doruntinën pranë në këtë zi, që
më mbuloi shtëpinë!
Kur u vra djali i fundit, Konstandini, mëma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, vdekje, e nëmosura vdekje! Ti më more dymbëdhjetë bij e tani
kush mund ta dijë a s’ma ke marrë edhe bijën time të vetme, bijën time të
dëshëruar!
Kur u gdhi e shtuna e të vdekurve, mëma vajti te varret e të bijve.
Dymbëdhjetë djem kish pasur, dymbëdhjetë varre kish tani… Mbi çdo varr
bëri nga një vajtim, po mbi varr të Konstandinit bëri dy vajtime, qau me
ngashërim e thirri tri herë:
- O biri im! O biri im! O biri im! …
Edhe tri herë të tjera:
- O Konstandin! O Konstandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb përdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Konstandin, o biri im, ku është besa që më dhe, se do të ma sillje
Doruntinën, tët motër? Besa jote vdiq bashkë me ty e kalbet në varr të zi!
Kështu tha dhe e lau gurin me lotët e syve.
Në mesnatë Konstandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bë kalë i zi si
nata. Edhe dheu i zi u bë shalë e zezë si nata. Rrotulla që mbante gurin, u bë
fre i argjendtë. Trimi i hipi kalit, u përkul përpara, uli kryet dhe i ra me
shporet. Kaptoi si frymë male e fusha, hodhi lumenj e përrenj, la prapa
katunde, kodra, pyje…
Konstandini arriti te shtëpia e së motrës, kur kish dalë dielli. Ajo ditë
ndodhi ditë e kremte. Në shesh, përpara shtëpisë, gjeti të bijtë e së motrës,
nipërit e tij, që loznin e vraponin pas dallëndysheve. I pyeti:
- Bij të zemrës, ku është zonja mëma e juaj?
- Konstandin, o zoti lalë, - i thanë ata, - mëma jonë po hedh valle në fshat,
atje tek bëhet dasmë.
Konstandini shkoi shpejt te vallja e parë, pa një luzmë vashash të bukura
tek këndonin e vallonin dhe tha me vete: “Të bukura jini, moj vasha, po për
mua nuk jini, sepse unë s’jam nga kjo botë…” Dhe u afrua t’i pyesë:
- Gëzuash, o vasha të bardha! A është me ju Doruntina, motra ime?
- Shko përpara, trim, se do ta gjesh tek kërcen e hareshme veshur me petk
të ndritur kadifeje.
Konstandini vajti tek vallja e dytë dhe u mat të pyesë përsëri, po
Doruntina e pa vetë e i thirri:
- Konstandin, o im vëlla!
Dhe Doruntina iu afrua, e përqafoi.
Konstandini i tha:
- Doruntinë, motra ime! Eja të shkojmë. Të do zonja mëmë në shtëpi!
Më thuaj, vëlla, si të vij unë atje? Po të më dojë për gaz, do të vete të marr
stolitë më të mira, po të më dojë (mos qoftë thënë!) për helm, do të vete të
vishem me të zeza.
- Eja, motër, ashtu si je!
E mori në vithet e kalit. Kali ik si shakullimë. Ata kapërcejnë si në ëndërr
male e fusha, pyje e kodra, lumenj e përrenj. Hëna e yjet kanë shtangur lart e
shikojnë me të drojtur.
Gjatë udhës motra e pyet vëllanë:
- Konstandin, vëllathi im, përse shpatullat e gjera të janë mbuluar me myk.
- Doruntinë, motra ime, shpatullat m’i ka mbuluar tymi i shkluhave në
luftë, se në vendin tonë u bënë luftëra të mëdha, erdhën armiq të na shkelin
dhe ne të gjithë dolëm të luftojmë.
- Konstandin, vëllathi im, përse flokët e dredhura i ke tërë pluhur?
- Doruntinë, motra ime, gjatë udhës kishte shumë pluhur dhe m’i
pluhurosi flokët.
- Konstandin, vëllathi im, përse vëllezërit e mi të bukur si drita s’kanë dalë
përpara të na presin?
- Doruntinë, motra ime, ndofta janë në lodër e s’presin që të vemi sonte.
- Konstandin, vëllathi im, përse dritaret e shtëpisë janë sot mbyllur krejt?
- Doruntinë, motra ime, i kemi mbyllur se fryn nga deti era e fortë e dimrit.
Kur arrinë pranë kishës, Konstandini i tha së motrës:
- Ti shko përpara, se unë dua të hy të përgjunjem.
Konstandini shkoi e hyri prapë në varr të zi. Kali u bë prapë gur, shala u
bë dhe, freri i argjendtë u bë rrotullë. Dhe përsëri rreth e qark zotëroi heshtja
e vdekjes. Ndërkaq Doruntina ngjiti shkallët dhe trokiti gazmend në derë.
- Mëmë, hapma derën!
- Kush je ti që trokëllin aty te dera?
- Hapma, zonja mëmë! Jam unë, bija jote Doruntina!…
- Ik tutje nga ke ardhur, o vdekje e shkretë! Ti m’i more të dymbëdhjetë
djemtë e tani ke ardhur të më marrësh edhe mua që të mos e shoh më
Doruntinën time!
- Ç’po thua ashtu, zonja mëmë? Nuk ma njeh zërin? Besa, zonja mëmë,
jam unë vetë, Doruntina jote.
- Ngul gishtin e vogël te vrima e kyçit: që ta shoh e të ta njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogël te vrima e kyçit-atë gisht të hollëz e të
bardhë. Mëma ja njohu sakaq e i hapi derën.
- Kush të solli këtu, o zemra ime?
- Më solli Konstandini, im vëlla.
- Cili Konstandin, moj bijë? Konstandini im ka vdekur bashkë me të
njëmbëdhjetë vëllezërit e tjerë. U vranë në luftë…
Dhe si rrinin të dyja, njëra te pragu e tjetra te dera, plasën si qelqi me verë…
loading...

Miti dhe Legjenda

Miti

Miti është lloj i veçantë i krijmtarisë gojore popullore – rrëfim (rrëfenjë) që bën fjalë për qenie të mbinatyrshme për heronj legjendarë, për ngjarje edhe dukuri të çuditshme ku pasqyrohen parafytyrimet e përpjekjet e njërëzve primitivë për të shpjeguar prejardhjen e jetës dhe dukuritë e ndryshme natyrore.Në mite gjejmë edhe figura perëndish për heronj legjendarë e personalitetesh historike.

Legjenda 

Legjenda është një kallëzim popullor që bën fjalë për një dukuri, ngjarje ose personazh historik që mund të ketë bazë të vërtetë, por duke kaluar gojë më gojë është bashkuar me elemente fantastike.

miti dhe legjenda, qka eshte miti, qka eshte legjenda, mitet dhe legjenda, meso miti, meso qfar eshte miti, meso qfare eshte legjenda, mit, qka eshte mit, qka eshte legjend
loading...