Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Jakov Xoxa

Lumi i vdekur nga Jakov Xoxa

Lexo një analizë më të mirë kliko mbi  Lumi i vdekur


Jeta e vështirë e fshatit të Myzeqesë gjatë viteve 1938 - 1939

Fati i tri familjeve:

- Familja Shpiragu e dëbuar nga beu i vendit;


- Familja Tafilaj, kosovarë të dëbuar nga pushtuesi serb; - Familja e Koz Dynjasë, vendase nga fshati Trokth.

Linjat paralele:

- Vështirësitë e jetës e mbijetesës së fshatarëve përballë bejlerëve e


tregtarëve;

- Dashuria e Vitës me Adilin (një bashkim simbolik).

Zhvillimi i ngjarjeve:

- Dëbimi nga toka e vet e familjes së Shpiragajve;


- Vendosja e tyre në Trokth;

- Marrëveshja e Pilo Shpiragut me tregtarët e Fierit;

- Shpërthimi i lumit;

- Zhgënjimi i Pilo Shpiragut nga tregtarët;

- Marrëveshja e tij me beun;

- Arratisja e Adilit me Vitën.



Personazhet kryesore:


- Pilo Shpiragu e Koz Dynjaja, që tipizojnë figurën e fshatarit shqiptar mes dilemave të kohës.


- Sylejman Tafili tipizon figurën e kosovarit të ikur nga serbët, por dhe të zhgënjyer nga raportet me fshatarët e Myzeqesë.

- …

Jakov Xoxa (1923- 1979)-Biografia

Jakov Xoxa (1923- 1979)-Biografia

Jakov Xoxa në letërsinë shqipe është i njohur si romancier, novelist dhe tregimtar. 
Lindi në Fier ku mbaroi shkollën fillore, ndërsa të mesmen e kreu në Korçë.
 Pasi përfundoi studimet e larta për letërsi, një kohë punoi si gazetar dhe më vonë si profesor i letërsisë në shkollën e lartë. 
Nga viti 1965, Jakov Xoxa filloi të merret kryesisht me krijimtari letrare. 
Në fillim shkroi skica, reportazhe dhe tregime, të cilat janë pëmbledhur në “Novela” 1 dhe 2.
 Në letërsinë shqipe u bë i njohur me romanet: “Lumi i vdekur”, “Juga e bardhë” dhe “Lulja e kripës”.
Është marrë edhe me stilistikë dhe teori të letërsisë.

Lumi i vdekur i Jakov Xoxes

Koha, atë mëngjes, aty qante, aty qeshte.

Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e

Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë

të Gjanikës dhe po pritshin të kalonte përtej vargu i gjatë i grave. Me kanistrat

bosh në duar, po me gojën plot llafe, ato kthehesin nga kisha e Shën-Gjergjit për në

shtëpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatë, nga ijet e teruara të buajve, nga halat

e gjata të qepallave të tyre, nga lelet e shkurtëra, nga veshët llapushë të qenit që

kishte zënë vend atje poshtë qerres, rrëshqisnin rrëke të holla uji që vinin e binin

mbi llucën e rrugës. Rrogozet prej kashte frytje, që mbulonin qerret dhe ruanin robt

e plaçkat nga kullimi i reve, si kishin pirë e ishin fryrë tërë rrugës me shi, të

ngopur, po villnin tani ujët e tepërt. Lart, në qiell, nga një dritare e madhe hapur

përmes reve, dielli po vërviste mbi qytet tufën e rrezeve të tija, që ngjanin me

vandakë zhukash të thata, të …

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more