Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Naim Frashëri

Naim Frashëri (1846 – 1900)

Naim Frashëri (1846 – 1900) Naim Frashëri është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare.  Ai është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.  Gjithë jetën dhe veprën e tij Naimi ia kushtoi çështjes së çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha osmane.  Lindi në Frashër të Përmetit, ku kaloi edhe fëmijërinë dhe rininë.  Atje shijoi bukuritë e natyrës së mëmëdheut dhe më vonë në atë temë bëri hapat e parë në vjershërimin shqip.  Mësoi në gjimnazin “Zozimeja” të Janinës ku studioi historinë dhe letërsinë.   Mësoi disa gjuhë. Në atdhe punoi në Berat e në Sarandë.  Ngjarjet e vitit 1878 ndikuan në formimin e Naimit si atdhetar dhe si poet i madh.  Botoi këto vepra: “ Bagëti e bujqësi ”, “ Lulet e verës ”, “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve” (greqisht), “Qerbelaja”, “Historia e Skënderbeut” etj.  Vdiq në vitin 1900 në Stamboll. biografia e Naim Frasherit, Jeta e Naim Frasherit, Veprat e Naim frasherit, ku vdiq Naim

Ti, Shqipëri, Më Jep Nder! -Naim Frashëri

Ti, Shqipëri, Më Jep Nder! -Naim Frashëri O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë, fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.   Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar, çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!   Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni... Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr! naim frasheri vjersha, vjersha nga naim frasheri, ti shqipni me jep nder, ti shqiperi me jep nder

Shqipëri, o jetëgjatë! - Naim Frashëri

Shqipëri, o jetëgjatë! - Naim Frashëri Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. ................................... Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë.

Gjuha Shqipe - Naim Frashëri

Gjuha Shqipe - Naim Frashëri Vëllezër shqiptarë, Qasuni. Më dëgjoni, Sa të mundni më parë, Gjuhën tuaj mës Pa shihni sa është e mirë! S'u vjen mall e dëshirë? Vëllezër shqiptarë, Qasuni. Më dëgjoni, Sa të mundni më parë, Gjuhën tuaj mësoni! Pa shihni sa është e mirë! S'u vjen mall e dëshirë? Gra, burra, djem e vasha, E ju pleqt e uruar, Mos rrini pa mësuar, Kjo do të na nderojë, E do të na bashkojë. Këtë gjuhë, që flasim, Këtë zë të këndojmë, Gjënë tënë të qasim. Ju shkëmbenj e ju male Ju brinja e bregore, Dhe ju lumenj ngadale, Ju fusha gjelbërore Shqip të flisni përherë Thjesht' e të papërzjerë! Edhe bilbili vetë Këtë gjuhë të ketë!

Çka është poezia refleksive apo mediative

Çka është poezia refleksive apo mediative Në poezinë refleksive ( meditative) poeti i shpreh emocionet e veta në lidhje me një mendim, me një dukuri ose me një dilemë jetësore. Poeti nëpërmjet kësaj poezie, krahas emocioneve, shpreh një mendim, një përplasje rreth problemeve ekzistenciale,filozofike,jetësore etj.  Poezi të këtilla kanë shkruar poetët tanë të Rilindjes Kombëtare si: De Rada, Zef  Serembe , Naim Frashëri , Lasgush Poradeci,mandej edhe Migjeni , Dritëro Agolli , Sabri Hamiti etj. poezia refleksive,poezia mediative, qka eshte poezia refleksive, cfare eshte poezia mediative, cka eshte poezia mediative, poezi mediative, poezi refleksive

NAIM FRASHËRI-DRITËRO AGOLLI

NAIM FRASHËRI-DRITËRO AGOLLI Vargjet e tua me thërrimet e dheut janë përzierë Dhe na duket sikur me qenien tonë janë shkrirë, Se i kemi thithur mes qumështit, frutave, erës Dhe në burime me ujin i kemi pirë. Çdo rrokje e varg e poemë është rritur Tok me lisat e gjatë e me barin në gurë Dhe në kurorat e pishave është ngjitur Dhe, si në pisha, s’humb blerimi kurrë. Ti, si bujk i mirë, lërove arën e fjalëve, Arën e fjalëve të stërgjyshërve mbetur djerrë, Mbuluar nga barëra të liga maleve; E lërove që djerrë mos mbetej asnjëherë... Ish punë e vështirë plugimi i asaj are. Fjalë të tjera frymën ja merrnin fjalës stërgjyshërore, Po ti gjoksin ja vure përpara Dhe rrënjët gremit të hidhur ja nxore. Dhe tek lëroje këtë arë në vapë e në shqotë, Gabove kur the se perëndia na qenka kudo: në lulet e lisat, Pse s’the që vargjet e tua do të ishin kudo: në tokën e ngrohtë Në lulet, në barin, në plisat. Vargjet e tua me thërrimet e dheut janë përzierë Dhe na duket sikur me qenien

Fjalët e qiririt-NAIM FRASHËRI

NAIM FRASHËRI Fjalët e qiririt Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t’u ap pakëzë dritë, Natënë t’ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t’u ndrinj mir e të shihni, Njëri-tjetrin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s’e duronj dot. Unë zjarrit nuk i ndruhem Dhe kurrë s’dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të mund t’u ndrinj më mirë. Kur më shihni që jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; Jam i gjallë e jam ndë jetë, Jam në dritë të vërtetë, Unë jam në shpirtin tuaj, Mos më kini për të huaj, Më’është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma kënda t’u bënj mirë, Të mos mbeti n’errësirë. Jakëni rreth meje rrini, Flisni, qeshni ,hani, pini. Në shpirtit kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, Nuk dua më të ftohem, Dua ta djek trupn’ e shkretë Për atë zotn’ë e vërtetë. Me zjarr ta djek mushkërinë, E

Atdheu - Naim Frashëri

  Naim Frashëri                                                                         Atdheu O Atdhe ! Më je i dashur sa më s’ka Më je nënë , më je motër, më je vlla. Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je, Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhe. Ty përditë të pat parë ime nënë , Dheu yt në fund atë e pati ngrënë. Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj. Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj. Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi, Edhe eshtërat tretur ua ke po ti. Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë. Pranë teje patën qeshur, patën qarë. Nëna ime vdiq , ndaj ty të kam sot nënë , Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë, Numri prapë në vend mbetet kurdoherë. Begatoje , o Zot, ti këtë vend! Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend! Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij! Gas përjetë paçin zotërit e tij! I begatë , i lulëzuar qoftë ai, Një të ardhme pastë plot me lumturi ! Postime të ngjashme(kliko mbi titullin e tyre):  Atdheu - vjershë nga Fjolla Dobranja Atdhe

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more