Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2016

Power Of Intent for Life Success - Subliminal Power Sound Therapy

Mesazhet e jashtëtokësorëve për njerëzimin

Burimi i këtyre informacioneve është Jean Ederman, tani 49-vjeçar, nga Franca, i cili punon në fushën e aviacionit. Ai pretendon të ketë qenë pilot i aeroplanëve ushtarakë, kontrollues ajror dhe menaxher i aeroportit si dhe të kishte kryer studimet e magjistraturës për ekonomi. Ai madje thotë që ka pasur një sërë eksperiencash të çuditshme që prej moshës gjashtëvjeçare e këndej, përfshirë këtu edhe kontaktin me UFO dhe jashtëtokësorë Ndër të tjera ai shkruan: “... pasi pata arritur ta projektoj veten psikikisht në një vend me prani të jashtëtokësorëve, kam marrë mesazhet e mëposhtme ...”
Kush jemi ne?
As shkencëtarët, e as përfaqësuesit e feve nuk flasin në mënyrë unanime për ngjarjet e pashpjeguara, që njerëzimi i ka vërejtur për mijëra vjet. E, për ta kuptuar të vërtetën, njerëzit duhet të përballen me gjëra pa u filtruar nga askush paraprakisht, sado të respektueshëm që mund të jenë ata njerëz, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Sikur miliarda krijesa të tjer…

What Is Diabetes

Smoking Health Education Video

How to Overcome Jealousy - Overcoming Jealousy in 6 Easy Steps

Çka është mendimi?

Mendimi është veprimtaria trunore aktivitet trunore i njeriut që merret me përpunimin e lajmit nëpërmjet përfytyrimit, kujtesës dhe kuptimit për të vendosur, ndërmarrë apo zgjedhur një veprim sipas qëllimit, përfundimit, planeve dhe dëshirës; aftësia e ecurisë së të menduarit ose arsyetuarit dhe njohjes, një besim apo gjykim vetjak që nuk është i bazuar në dëshmi apo siguri.Shpesh mendohet se mendimi është aktiviteti lodheshem për trunin e njeriut disa mendojnë se nuk duhet edhe shumë të mendohet se me këtë mund të kalojmë në situata të padëshiruara psiqike.

qka eshte mendimi, cfare eshte mendimi, mendimi shqip, qka jane mendimet

KALENDARI I NAMAZIT PER SHQIPERINE MUAJI JANAR - Takvimi 2016

takvimi 2016 per Kosove, Kosove takvimi, takvimi per kosove, Kosova takvimi 2016, namazi, koha e namazit 2016, namazi shqip

KALENDARI I NAMAZIT PER KOSOVEN MUAJI JANAR - Takvimi 2016

takvimi 2016 per Kosove, Kohet e namazit per kosove 2016, takvimi kosove,koha e namazit ne kosove,takvimi ne kosove,bashkesia islame e kosoves,takvimi per kosove, muaji janar

Seksi oral shkakton këtë sëmundje vdekjeprurëse

Seksi oral e rritë në mënyrë drastike mundësinë për t’u sëmurë nga kanceri, thotë një studim i ri. Sëmundja ka kohë që konsiderohet si një nga sëmundjet që i prekë më së shumti duhanpirësit dhe konsumuesit e rregullt të pijeve alkoolike.

Por përgjatë viteve të fundit, pasi rastet me këtë kancer kanë filluar të rriten dukshëm, ai duket se ka lidhje me papillomavirusin njerëzot (HPV), shkruan Gazeta Express.

Besohet se seksi oral është arsyeja kryesore e marrjes së HPV-së – që shkakton kancerin e qafës, duke përfunduar në gojë.

Grupi i viruseve të tillë ndikojnë në lëkurën dhe membranat e lagështa të cilat rreshtohen në trup, duke përfshirë anusin, mitrën, gojën dhe fytin.

Andaj, shkencëtarët paralajmërojnë që të mos bëni seks oral, në mënyrë që të mos merrni HPV dhe kancer.

Ka vetem dy gjendje te nderdijes

Ka vetem dy gjendje te nderdijes:gjendja e dashurise ose mungesa e plote e dashurise. Nese jeten e sheh te zhveshur nga dashurija, ajo duket njerezore. Kur syte jane plot dashuri- ajo qe deri tani dukej njerezore, befas ne çast behet hyjnore.
Kur jeton pa dashuri ti jeton ne genjeshter- sepse nuk ka rruge tjeter per te njohur te verteten perpos dashurise.
-Osho (Rrebesh ne qiell te paster)

Çka është avazi?

1. Melodi, këngë; motiv i një kënge ose i një pjese muzikore. Avaz i bukur. Avaz fyelli. Ia marr (ia them, i bie) një avazi.

2. fig. Diçka që përsëritet në mënyrë të njëjtë, diçka që është bërë zakon; diçka e mërzitshme dhe e padëshirueshme, ngaqë përsëritet gjithnjë. Avazi i vjetër (i mëparshëm, i parë). Avazi i përditshëm. Të njëjtin avaz. Po ky (ai) avaz. Filloi avazin. S`di tjetër.


3. Kokëçarje, shqetësim, ngatërresë që del në një punë a në një çështje. Ka avaze ajo punë. Hap avaze. Dalin avaze. Fillojnë avazet. I nxjerr avaze dikujt.


4. keq. Ves, huq, zakon i keq i dikujt; e metë, dobësi. Njeri me avaze. S`i ka lënë (s'i harron) avazet e vjetra. Hoqi dorë (filloi përsëri) nga avazet e mëparshme. * Avazi i Mukës keq. gjë e vjetër, që është thënë e stërthënë; diçka e njohur, që është përsëritur vazhdimisht. (Këndoj, i heq këmbët, i hedh hapat) sipas avazit të dikujt keq. sipas dëshirave të dikujt, siç ka qejf ose siç me porosit dikush. I bie një (po atij avaz…

Çka është Bora?

Bora është:

1. Reshje atmosferike, që bie nga retë flokë-flokë në trajtë kristalesh të bardha; shtresa e bardhë e këtyre flokëve, që mbulojnë vendin aty ku bien; dëborë. Borë e madhe (e dendur). Borë e imët (e ngrirë, e qullët). Borë e thatë. Borë e kuqe borë që ka marrë ngjyrën e kuqe për shkak të disa mikroorganizmave të atmosferës. Bora e parë. Borë e vonë. Borë e përhershme (e përjetshme, shekullore). Shi me borë. Flokë (fije, kristale, fjolla) bore. Top (shuk, lëmsh) bore. Ortek bore. Shtresë bore. Re borë. Shtrat bore llohë. Pah (endë) bore. Ujë bore. Kodër bore. Tufan bore. Vija e borës kufiri deri ku bora qëndron edhe në verë. Ana e borës ana e veriut. Zog bore. zool. borës, zborak. Mal me borë. Bie (hedh) borë. Çaj borën. Ngjit (zë) bora. Zbardhi bora. Zuri bora borën. Shkas në borë. Shkrin si bora në diell. I bardhë si bora. Shkëlqen si bora. Mali më i madh ka borë më shumë. fj.u.

2. përd. mb. Shumë i ftohtë, akull. I ishin bërë duart borë.

3. përd. ndajf.…

Interpretimi i akrepave të orës: Kur personi juaj i dashur ju dëshiron, dhe kur mban fshehtë nga ju

Interpretimi i akrepave të orës: Kur personi juaj i dashur ju dëshiron, dhe kur mban fshehtë nga ju
Shikoni orën dhe zbuloni se çfarë ju thonë të mençurit në lidhje me këtë.

Shpeshherë kur shohim akrepat e orës të puthitur me njëri tjetrin, themi se dikush mendon për ne. Nuk do t’i lëmë pas dore edhe rastet tjera që kanë domethënien e tyre përmes treguesit të akrepave.

Kur akrepat janë njëri mbi tjetrin, kjo është shenjë se dikush ju pëlqen, ndërsa kur akrepat janë të zgjeruara, dikush ju don.

Interpretimi i parë
00:00 – Personi i dashur ju dëshiron shumë.
01:01 – Personi me të cilin dëshironi të kaloni natën me të.
02:02 – Personi i dashur asnjëherë nuk do t’ju harrojë.
03:03 – Mendon rreth jush.
04:04 – Ka rënë në dashuri në shikim të parë.
05:05 – Ai luan me ju.
06:06 – E pëlqen buzëqeshjen tuaj.
07:07 – Dëshiron t’ju thotë diçka, por nuk mundet.
08:08 – Është i dashuruar.
09:09 – Dëshiron të jetë me ju.
10:10 – Kënaqet me pamjen tuaj.
11:11 – Sot është një ditë e lumtur për ju.

Kosova, i vetmi vend në Europë me shtim natyror të popullsisë me mbi 1 për qind

Në Evropë po ka më shumë vdekje se lindje, ndërsa Kosova është vendi i vetëm në kontinentin e vjetër që ka shtim natyror të popullatës me më shumë se 1 për qind në vit. Në një artikull në “Population and Development Review”, kryesuesi i autorëve Kenneth Johnson i Universitetit New Hampshire ka thënë se “në Evropë sot nuk ka shtim natyral të popullsisë”.

“Është vetëm një shtet – Kosova, me shtim natyral me më shumë se 1 për qind në vit”, ka theksuar Johnson.
17 shtete të Evropës janë duke përjetuar rënie të shtimit natyral të popullsisë duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Rusinë.

Rënia e shtimit natyral nuk nënkupton që një shtet është në rrezik të zhdukjes, por shkakton probleme të mëdha ekonomike. Popullata “plaket” dhe më pak njerëz mbesin të aftë për punë.

Harta më poshtë tregon ndryshimet në popullatë mes viteve 2000 deri 2010. Ngjyra e kaltër tregon rritjen në popullsi, ndërsa e portokallta rënien në shtimin natyral. E bardha tregon se ato vende nuk kanë të dhën…

Ese: Ti je ajo që më bëri ta kuptoj jetën, ta dua jetën

Të dua ..... dhe nuk dua kurrë të ndahem nga ti. Ti je ajo që e zbute zemrën time të ngurtë. Ti je ajo që ngjalle tek unë shpresë, lumturi, vuajtje. Ti je ajo që më bëri ta kuptoj jetën, ta dua jetën.

..... ti më bëre që ta kuptoj këtë ndjenjë të bukur dhe të mistershme, të ëmbël dhe drithëruese, të brishtë dhe të furishme. Nga ti e kuptova që ndjenja më e bukur në jetë që mund të provoja si dokor i mjekësisë ishte dashuria.

Shpirti im u pushtua nga ju ....., u robërua.

Nuk e mendoja kurrë se do të dashurohesha aty ku të tjerët shkojnë për të kërkuar mjekim. Nuk mendoja kurrë që do të dashurohesha gjatë stazhit tim si mjek, por ja që ndodhi. Dhe mirë që ndodhi sepse mund të them se tërë këto vite nuk vlejnë aspak ndaj ndjenjës së shenjtë ndaj dashurisë. Ndjenjë e cila ka fuqinë që edhe zemrën më të ngurtë ta zbutë, ti jap shpresë, lumturi, kuptim jetës.  Çdo çast që kaloj me ty ..... është një mrekulli për zemrën dhe shpirtin, një ''infuzion'' për jetën time, një shty…

Nelly - Dilemma ft. Kelly Rowland

Do you have a "third eye"?

A e dini përse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?

Në pjesën më të madhe të botës, unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten përse? Apo nga ka ardhur kjo traditë? Në fakt gjithçka nisi përpara se mjekësia shkencore të zbulonte sesi funksionon sistemi i qarkullimit të gjakut. Në shekullin e 16, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër. Për shkak të dorës së majtë dhe lidhjes me zemrën, iu vendos emri përshkrues “vena amoris”, që nga latinishtja përkthehet vena e dashurisë.

Bazuar në këtë emër, “ekspertët” e fushës se martesës thanë se do të ishte kuptimplotë që unaza e martesës të mbahej pikërisht në këtë gisht. Për një çift të martuar, padyshim që kjo është një formë sublime e shprehjes së dashurisë për njëri-tjetrin.

What is the purpose of CGI animation?

Computer animation, or CGI animation, is the process used for generating animated images by using computer graphics. The more general term ''Computer-Generated Imagery'' encompasses both static scenes and dynamic images while computer animation only refers to moving images.

Bomba atomike dhe bomba me hidrogjen

Bomba atomike: Ka të bëjë me ndarjen e atomit. Një neutron përplaset me bërthamën e një atomi, e ndan atë në dy bërthama dhe çliron energji bërthamore. Reaktorët bërthamorë shfrytëzojnë ndarjen atomike për të prodhuar energji elektrike. Në vitin 1945, SHBA përdorën bombën atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki të Japonisë, për t'i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Bomba me hidrogjen: Ka të bëjë me procesin e kundërt, ku bërthamat përplasen për të formuar një bërthamë të re. Quhet edhe bombë termobërthamore. Dielli dhe yjet janë krijuar si pasojë e procesit të bashkimit të bërthamave. Reaksionet termobërthamore lejojnë kryerjen e shpërthimeve masive, mijëra herë më të fuqishme se bomba atomike.

Krahasimi: Bomba atomike e hedhur në Hiroshimë prodhoi një shpërthim të barabartë me 13 mijë ton TNT. Prova e parë e bombës me hidrogjen,"Ivy Mike", u krye në Atolin Enewetak të Ishujve Marshall në vitin 1952 dhe prodhoi një shpërthim të barabartë me 10.4 milion ton TNT.

SHQIPËRISË SË PËRJETSHME – Poezi nga RRUSTEM GECI

Këto vargje s´di  a  do të gjejnë udhë
në shpirtin e trazuar  të  popullit  tim
Kosova  ende   ka  plagë  nëpër  trup
e turpshëm po i shtohen plagë të reja

Në  shesh  qytetarë   të  Kosovës,  në
shesh! Kosova s´e ha turpin me bukë
këto vargje mund  të  mos  kuptohen
por shkronjat e  saj  janë  të  flamurit

Kosovë  e  lashtësisë 13 mijë vjeçare
asgjë e urtë s´është më tek unë, prej s´e
zemërimi  ka nis të del në rrugë, s´ka
më fisnike s´e dora  e  bërë  e  grusht

Plagët e marra në Vjenë dhe Bruksel
dëmtojnë gurin  e  Shqipërisë etnike
dëmtojnë Shqipërinë e të palindurve
e dëmtojnë  Shqipërinë e përjetshme

Në  shesh  qytetarë   të  Kosovës, në
shesh! Aty  ku  vetëdija  bën betejën
Kosovë,  anuloj  firmat   e  tradhtisë
për nder të atdheut, dhe  të  flamurit!..

Poezi nga Reshat Arbana - Loti Nënës

Zbulohet numri i saktë, ja sa shqiptarë ka në botë

Pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme ndër vite. Megjithatë mund të thuhet se nuk ka vend në botë ku nuk jeton së paku një shqiptar. Besfort Axhanela kishte ideuar një projekt përmes të cilit synon të identifikojë të gjithë shqiptarët në botë, duke i mbledhur në një bazë të dhënash që quhet “Një Komb”. Projekti është një faqe interneti që “njekomb” ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë. Axhanela ka treguar për Top-Channel idenë e tij dhe synimin e projektit.

“Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb është projekt që synon të identifikojë të…

Anton Pashku - Krijimtaria letrare

Anton Pashku konsiderohet themelues i letërsisë moderne shqipe. 

Ka shkruar tregime, një roman dhe dy drama. 

Temat e tij ngrihen mbi tabanin e letërsisë dhe historisë kombëtare. 

Pashku nuk e lufton mitin, por e afirmon dhe krijon mite të reja. 

Në tregimet e tij dallohen tre rrathë tematik:

dashuria, 

vetmia (ku shprehet dhembja për përmbysjen vlerave morale të njeriut) dhe 

dhuna (përshkruhet dhuna e luftës dhe shprehet qëndrimi injorues i autorit ndaj dhunës nëpërmjet ironisë,humorit të zi dhe groteskës). 

Postime të ngjashme:

Anton Pashku - Biografia

Lutjet e mbrëmjes

Analiza e tregimit "Klithma" nga Anton Pashku

Romani- Oh

Cilat janë veprat letrare të Anton Pashkut?



Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

 Anton Pashku krijimtaria letrare,Anton Pashku analize,Anton Pashku krijimtaria letrare

Ese: Si i kalova pushimet verore

Ese si i kalova pushimet verore Pushimi veror, është me të vërtetë një pushim i gjatë dhe relaksues. Gjatë pushimit veror unë kalova shumë
mirë duke bërë gjëra të ndryshme interesante, argëtuese por edhe me karakter edukativ-arsimor. Pasiqë ky ishte një pushim i gjatë, kam shumë gjëra që mund të tregoj por unë do të përmend vetëm disa prej tyre që ishin më interesante dhe që me të vërtetë më mbetën në mendje. Po filloj nga dita kur u lëshuam nga mësimi e deri tek dita ku erdhëm në shkollë.
U lëshuam nga mësimi, ishte një ditë përshëndetëse sepse nuk do të takohesha me shokët dhe shoqët për një periudhë mjaft të gjatë pothuajse tre muaj. Ajo ditë ishte paksa emocionuese, por ditët tjera nuk ishin edhe aq të jashtëzakonshme, por ishin thuajse të rëndomta. Si gjithmonë gjërat kryesore gjatë pushimeve verore janë leximi i librave/lektyrave, shkuarja në një vënd turistik, vizitimi i të afërmëve dhe shkuarjet në pishina apo edhe në vende të tjera intersante dhe argëtuese.
Unë kë…

Këto janë parashikimet e Karl Marxit

Rush Limbaugh e akuzon Papa Françeskun se promovon “marksizëm”. Washington Times thotë se kryebashkiaku i New Yorkut është “marksist i papenduar”. Wall Street Journal shkruan: “Kohët e fundit, ringjallja amerikane ka shfaqur ca tipare marksiste…” Shumë gjëra thuhen vitet e fundit për Karl Marxin.
Por, pak njerëz kuptojnë kritikën e mprehtë të tij.
Shumica e njerëzve mbajnë mend vetëm parashikimin radikal të këtij ekonomisti se kapitalizmi në mënyrë të pashmangshme do të zëvendësohet nga komunizmi.
Marxi mund të ketë gabuar për disa gjëra, por shkrimet e tij (shumë nga të cilat janë shkruar para Luftës Civile Amerikane) parashikojnë saktësisht disa aspekte të kapitalizmit modern, që nga Recesioni të Madh e deri te iPhone.
Revista Rolling Stone shkruan se analiza e Marksit për kapitalizmin i ka përshkruar shumë saktë para më shumë se 100 viteve ato që po na ndodhin sot.
Natyra kaotike e kapitalizmit, e prirë drejt krizave, ishte pjesë e rëndësishme e shkrimeve të Marxit.
Që nga Depre…

Zbulohet universi paralel, ku koha shkon prapa

Pse koha shkon vetëm në një drejtim dhe pse e kaluara është kaq e ndryshme nga e ardhmja?  Këto pyetje duken të thjeshta, por ato i mundojnë shkencëtarët më shumë se një shekull. Sipas një teorie, ekziston edhe një univers, i cili është paralel me këtë tonin, në të cilin koha shkon prapa. Një eksperiment, i cili kishte krijuar kushtet sikur ato që ekzistonin në kohën e krijimit të universit tonë, ka ardhur deri te përfundimi se, pas Shpërthimit të madh, është krijuar edhe një univers tjetër, i cili duket sikur universi ynë kur të shihet në pasqyrë dhe në të cilin koha shkon prapa. Të gjitha ligjet themelore të fizikës funksionojnë njësoj edhe kur koha shkon prapa. Ne mendojmë se koha shkon vetëm përpara meqë e shohim vetëm anën tonë të universit. Pra, pikëpamjet tona janë të njëanshme.

Ditar dashurie i një shkrimtari - Albatros Rexhaj - Analiza

"Ditar dashurie i një shkrimtari" është një himn shqiptar për dashurinë, ku ngjarjet dhe mendimet shtjellohen në një bashkëbisedim artistik mes shkrimtarit dhe muzës së tij.

E shkruar në formën e prozes refleksive, "Ditar dashurie i një shkrimtari" është një rrëfim ku romantika gërshetohet me erotiken. 

Kujdesi ndaj detajit dhe guximi artistik i autorit thyejnë mjaft tabu dhe paragjykime që kanë të bëjnë me dashurinë dhe seksin.

Zëri i zemrës - Danielle Steel - Analiza

Bill Thigpen, autor dhe producent i një programi shumë të suksesshëm ditor, ishte kaq i zënë duke u marrë me shkëlqimin e karrierës së tij sa nuk e kuptoi që martesa po i shkonte drejt shkatërrimit. Tani, nëntë vjet më vonë, duke jetuar vetëm në Hollivud, pa gruan dhe fëmijët, karriera e tij është akoma në majë. Programe të ndjekura, marrëdhënie të qeta dhe pushime të herëpashershme me dy djemtë - jeta e tij dukej në një ekuilibër perfekt... ose të paktën kështu mendonte ai. Adrian Townshed mendonte se kishte gjithçka: një punë që e donte si asistente prodhimi në televizion dhe një burrë të pashëm, që po ngjiste shkallët e suksesit në profesionin e tij. Ata kishin punuar fort për të arritur ato që kishin... derisa ajo mbeti shtatzënë. Dhe papritur jeta e saj u pushtua nga kaosi dhe ultimatumi i Steven: ai ose fëmija.  Bill Thigpen and Adrian Townshed u takuan në një  supermarket. Sa e pa, Bill kuptoi se donte më shumë në jeten e tij, një grua që ta donte, një familje t…

11 liderët më të pamëshirshëm të të gjitha kohërave

Një fjalë e urtë thotë, “Heroi i njërit është tiran i tjetrit”. Por, përderisa ne mund të argumentojmë vlefshmërinë dhe virtytin e agjendave të caktuara politike, metodat e pashpirta me të cilat disa liderë i arrijnë qëllimet e tyre nuk ia vlejnë të interpretohen.
Pas të gjithave, pa marrë parasysh se si një historian përpiqet ta tjerr atë, duke urdhëruar që të ndërtohet një kullë nga njerëzit e gjallë të grumbulluar dhe betonuar së bashku me tulla dhe llaç është mjaft brutale.
Business Insider sjell një listë të liderëve më të pamëshirshëm të të gjitha kohërave, duke përfshirë burrat dhe gratë të cilët praktikuan taktikat e pamëshirshme për të arritur agjendat e tyre politike dhe ushtarake.
Qin Shi Huang
Sundoi në vitet 247 – 210 para Krishtit
Qin, i quajtur edhe si Qin Shihuangdi, bashkoi Kinën në vitin 221 para Krishtit dhe është emëruar si perandori i parë i dinastisë Qin. Ai ishte i njohur si vrasës i dijetarëve, me idetë e të cilëve nuk pajtohej, dhe i…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more