Skip to main content

Këto janë parashikimet e Karl Marxit

Këto janë parashikimet e Karl Marxit

 

Rush Limbaugh e akuzon Papa Françeskun se promovon “marksizëm”. Washington Times thotë se kryebashkiaku i New Yorkut është “marksist i papenduar”. Wall Street Journal shkruan: “Kohët e fundit, ringjallja amerikane ka shfaqur ca tipare marksiste…”

Shumë gjëra thuhen vitet e fundit për Karl Marxin.
Por, pak njerëz kuptojnë kritikën e mprehtë të tij.
Shumica e njerëzve mbajnë mend vetëm parashikimin radikal të këtij ekonomisti se kapitalizmi në mënyrë të pashmangshme do të zëvendësohet nga komunizmi.
Marxi mund të ketë gabuar për disa gjëra, por shkrimet e tij (shumë nga të cilat janë shkruar para Luftës Civile Amerikane) parashikojnë saktësisht disa aspekte të kapitalizmit modern, që nga Recesioni të Madh e deri te iPhone.
Revista Rolling Stone shkruan se analiza e Marksit për kapitalizmin i ka përshkruar shumë saktë para më shumë se 100 viteve ato që po na ndodhin sot.
Natyra kaotike e kapitalizmit, e prirë drejt krizave, ishte pjesë e rëndësishme e shkrimeve të Marxit.
Që nga Depresioni i Madh e në vijim, ky cikël është duke ndodhur para syve tanë.
Tendenca e pamëshirshme për fitime solli dekadat e thellimit të pabarazisë.
Ne SHBA e tërë fasada e kredidhenies u shpërbë, ashtu siç e parashikoi ne detaje Marxi.
Ai paralajmëroi se tendenca e kapitalizmit me kalimin e kohës do të çojë në atë që ai e quajti “oreks johuman, të sofistikuar, të panatyrshëm dhe imagjinar per produkte”.
Duket e ashpër por mënyrë e saktë kjo për të shpjeguar se edhe kur gëzojmë luks të madh, ne ende nxitemi nga nevoja konstante për të blerë shumë e më shumë gjëra.
Ta marrim si shembull telefonin iPhone 5S. A është vërtetë shumë më i mirë se iPhone 5 që e keni pasur vitin e kaluar, ose se iPhone 4S një vit para kësaj? A është ajo nevojë e vërtetë, apo e trilluar?
Mega-korporatat krijojnë fushata reklamuese me idenë se duhet të shkatërrojmë produktet dhe të mirat ekzistuese pa asnjë arsye per te blere te tjera te sapoprodhuara.
Idetë e Marxit në lidhje me mbiprodhimin, e çuan atë në parashikimin e asaj që njihet si globalizim – përhapja e kapitalizmit në të gjithë planetin, në kërkim të tregjeve të reja.
Kërkimi i pamëshirshëm për tregje të reja dhe punë të lirë, si dhe kërkesa e pandërprerë për më shumë burime natyrore, janë bishat që kërkojnë vazhdimisht ushqim.
Kjo mund të duket si gjë e qartë tani, por Marxi i shkroi këto fjalë në vitin 1848, kur globalizimi ishte më shumë se një shekull larg.
Marxi argumentoi se fuqia e tregut do të centralizohet në firmat e mëdha të monopolit.
Më vonë, në shekullin e XX, trendi i parashikuar nga Marxi nisi të përshpejtohet. Sot, dyqanet e vogla janë zëvendësuar me shitore të mëdha monolite, si Walmart; bankat e vogla komunitare janë zëvendësuar me bankat globale, si JP Morgan Chase; ndërsa fermat e vogla janë zëvendësuar me ato të mëdha, si Archer Daniels Midland.
Bota teknologjike, gjithashtu po centralizohet, me korporatat e mëdha që thithin ato fillestaret sa më shpejtë të jetë e mundur.
Kur ai argumentoi tatimin mbi të ardhurat progresive në “Manifestin Komunist”, asnjë vend nuk ka pasur një të tillë. Tani, nuk ka pothuajse vend pa tatimin mbi të ardhurat progresive.
Kritika morale e Marxit ndaj kapitalizmit dhe veprat e tij meritojnë vëmendje.
Siç ka thënë Heilbroner: “Ne i kthehemi Marxit, jo pse ai është i pagabueshëm, por sepse është i pashmangshëm”.
Sot, në botën e pasurisë dhe varfërisë së madhe, ku 85 njerëzit më të pasur kanë më shumë pasuri se tre miliardë njerëz të planetit, fjalia e famshme e Marksit ende nuk e ka humbur potencën e saj: “Proletarë të të gjitha vendeve – bashkohuni! Nuk keni çfarë të humbni, veç zinxhirëve tuaj”.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more