Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi per elefantin

Poezia ''Elefanti që shkoi në qytet'' nga Ersilja Çeli

Elefanti që shkoi nëqytet Elefanti i vogël sherret, U nis për vizitë në qytet, Si pa që nuk kishte shokë, U shtri i mërzitur në tokë. U çua përsëri në këmbë, Të shkonte në dhomën që kish zënë. Ia mbërriti shëndosh e mire, Për ushqim: një vezë të grirë! Nga inati e hodhi në kosh, I uritur , me barkun bosh! Më pas shkoi në shtrat, Që s’i nxënte as feçkën e gjatë. Dyshekët të mbushur me ujë, I shqeu, i bëri rrëmujë! Kaloi ca orë i shkreti, Nuk di në fjeti a s’fjeti! Me natë, nën rrezet e hënës, U kthye në strofkën e nënës. Vjersha ime diçka do të thotë, Është një fjalë e urtë në botë, Mësojeni fjalën e artë: “Kali i huaj, të lë në baltë”. Shih edhe:  Elefanti -vjershë Poezi, Poezi per elefantin,Vjersha per elefantin,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more