Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ramazani

Kufizimi i adhurimeve vetëm në Ramazan

Namazi nuk obligohet vetëm në Ramazan. Agjërimi nuk është vetëm në Ramazan. Leximi i Kur’anit nuk përfundon me kalimin e Ramazanit. Sadakaja nuk jepet vetëm në Ramazan. Vizita e farefisit nuk bëhet vetëm në…Bajram. Kush i ka bërë këto për shkak të Ramazanit, Ramazani ka mbaruar. Kush i ka bërë për Allahun, Ai është i Gjallë dhe nuk vdes . Njëri nga të parët tanë: “Sa popull i keq janë ata që adhurojnë Allahun vetëm në Ramazan”. O Allah! Na mundëso të adhurojmë vazhdimisht! Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Pas Ramazanit...

Pas Ramazanit... Kujdesu për farzet, siç janë farzet e namazeve, kompenzimin e ditëve që të kanë mbetur nga Ramazani, sepse në zbatimin e farzeve ka mirësi të madhe. Mëso jetëpërshkrimin e burrave të devotshëm, duke lexuar në libra ose duke dëgjuar audio/vodeo materiale, në veçanti interesohu për jetëpërshkrimin e sahabeve, sepse kjo ngjall në zemër ambicien e lartë. Burimi: Bekir Halimi

O muaj i muajve!

Shkove ngutshëm e shpejtove hapat. Tani duhet të themi: alejkum selam. Eselamu alejkum, o muaj i imanit.. Eselamu alejkum, o muaj i imanit. Eselamu alejkum, o muaj i agjërimit, namazit, Kuranit... Eselamu alejkum, o muaj i amnistisë dhe faljes.. Eselamua lejkum, o muaj i bereqetit dhe i mirësisë.. Eselamu alejkum, o muaj i dhuratës dhe i kënaqësisë. Eselamu alejkum, o muaj i sigurisë, për gjynahqarët ishe burg e për të mirët shok. Eselamu alejkum, o muaj i ibadetit, adhurimit, tehexhudit, taravive, i dritës dhe ndriçimit.. Eselamu alejkum, o muaj i garës i të devotshmëve. Eselamua lejkum, nga zemra, e me ndarjen tënde jam i mërzitur.. Ah, sikur ta dija! A do të kthehesh edhe një herë apo jo? Ah sikur të kishim realizuar diçka për ditën e Madhe.. Ah sikur ta dinim kush nga ne është pranuar e kush është përzënë.. E sikur të kthehesh edhe një herë, ndërsa ne të gjallë!! A do t’i konkurronim ata të ruqusë e të sexhdes? Apo do të jemi të shtrirë në varre, të vdekur!

A NA DONE RAMAZANI ... ?!!

( Shaka per relaks ) E kishin pyetur njehere nje hoxhe, - " Hoxhe i nderuar, ne shume e dojme dhe po gezohemi kur po vjen Ramazani, por athua Ramazani na done ne ?!" Hoxha u thote : " Shume ju done Ramazani, ne ate mos keni dyshim." - Ata i thone: " Po ku e dine se Ramazani na done ?!" Hoxha u pergjigjet : " Po te mos na kishte dashte, nuk do te na vinte cdo vite nga dhjete dite me heret !!" Ky muaj i bekuar gati se na shkoj,lume per ata qe e agjeruan dhe e shfrytezuan me adhurime te shumta, e mjere per ata qe ju iku kjo begati e madhe. E lusim Allahun te na i kete pranuar adhurimet dhe lutjet tona, me shprese se edhe Ramazanin tjeter do te takohemi me kete mysafir te madhe. Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu      

RAMAZANI PO NA SHKON ...

Si të mos ndjehemi të mërzitur, kur po largohet nga mesi jonë një mysafir i madhë i cili erdhë me plote te mira...Çdo nate lironte njerez nga zjarri i xhehennemit... Regjistronte emrat e njerezve qe do te thirren nga dera e xhennetit...E kishte nje nate qe eshte me e mire se 1000 muaj - nata e Kadrit... 1000 muaj jane diku rreth 83.3 vite. Nese i kthejme ne dite keta muaj atehere bejne diku rreth 29.500 dite !! Keto dite nese i shendrrojme ne ore atehere bejne rreth 708.000 ore ose rreth 42.480.000 minuta !! Nese themi se nata zgjate diku rreth 7- 8 ore atehere themi se nje ore ne naten e kadrit eshte me e vlefshme se 11.3 vjet, e nje minute me e mire se 72 dite jashta ramazanit !! Subhanallah ! Sa mysafir te mire kishim ne mesin tone e nuk ja dinim vleren sa duhet. Sa shpejte kaluan ditet dhe netet e bukura te Ramazanit. Keshtu edhe jeta po ma kalon e nuk jemi te vetedijshem,subhanallah,Allahu na falte. Thote Allahu teala: " Çdo gjë që është në Tokë është e kalueshme (

KUR RAMAZANI NEGLIZHOHET

Një pjesë e shoqërisë kanë zgjedhë t’i përkushtohen mu në këtë muaj të bekuar televizorit e kompjuterit, rrjeteve sociale si facebook, twitter etj, ndërsa qoftë edhe një natë të vetme nuk i mbyllin këto mjete që ia lodhin e skuqin sytë, për t’u freskuar me abdes e namaz nate që do t’ia hapte gjoksin e pushonte sytë. Hapë televizorin dhe shikon seriale të ndryshme, filma etj, sikur të mos ishte për të Ramazan!!! Nuk hapë as mus’hafin e as nuk falet natën, sikur të mos ishte për atë Ramazan. Sa hap e mbyllë sytë ikën Ramazani dhe e dëgjon duke thënë: po shpejt ka kaluar ky Ramazan. Mirë, na trego pse të të pres ty Ramazani kur ti nuk e shfrytëzon atë, pse mërzitesh për mysafirin që nuk i ke bërë asnjë nderë, pse e pse?!!! A je mashtrues i vetes ti! A logjikon ti! A din të dallosh të mirën nga e keqja?! Pse ke qëndruar 30 ditë kot, kur ti nuk je krijuar të qendrosh kot, por për të adhuruar Allahun e Lartësuar? Shumë njerëz kanë shpresuar të arrinë këtë Ramazan, por iu j

NJË PIKË LOTI NË RAMAZAN

NJË PIKË LOTI NË RAMAZAN mbi ata që nuk e konsiderojnë shenjtërinë e këtij muaji... ... mbi ata që i humbin namazet e detyruara të domosdoshme... ... mbi ata që anashkalojnë shenjtërinë e Agjërimit, me turpet dhe moralin e tyre të keq, pasi ata fyejnë, ofendojnë, mallkojnë, vjedhin, përgojojnë, dhe i gënjejnë njerëzit... ... mbi ata që arsyetohen me vapën e të nxehtit vetëm e vetëm për t’i ikur agjërimit... A e harruan ata Ditën e Ringjalljes ku dielli do të jetë në lartësi prej një milje mbi kokat e njerëzve, disa prej tyre do të jenë në djersë deri në zogë të këmbëve, disa deri në gjunjë, disa deri në brez, disa gjer në fyt... ... mbi ata të rinj që nuk i lanë të zbrazura tavolinat e kafeneve, duke ngrënë dhe pirë në mes të ditës dhe duke vajtur në pishina... plazhe... ahengje... Burimi: E Dua Allahun

Muslimani i vetëm në ishull që agjëron për 21 orë

RAMAZANI NË GRENLANDË - Muslimani i vetëm në ishull që agjëron për 21 orë Wassam Azaqeer, një libanez, i cili jeton në vendin e rrethuar me ajsbergë, të quajtur Grenlandë, është muslimani i vetëm në këtë shtet. Ai agjëron çdo ditë për 21 orë me vendosmëri. Grenlanda është ishulli më i madh në botë; shtrihet mes Atlantikut të Veriut dhe Oqeantit Arktik, një provincë vetë-qeverisëse e Danimarkës. Sipas një raporti të një televizioni Arab, Wasam Azaqeer, i cili po jeton në Grenlandë për disa vite, është quajtur “Kolombi Arab”. Ai është arabi i vetëm musliman, i cili jo vetëm që ia doli të jetonte në Grenlandë, pavarësisht udhëtimit të gjatë e të lodhshëm, por gjithashtu drejton një biznes të suksesshëm në kryeqytetin e Grenlandës, të quajtur Nuuk. Wassam po menaxhon restorantin e tij, ku mikpret 200 klientë çdo ditë. Muaji i Ramazanit këtë vit qëlloi në verë, kështu që Wassam duhet të agjërojë për 21 orë dhe pas iftarit ai ka vetëm dy orë për të përgatitur syfyrin,

Ramazani është mësim kolektiv!

Agjërimi është nënshtrim ndaj Allahut të Lartësuar. Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kush agjëron Ramazanin me iman dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen të gjitha mëkatet e bëra”. Agjëruesi arrinë kënaqësinë e Allahut. Muhamedi alejhi selam ka thënë:” Agjëruesi ka dy gëzime: kur bënë iftarë dhe kur takon Allahun”. Muslimani mëson durimin me etje dhe uri, dhe mëson bartjen e vështirësive në rrugën e Allahut. Muslimani përjeton ndjenjën e të varfërit dhe nevojtarëve, atëhërë kur privohet nga ushqimi dhe pija. Muslimani shton dozën e vetëllogaritjes dhe kapet për moralin e lartë. Muslimani ndjenë vëllazërinë islame mes të varfërve dhe të pasurve në Ramazan. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Vaktia e Ramazanit 2013 për Kosovë

Vaktia e Ramazanit 2013 për Kosovë Vaktia e Ramazanit 2013 për Kosovë,Vaktia e ramazanit per Kosove,Kosove vaktia e ramazanit

LUTJE NË MUAJIN RAMAZAN - poezi islame nga (IMAM HASAN EL-BASRI 642-728)

O All-llah i madhëruar Këtë muaj e shenjtëruat, Këtë muaj e bekuat Kur'an-in shpjegues, Mëshirues, shqarues, Vulës së profetëve Ja shpallët, ja zbuluat… O All-llah i madhëruar Këtë muaj të bekuar E caktuat për të agjëruar, Për ta shtuar adhurimin Për ta fituar shpërblimin… O All-llah i madhëruar Dyert e mirësisë Dyert e begatisë I keni hapur Në këtë muaj Për shërbestarët Tuaj… O All-llah i madhëruar Në këtë muaj të bekuar Të lutëm më dhuroni: Një gjuhë që të përmend, Një mendje që të përkujton, Një zemër që të dashuron, Një besim të vërtetë Në të dërguarin Tënd, Të lavdëruarin: Muhammed… O All-llah i madhëruar, Emri Yt qoftë i lavdëruar, Që e bëre muajin Ramazan Udhëzues, shërues, garues, Që të fitojmë Që të shpëtojmë… Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

MIRË SE ERDHE NMESIN TONË - poezi islame për Ramazanin

Të lumt ne ja gëzimi jonë Ramazani nmesin tonë Ty Allahu të ka caktue Mshirës sTij me na afrue Mirë se erdhe fati jonë O prenvera e shpirtit tonë Ti na sjellë ne çdo të mirë Lidhë shejtanin në zinxhirë Nty Allahu çon mirësinë Shumë rahmet për krejt njerëzinë Fort të madh namin e mban Se nTy Zoti çoi Kur-an NTy një« natë« veç sa ka vlera Ma se tridhjetë mijë netë tjera Lejleletul Kadr-in me shumë vlerë Sa si kanë një mijë muej tjerë NTy ne kemi kënaqësi tparë Në aksham kur hajmë iftar Nahiret tjetra na mrrinë Kur ttakohemi me Perendinë Punën e mirë Zoti çdo herë Na e rritë dhjetë deri nshtatëqind herë Por agjërimi është i Tij Dhe shpërblimi ska kufi Çka Allahu nty dha vetë Ndhjetë ditë tpara sjell rahmet Ndhjetë ditë tjera Zoti thërret Robt e vet në magfiret Ndhjetë të fundit çka na bjen Nuk na len me ra nxhehennem Ti ne shpirtin na e pastron Kurse trupin na e forcon Vlera jote nuk shkon bos

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more