Shkove ngutshëm e shpejtove hapat.
Tani duhet të themi: alejkum selam.
Eselamu alejkum, o muaj i imanit..
Eselamu alejkum, o muaj i imanit.
Eselamu alejkum, o muaj i agjërimit, namazit, Kuranit...
Eselamu alejkum, o muaj i amnistisë dhe faljes..
Eselamua lejkum, o muaj i bereqetit dhe i mirësisë..
Eselamu alejkum, o muaj i dhuratës dhe i kënaqësisë.
Eselamu alejkum, o muaj i sigurisë, për gjynahqarët ishe burg e për të mirët shok.
Eselamu alejkum, o muaj i ibadetit, adhurimit, tehexhudit, taravive, i dritës dhe ndriçimit..
Eselamu alejkum, o muaj i garës i të devotshmëve.
Eselamua lejkum, nga zemra, e me ndarjen tënde jam i mërzitur..
Ah, sikur ta dija!
A do të kthehesh edhe një herë apo jo?
Ah sikur të kishim realizuar diçka për ditën e Madhe..
Ah sikur ta dinim kush nga ne është pranuar e kush është përzënë..
E sikur të kthehesh edhe një herë, ndërsa ne të gjallë!!
A do t’i konkurronim ata të ruqusë e të sexhdes?
Apo do të jemi të shtrirë në varre, të vdekur!
Të copëzuar e të derdhur nga krimbat e nëntokës.
O muaj po ta japim lamtumirën.
Ditët e netët në sadaka, agjërim, lexim, namaz. Atëherë prej neve përshëndetje e selame.
O muaj i ramazanit sillu but,
lotët e të dashurve tu po rrjedhin,
zemrat po ndiejnë dhimbje..
O Allah! Na liro nga zjarri. O Zot.
O Allah! Prano prej neve ramazanin.
O Allah! Prano prej neve namazin, agjërimin, taravitë, e të gjitha punët..
O Allah! Ti dëgjon dhe i dinë nevojat tona.
Muhamed Husejn Jakubi.
(përshtatje) Ulvi Fejzullahu
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Ramazani
Labels:
Ramazani
- Get link
- Other Apps