Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Malli i atdheut

Malli i atdheut - Faik Konica

Faik Konica             Malli i atdheut - Faik Konica Kur vete njeriu i lirë e i vetëm, larg atdheut, viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsira e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo ta harrosh Shqipërinë, po të mos vejë tek ajo aq dendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di ç’të mungon, s’di ç‘të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën e, pikë së pari, herë-herë, pastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtim i prindërve, i miqve dhe i shokëve, kujtim i dheut ku lindëm e u rritëm, ku qan foshnja e ku lozin djemtë, kujtim i atyre maleve, larg të cilave nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtim i kombit , që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi, dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën. Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjti mall e dashuri e shenjtë

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more